Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka komentuar në Facebook protestën e dhunshme të një dite më parë para Kuvendit, duke theksuar se demonstruesit duhet të distancohen nga dhuna.

POSTIMI I HAJDARIT

“Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes. Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës”, shkruan deputetja Hajdari.

Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar…

Posted by Rudina Hajdari on Thursday, November 22, 2018

Top Channel