Në fillim të vitit të ardhshëm i gjithë territori i pyllit të Sodës do të jetë i pastër. Në ditën kombëtare të aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj ka konfirmuar situatën në zonën e pyllit të Sodës në Vlorë, një nga zonat më problematike sa i përket depozitimit të mbetjeve dhe dëmtimit të kësaj zone.

E në fakt aksioni për pastrimin e Shqipërisë në një dite, është ndalur sot në Vlorë, pikërisht në zonën e pyllit të Sodës, aty ku prej vitesh problematika nuk ka marr ende një zgjidhje si sa i përket mbetjeve, por edhe dëmtimit të pyllit.

Cilësuar mushkëria e qytetit të Vlorës, situata në këtë zonë po shkon drejt dëmtimit të plotë, por edhe mbetet një vend i depozitimit të mbetjeve të shumëllojta. Dhe pikërisht në ditën e aksionit të pastrojmë Shqipërinë në një ditë, institucionet në Vlorë janë ndalur pikërisht në pyllin e Sodës, ndërsa synohet që me fillimin e vitit të ardhshëm kjo zonë të kthehet në një ambient sa më i pastër.

Top Channel