Ndërron jetë te Trauma Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare Rruga e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE duket më e shpejtë: Podgorica, sipas REL-së, ka gjasa ti përfundojë negociatat për anëtarësim në bllokun europian deri në fund të këtij viti, dhe nënshkrimi i marrëveshjes parashikohet në qershor 2027.
Sipas një plani paraprak të KE-së, Mali i Zi synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave gjatë dy konferencave ndërqeveritare, që pritet të mbahen tani, në nëntor dhe dhjetor. Aktualisht, vendi ka mbyllur 21 nga 33 kapitujt e negociatave.
Në fazën përfundimtare pritet të përfshihen edhe kapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore.
Pas përfundimit të negociatave, në pranverën e vitit 2027 pritet të finalizohet draft-marrëveshja e anëtarësimit, e cila më pas duhet të miratohet nga institucionet evropiane dhe vendet anëtare.
Megjithatë, Komisioni Europian thekson se këto afate janë paraprake dhe realizimi i tyre do të varet nga përmbushja e reformave dhe kushteve të kërkuara nga Brukseli.
Marrëveshja do të parashikojë gjithashtu monitorim të vazhdueshëm të Malit të Zi deri në anëtarësimin e plotë, ndërsa në rast të mosrespektimit të kushteve, BE-ja mund të shtyjë procesin.
Objektivi i qeverisë malazeze është që deri në vitin 2028, vendi të jetë kthyer në anëtarin e 28-të të Bashkimit Europian.
Top Channel