Në Çikagon e ditëve të sotme, 4 vejusha me asgjë të përbashkët përveç një borxhi të madh, të lënë nga bashkëshortët e vdekur për shkak të aktivitetit të tyre kriminal, marrin në duar fatin e tyre duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme sipas rregullave që ato përcaktojnë.

Viola Davis, Michelle Rodriguez, Colin Pharrell dhe Liam Neeson sjellin në ekranin e madh të kinema Imperial, “Vejushat”, të vlerësuar maksimalisht nga kritika e specializuar.

Regjisori i “Vejushave”, Steve McQueen, rikthehet pas 5 viteve mungesë, që pas filmit “12 vite skllav”, me të cilin u vlerësua me 3 çmime Oskar në vitin 2013.

Top Channel