Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e së enjtes në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit.

“Preja e gishtave të vajzës është vija e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe shtetit”, tha kryeministria, pasi më parë me një postim në Facebook tha se dhuna s’do tolerohet.

Por protestuesit nuk i janë ndarë Ramës as në hyrje të spitalit, ku është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar me protestë.

“Turp, turp, turp”, brohoritën në kor familjarët e protestuesve të plagosur.

“Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit”, iu drejtua një e moshuar Ramës, ndoshta në formë ankesë për ndonjë të afërm të arrestuar.

Kujtojmë se mes të plagosurve nga protesta e sotme para Kuvendi, 12 janë punonjës policie dhe 3 protestues.

Top Channel