Në Ditën Kombëtare të Pastrimit po mbahen disa aksione me vullnetarë për të hequr mbetjet urbane të hedhura në çdo vend.

Edhe pse shpesh herë është tentuar të pastrohen luginat e lumenjve nga ndotja katastrofike, aksionet kanë rezultuar të pasuksesshme, kjo edhe për shkak të ndotjes po kaq të madhe të përrenjve të cilët më pas i dërgojnë mbetjet drejt lumit.

Në kuadër edhe të Ditës Kombëtare të Pastrimit, një aksion i tillë u ndërmor në përroi e Gurrës në fshatin Shushicë në Elbasan, ku ndotja ishte e jashtëzakonshme.

Aksionit i janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të cilët dhanë mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.

Përsëri mbetet fakti që aksionet janë vetëm një zgjidhje e pjesshme e një problem të madh i cili ripërsëritet ndërsa sensibilizimi i qytetarëve për ndotjen mbetet detyra e madhe e gjithsecilit.

Top Channel