Teksa në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar deputetja dhe njëkohësisht kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, diskutimi është ndalur tek shpenzimet për zgjerimin e unazës së re, të cilësuara nga opozita si tepër të larta.

“Transparenca e bërë për projektin është mjaftë e qartë. Të gjithë mund kontrollojnë për të, mjaftojnë të hyjnë tek faqja e ARRSH”, u shpreh Gjylameti përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.

Më tej ajo bën krahasimin me dy projektet madhore të zhvilluar në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike

“Shikoni se çfarë ka ndodhur me Rrugën e Kombit, apo Tiranë-Elbasan. Punimet kanë nisur me kosto të ulët, por ende nuk janë mbyllur dhe janë rritur disa herë kostot”, tha ajo duke shtuar se punimet do të jenë cilësore dhe nuk do të ndërhyhet më.

E ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ajo mbrojti projektet e nisura me PPP, Partneritet Publik Privat, të cilat kanë krijuar, nisur edhe nga akuzat e opozitës, një perceptim se me to po abuzohet.

“Nuk ka asnjë lloj risku, mjaftojmë të shohim shifrat sot. Ne duhet të ndikojmë masivisht dhe të ndikojmë në jetën e përditshme”, tha Gjylameti duke theksuar se Shqipërisë i nevojiten “Sot” ndërtimi i rrugëve.

Top Channel