“Dashuria s’mjafton”, filmi me regji dhe skenar të Drilon Hoxhës

22/11/2018 21:03

Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe madje mund të jetë edhe pengesë.

Çfarë ndodh kur ambicia shkon deri aty sa të bësh pakt me krimin? A po venitet dashuria për t’u zëvendësuar nga inatet dhe hakmarrja?

“Dashuria s’mjafton”, filmi me regji dhe skenar të Drilon Hoxhës, i jep përgjigje këtyre pyetjeve nëpërmjet aksionit kinematografik.

Vetë autori e pranon që ky është një film komercial, por ama një film që premton të mbushë sallën plot, duke sjellë një përzierje mes aktorëve me emër si Guljelm Radoja, Bruno Shllaku, Çun Lajçi, por edhe aktorë të rinj.

Me një përzierje të aksionit, dramës dhe romancës është vetë Driloni protagonist i filmit që rrëfen rrugëtimin e tij që nga fëmijëria. Albani fëmijë luhet nga Klark Morina.

Filmi është xhiruar në vende të ndryshme të Evropës dhe shënjon nëpërmjet gjuhës filmike dramat e shoqërisë. Ky film vjen pas prodhimit të parë të Drilon Hoxhës, “Drejt fundit”.

Top Channel