Në pritje për t’u zhvilluar seanca për të arrestuarit e ditës së djeshme, për shkak të incidenteve në protestën e banorëve të Unazës së Re para Parlamentit, është zsbardhur edhe kërkesa e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, për shtetasit Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj, është kërkuar arrest me burg.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike, e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel