Një film i ri po ndriçon një dritë të pakëndshme në fatin e mijëra italianëve, të vrarë në masakrat në kufirin jugosllav, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Rosso Istria” rrëfen ngjarjet, që për dekada u përkujtuan vetëm nga neofashistët, duke treguar se gjërat nuk ishin aq të zeza dhe të bardha sa mendohej më parë, e duke provokuar një valë reagimesh në mediet sociale.

Nga viti 1943 deri në vitin 1947, rreth 5.000 deri në 10 mijë italianë u vranë në rajonin përreth Triestes, në kufirin e sotëm me Slloveninë, pasi u pushtua nga partizanët jugosllavë të Titos, ku viktimat shpesh hidheshin të gjallë, në gropa të thella të njohura si “foibe”.

Gjithashtu, 250 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ajo që filloi si një “spastrim” i policisë dhe nëpunësve civilë të lidhur me regjimin fashist, nga partizanë jugosllavë dhe italianë, më vonë u bë vrasja sistematike e italianëve.

Menjëherë pas luftës, Italia donte ta kthente faqen në historinë e saj fashiste, dhe krimet e kryera nga forcat e saj në Jugosllavi sa më shpejt që të ishte e mundur. Kjo do të thotë se masakrat e kryera nga partizanët janë përkujtuar ndër vite vetëm nga nostalgjikët e Mussolinit.

Vetëm në vitin 2004, qeveria e krahut të djathtë të kryeministrit Silvio Berlusconi lançoi një ditë kombëtare përkujtimi për masakrat.

Top Channel