Ashtu siç kishte paralajmëruar, e përditshmja gjermande “Der Spiegel” ka publikuar një skandal mjaft të rëndë të institucionit drejtues të futbollit në Europë, UEFA-s.

Kështu sipas prestigjozes gjermane, që i referohetr Football Leaks-it, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar me doping.

Sipas raportit, bëhet fjalë për finalen e Ligës së kampionëve të vitit 2017, mes Juventusit dhe Realit të Madridit, sfidë në të cilën mbrojtësi spanjoll rezultoi pozitiv ndaj testit anti-doping.

Po sipas medais gjermane, Ramos rezultoi me prani të substancës “Dexametazon”, e cila lejohet të përdoret vetëm me miratimin paraprak të UEFA-s, gjë që i mungonte klubit spanjoll.

Vetë madrilenët janë justifikuar me faktin se ishte një gabim i stafit mjekësor, ndërsa UEFA fali mbrojtësin spanjoll, duke lënë çështjen në harresë.

Top Channel