I pranishëm në takimin e Libofshës për reformën e pronës, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi deklaroi se Unaza e Madhe do të bëhet se është vepër kombëtare. Ruçi shtoi se banorët e Unazës së Re po paguajnë gabimet e politikës.

“Kishte të drejtë qeveria Berisha kur me VKM shpalli se nuk mund të ketë legalizime të ndërtesave që pengojnë veprat publike, pasi të njëjtën gjë thotë dhe qeveria Rama.

E ndjej fort se çdo të thotë të prishet shtëpia me apo pa leje, se mbi të gjitha jam një si ata. Por sot ju thosha një gjë, gabimin që bëj e vuaj vetë apo fëmijët, kurse gabimet që bënë politika dhe politikanët në vite e paguan gjithë shoqëria dhe ata sot po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme të cilët ndryshe flasin kur janë në pushtet, ndryshe flasin kur janë në opozitë”, tha ai

Ruçi e konsideroi VKM e qeverisë Berisha për mos legalizimin në zona ku ndërtohen vepra publike si të drejtë dhe në përputhje me ligjin.

“Ndërsa ndiqja dje debatet për këtë çështje, një gazetar nxirrte dy VKM të qeverisë para 2013 e cila thoshte absolutisht atë që duhej thënë, atë që thotë sot kryeministri, se legalizime atje ku do ndërtohen vepra publike nuk bëhen, me firmë dhe me vulë të zotit Berisha dhe absolutisht ka zbatuar ligjin”, tha Ruçi

Ai iu bëri sërish apel qytetarëve, duke u shprehur të mos shpërdorojnë hallin e tyre, me hallin që ka politika për t’i përdorur mish për top deri në përdorimin e dhunës .

“Nëse dikush gjykon se zgjidhja nuk është e drejtë sigurisht që ka gjykata dhe me qetësinë më të madhe do kërkoja qetësi maturi për ta zgjidhur problemin dhe jo ndërlikuar atë”, deklaroi ai.

Top Channel