Polonia tërhiqet, kthesë “e detyruar” në reformën në drejtësi

23/11/2018 12:10

Lajme të mira kanë ardhur më në fund nga Polonia. Partia në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” është tërhequr nga ligji për nxjerrjen e detyruar në pension të gjykatësve të Gjykatës së Lartë.

Presidentja e Gjykatës së Lartë do të kthehet në postin e saj pas disa muajsh proteste. Komisioni Europian kishte filluar procedurën kundër Polonisë, me qëllim verifikimin e rivendosjen e rendit të së drejtës në vend.

Kjo, sidoqoftë, nuk e detyroi Qeverinë e Varshavës të tërhiqej. Ishte një urdhër i menjëhershëm i Gjykatës Europiane në Luksemburg, ai që detyroi kreun e partisë nacional-konservatore, Jaroslaë Kaczynski të ndërrojë mendje.

Muajin e kaluar, kjo gjykatë kërkoi rikthimin në punë të gjykatësve të lartë polakë, derisa të jetë marrë vendimi përfundimtar. Nuk dihet nëse ky ndryshim kursi i qeverisë polake vjen nga bindja, apo është një manovër taktike për të përmirësuar marrëdhëniet me BE-në.

Ndoshta edhe kërcënimi me gjoba në të ardhmen, që Gjykata Europiane mund t’i kishte vënë, ka luajtur një rol për këtë kthesë. Por, mund të ketë ndikuar jo pak edhe rezultati jo i kënaqshëm që partia “Ligj dhe Drejtësi” mori në zgjedhjet lokale në tetor në Poloni.

Top Channel