Në Korçë, në vendin e origjinës të fotografit Gjon Mili është hapur një ekspozitë e veçante në nder të tij.

Në Korçë hapet ekspozita “Ditët e Fotografisë Gjon Mili”, një ekspozitë e veçantë, homazh i punës dhe veprës së fotografit të njohur Gjon Mili, si mirënjohje për atë që ai bëri për fotografinë, sidomos për krenarinë e tij për prejardhjen shqiptare.

30 fotografë nga vendet e Ballkanit vijnë në një ekspozitë të përbashkët me moton “Jeta e rrugës në Ballkan”. Në muzeun e Arsimit Kombëtar në Korçë do të paraqiten 30 fotografi bardh e zi.

Fotot janë shkrepje çasti që sjellin një Ballkan të trazuar me të gjithë problematikën e tij. Nisur nga teknika e realizimit por edhe për nga problematika që ata kanë zgjedhur fotografët risjellin në vëmendje fotografin e njohur Gjon Mili.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 10 ditë ndërsa Së shpejti Korça do të ketë edhe shtëpinë muze të fotografit Gjon Mili, atje ku vizitorët për herë të parë do të kenë mundësinë të shohin një pjesë të mirë të punimeve të fotografit me famë botërore.

Top Channel