Mick Schumacher është kampioni më i ri i Evropës në kampionatin e formula 3 dhe tashmë kanë filluar të bëhen krahasimet me babain e tij Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1.
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm edhe mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Astirit që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.
Golden state iu përgjigjet kritikave dhe shqetësimit të shfaqur pas 4 disfatave radhazi të pësuar duke fituar bindshëm ndeshjen e radhës në kampionatin e NBA ndaj Portland Trailblazers me rezultatin 125-97.
Ndërkohë që sezoni i verës mbahet si periudha në të cilën artistët prodhojnë më shumë muzikë, duke se strategjitë kanë ndryshuar. Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtë-dimër, artistët nuk ndalen së prodhuari muzikë dhe vetëm këtë javë në klasifikim, kemi patur 7 hyrje të reja.
Niki Lauda rishfaqet pas trampiant në mushkëri të kryer në 2 gusht. Presidenti i nderit i Mercedes që doli nga spitali në 24 tetor, publikoi në rrjetin social Twitter një video-mesazh ku uroi skuadrën e tij për fitoren e titullit në Formula 1 edhe në këtë vit si dhe për të bërë të ditur rikthimin e tij të shpejtë në bokset e skuderisë gjermane.
Problemet me pronat në vendin tonë vazhdojnë të mbeten ndër fenomenet më shqetësuese, me pasoja jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, për shkak të konfliketeve që lindin.
Ai që nisi si tubim paqësor i dhjetëra mijëra njerëzve të mbledhur në Paris për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës, ka degjeneruar shpejt në dhunë.
Ramush Haradinaj deklaron se Aleksandar Vuçiç po kërkon që përmes Listës Serbe, të rrëzojë qeverinë e Kosovës, sepse ajo nuk pranon idenë e ndarjes së territorit.
Dy persona gjetën vdekjen në një aksident rrugor, ndërsa një fëmijë është plagosur rëndë dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Tirana mban Partizanin në krye të Superiores dhe këtë e bën duke barazuar 1-1 me Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, në një prej ndeshjeve më të nxehta të kësaj jave, që u luajt pa praninë e spektatorëve.
100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore kaloi në Shqipërinë e sotme, a thua se vendi ynë nuk ishte prekur kurrë prej saj. Por në fakt nuk është kështu, përkundrazi…
Pasi siguroi një kontratë pune 3-vjeçare në Shqipëri, Bob la Shtetet e Bashkuara dhe u vendos familjarisht në Durrës, së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Edhe pse ka vetëm pak muaj në Shqipëri, ai ka nisur të mësojë e flasë shqip.
Ditët e fundit e gjithë vëmendja e opinionit publik ka qenë e përqëndruar tek plagosja e polices në krye të detyrës, gjatë një proteste në Kryeqytet.
Stina e vjeshtës është quajtur ndryshe stina e të mbjellave dhe në veçanti muaji nëntor shënon kulmin, ndërsa fermerët shprehen se tani toka duhet punuar e duhet mbjellë.
Familjarë të 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili u arrestua si personi i dyshuar për plagosjen rëndë të efektives së repartit Shqiponja, në protesten para parlamentit, ndjehen të tronditur për atë që ndodhi.
Përfshirja nga flakët, e oxhakëve të banesave private në qytetin e Korçës, është një ndër sfidat kryesore për zjarrfikësit.
Një rast helmimi masiv po trajtohet në urgjencën e Spitalit të Durrësit, teksa në gjendje të rënduar kanë mbërritur disa punonjëse të një rrobaqepësie.
Menjëherë pas kryetarit Basha, në sallën e konferencës për shtyp të selisë së Partisë Demokratike, u paratiq edhe deputeti i kësaj force, Ervin Salianji.
Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, ku përsëriti edhe njëherë akuzat për se me projektin e Unazës së Re, po bëhet një mega-aferë korruptive.
“Lajm i shkëlqyer që shtatë familjet e para që preken nga projekti i Unazës janë paraqitur për të marrë bonusin e qirasë; PS mund të fitojë vetëm, pa kapsolla”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.
Rruga nacionale Levan-Tepelenë do të qëndrojë sërish e bllokuar, edhe për një kohë të pacaktuar, për shkak të shembjes se një masivi gurësh mbi shtratin e saj.
Çmimi global i naftës ka mbërritur pikën e vet më të ulët në më shumë se një vit. Rënia e kuotimit të arit të zi vazhdon prej shtatë javësh tashmë.
Gjatë aktivitetit të Ministrisë së Brendshme, ku u prezantua flota e re e makinave të policisë, Sandër Lleshaj komentoi protestën e para parlamentit, duke kërkuar reflektim nga qytetarët.
Ishte folur shpesh për këtë plan të guximshëm, por vetëm mbrëmjen e së premtes u krye hapi vendimtar. Greqia bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, kanë vendosur së bashku të garojnë për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2030.
Gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i dikasterit të rendit, Sandër Lleshaj, u prezantua flota e re e makinave të Policisë së Shtetit.
Një person me granatë në dorë ka kërkuar që protestuesve kundër rritjes së çmimit të karburantit në Francë, t’ju mundësohet një takim me presidentin Emanuel Macron.
Tre ditë pas përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe banorëve të “Astirit” para Parlamentit, kryeministrit Edi Rama nuk i ka dal ende inati me trajtimin që i bëri opozita lëndimit të 12 efektivëve.
Stadiumi Monumental është gati për të pritur aktin e dytë të finales së Kupës Libertadores, mes River Platet dhe Boca Juniors, një sfidë kjo që është pagëzuar edhe me emrin ‘superclasico’, që do të startojë në orën 21:00, në ekranin e Supersport 1.
Ritinja dhe Edinalavë shqetësohen kur mësojnë se Ritinja mund të arrestohet për bigami. Zeka ndalohet në aeroport nga policia, pa e ditur arsyen.
Një shtetas serb sulmoi ambasadën e vendit të tij në Athinë, gjatë orëve të paradites së sotme në kryeqytetin grek.
Teksa Lufta e Parë Botërore është duke u afruar, spiunazhi rus i shton hetimet kundër spiunëve gjermanë. Mata Hari e gjen veten të lidhur me një vrasje mizore.
Në pritje për t’u zhvilluar seanca për të arrestuarit e ditës së djeshme, për shkak të incidenteve në protestën e banorëve të Unazës së Re para Parlamentit, është zsbardhur edhe kërkesa e prokurorisë.
Dy vite pas sulmit të ambasadës në Islamabad, Keri po ndërton një jetë të re në Berlin. Por paqja që ka gjetur trazohet sapo eprorët i kërkojnë të rikthehet në botën e rrezikshme që la pas.
Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugëve zëvendësuese përgjatë bregut verior të rezervuarit të hidrocentralit të Moglicës.
Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi për festat kombëtare të nëntorit. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festive duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.
Në Shqipëri nuk ka të dhëna statistikore lidhur drejtpërdrejt me sëmundjet kronike të veshkave, çka dëshmon ndoshta neglizhencën që sistemi shëndetësor ka pasur ndër vite ndaj kësaj sëmundjeje të rëndësishme dhe me potencial të lartë për invalidizimin e pacientëve.
Një shpërthim vetëvrasës në një xhami në një bazë ushtarake në Afganistanin lindor, vrau të paktën 26 vetë dhe plagosi 50të tjerë, thanë zyrtarët e sigurisë në zonë, ndërsa nuk ka ende asnjë përgjegjës për sulmin.
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht një shtetas ët shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kampionati italian i futbollit rikthehet sot me ndeshjet e javës së 13, ndërsa për trajnerin e Milanit, Genaro Gattuso ka nisur “makthi” i ndërtimit të formacionit.
Presidenti iranian Hassan Rouhani u bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën të shtunën për t’u bashkuar kundër Shteteve të Bashkuara, në vend të “nxjerrjes së qilimave të kuq për kriminelët”.
Theresa May pritet të mbërrijë sot në Bruksel përpara se vendet e Bashkimit Europian të takohen në një samit të veçantë, për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e Brexit-it.
Në Çikagon e ditëve të sotme, 4 vejusha me asgjë të përbashkët përveç një borxhi të madh, të lënë nga bashkëshortët e vdekur për shkak të aktivitetit të tyre kriminal, marrin në duar fatin e tyre duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme sipas rregullave që ato përcaktojnë.
Një anëtar i shërbimit amerikan u vra në Afganistan të shtunën, duke çuar numrin e viktimave të luftës në SHBA këtë vit në tetë, tha në një deklaratë misioni i Mbështetjes së Përhershme i udhëhequr nga NATO.
Kategoria Superiore u rikthye dje me sfidën e parë të javës së 14, atë të luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit, që përfundoi me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë e Duros.
Studimet e fundit shkencore kanë treguar se pasioni për kafenë qenka i shkruar në AND-në tonë. Edhe pse njeriu është i programuar që ta asociojë shijen e hidhur me rrezikun e mundshëm, disa gjene na bëjnë të ndjeshëm ndaj kësaj shijeje, dhe i modifikojnë preferencat tona për kafenë, çajin dhe alkoolin.
Një lëkundje e lehtë me magnitudë prej 2.6 ballësh është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, e përditshmja gjermande “Der Spiegel” ka publikuar një skandal mjaft të rëndë të institucionit drejtues të futbollit në Europë, UEFA-s.
Bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perendimor, ishin çështjet kryesore të takimit të katërt të Ministrave të Jashtëm, Ekonomisë dhe Zhvillimit të Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë e FYROM, që u zhvillua të premten në Selanik.
“Mbreti Luan” pritet të dalë në version të dixhitalizuar në pranverën e 2019-ës. Versioni i ri i Mbretit Luan, i publikuar për herë të parë në vitin 1994 është një ripunim me teknologjinë e fundit të grafikës dhe animacionit.
Rita Ora sapo ka nxjerrë albumin e saj të dytë të titulluar Phoenix, por prezantimi nuk ka qenë ndër më të mirët. Diva e Pop-it ka performuar në New York përgjatë festës së ditës së Falënderimit, por performanca e saj ka rezultuar pothuajse një katastrofë.
Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nëvojat reale të tij.
Burime të policisë së Kosovës thanë për rrjetin investigativ BIRN se Milan Radoiçiç, biznesmeni i fuqishëm i konsideruar si mbajtësi i vërtetë i pushtetit në veriun e Kosovës, është i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.
Grupe ambientaliste kanë bllokuar për tre ditë rresht urat e Londrës me kërkesën për ndryshime drastike të politikave mjedisore. Demonstruesit kanë dalë nëpër rrugë çdo ditë që prej së mërkurës, por ndërkohë, shkruan në Twitter se kërkojnë thellësisht ndjesë për çrregullimet e trafikut.
Në Korenë e Jugut qytetarët kanë krijuar një “burg artificial” për t’u çliruar nga stresi. Rregullat janë precize: pa telefon, pa orë dore, pa marrëdhënie me të tjerët. Komunikimi është i ndaluar.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po burgos fëmijë dhe nëna ndërkohë që krimi po vret vendin.
Nga dështimi i shërbimit të darkës, të dyja skuadrat u shpallën humbëse nga shef Renato.
Për herë të parë, restoranti i “Hell’s Kitchen” mbyllet pa u shërbyer të gjithë klientëve, kjo sepse skuadrat kanë dështuar në çdo aspekt.
Pjata e Ramazanit ka një cifël të thyer, një situatë kjo e paprecedentë.
Pjata që skuadra blu ka sjellë tek shef Renato, për t’u shërbyer tek klientët në restorant ka ujë.
Brunilda hera herës kthehet shqetësuese në kuzhinë, pasi toni i lartë i zërit superon edhe atë të shef Renatos.
Elvana në nxitim e sipër, teksa e ka përfshirë presioni i kuzhinës dhe përgatitjes së pjatave për shërbimin e restorantit, i djeg kungujt që kishte vënë në zjarr.
Pas pezullimit të përkohshëm, pasi edhe konkurrentët u shprehën në konfesional për vazhdimin e mëtejshëm të Erionit në “Hell’s Kitchen”, vendimi i shef Renatos është ta rikthejë Erionin në kuzhinë, si mundësia e fundit për të.
Nga e ka origjinën Dita e Falënderimeve në SHBA, ku njerëzit mblidhen të enjten e fundit të çdo nëntori për të ngrënë një darkë të bollshme me familjet e tyre, dhe me një gjel deti në tryezë?
Ervini u zgjodh si më i miri sfidës!
Situata mes Erionit dhe shef Renatos percipiton në konfrontim fizik.
Erioni përplaset sërish me shef Renaton!
Kapet autori i dyshuar i plagosjes së efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka.
Ndonëse është festë e huazuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Black Friday” është respektuar edhe në Tiranë.
Fiks Fare denoncoi sërish mbrëmjen e së premtes “përndjekjen” që po u bëjnë institucionet shtetërore ish të përndjekurve politikë.
Flamurtari fitoi 1-0 me Partizanin në ndeshjen e cila ngriti siparin e javës së 14 në Kategorinë Superiore.
Pentagoni ka kryer një manovër masive ushtarake, duke vënë në dukje 35 avionë luftarakë supersonikë F-35.
Një personi i ka ndodhur të vihet në dilemë në jetën reale. T’i kthejë apo të mos i kthejë 7.5 milionë dollarë që i gjeti në një kuti misterioze që e bleu për 500 dollarë?
Ish-ministri i Financave i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, mund të jetë kandidat për anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me gjasa, i propozuar nga qeveria.
Në rrënojat e qytetit të lashtë romak të Pompejit është zbuluar një afresk erotik. Në të shihet mbretëresha legjendare e Spartës, Leda, dhe një mjellmë.
Edhe këtë të shtunë surprizat nuk kanë fund në “Shiko kush luan” nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca.
Banorët e zonës së Astirit kërkojnë dëmshpërblim 100% nga shteti, edhe pse ata janë pronarët me të rinj të asaj toke.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, pasditen e së premtes.
Prokuroria ka kërkuar masën “Arrest me burg” për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste nga ambientet e Spitalit të Traumës.
Një ditë pas miratimit në Kuvend të dekretit të Presidentit Ilir Meta, sot Sandër Lleshi është betuar si ministër i ri i Brendshëm.
Kur kryesuesit e kampionatit spanjoll do të përballen me Atletico Madrid të shtunën, ata do të udhëhiqen nga një njeri aftësitë e të cilit nuk diskutohen, por aftësia e tij udhëheqëse shpesh është diskutuar. Po flasim për Lionel Messin.
Teuta ka hyrë “shinat” ku drejtuesit dhe stafi teknik shpresonin që në momentin kur vendosën të merrnin përsipër këtë projekt ambicioz.
Teksa vendet e rajonit si Serbia dhe Greqia janë kujdesur të tregojnë forcën e tyre ushtarake, duke organizuar madje edhe stërvitje me qindra trupa dhe artileri të rëndë në kufij, duket se edhe ushtria shqiptare ka vendosur të shfaqë potencialin e saj.
Disa ditë më parë gjatë takimit që zhvilloi me Këshillin e Fëmijëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u njoh edhe me dëshirën e Sigi Mirës, nxënëse në shkollën “Ramazan Jarani”, për të patur një kompjuter për kabinetin e informatikës.
Një luftëtar i “lucha libre” në Meksikë i shpëtoi për mrekulli vdekjes pasi u godit me një bllok betoni në kokë nga kundërshtari i tij.
Në fillim të vitit të ardhshëm i gjithë territori i pyllit të Sodës do të jetë i pastër. Në ditën kombëtare të aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj ka konfirmuar situatën në zonën e pyllit të Sodës në Vlorë, një nga zonat më problematike sa i përket depozitimit të mbetjeve dhe dëmtimit të kësaj zone.
Kryeministri Edi Rama në rubrikën #Përgjigjaime në Facebook, ka zgjedhur që të replikojë me një komentues që i kërkon që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së re, që preken nga projekti.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes ku një automjtet ka shpërthyer në ecje e sipër në hyrje të qytetit të Vlorës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sërish në protestën e banorëve të Astirit.
Prokurori Shpëtim Kurti e humbi betejën me Vetting-un. Ai nuk u konfirmua pasi iu gjetën probleme me pasuritë, përsa kohë i ati dhe i vëllai emigrant në Angli nuk justifikonin të ardhurat për blerjen e dy apartamenteve në Tiranë.
Mungesa e saj në tregun muzikor shqiptar është ndjerë shumë dhe këtë e vertetojnë më së miri fansat e saj, të cilët kanë dëgjuar dhe votuar pafund prurjen më të re të këngëtares të titulluar “Amor”.
Në Korçë, në vendin e origjinës të fotografit Gjon Mili është hapur një ekspozitë e veçante në nder të tij.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Ekonominë mbi shpërndarjen e buxhetit për vitin 2019.
Policia e Shtetit ka publikuar një deklaratë për mediat lidhur me një ngjarje të rëndë në shtetin fqinj ku ka mbetur i vrarë një shqiptar.
Teksa në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar deputetja dhe njëkohësisht kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, diskutimi është ndalur tek shpenzimet për zgjerimin e unazës së re, të cilësuara nga opozita si tepër të larta.
E ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila ka folur për protestën e banorëve që preken nga zgjerimi i Uanzës së Re, duke u bërë thirrje atyre që të mos përdoren politikisht, por t’u drejtohen institucioneve.
Një ditë pas protestës së dhunshme para selisë Kuvendit të Shqipërisë ku pati disa të plagosur dhe mes tyre një police, e cila humbi gishtat e njërës dorë, palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. Qeveria thotë se nuk ka kthim pas për projektin e rrugës, pra do të vazhdohet me shembjet, ndërsa banorët vijojnë protestën e tyre me kërkesa specifike.
Rrahin për vdekje një rumun, policia italiane arreston shqiptarin dhe një italian. Ngjarja ka ndodhur në 6 tetor 2018, pranë një stacioni autobusi në qytetin e Bolonjës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Nicu Chirila 55 vjeç.
Në Ditën Kombëtare të Pastrimit po mbahen disa aksione me vullnetarë për të hequr mbetjet urbane të hedhura në çdo vend.
Në një analizë kritike, profesori i Gjeografisë Gjovalin Gruda tregoi për Top Channel se libri i gjeografisë së klasës së 9 duhet ribërë dhe s’duhet lejuar të shkojë tek nxënësit.