Ndonëse është festë e huazuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Black Friday” është respektuar edhe në Tiranë.

Në shumë dyqane të kryeqytetit janë bërë ulje çmimesh, madje duke e specifikuar për këtë ditë. Por, pothuajse vetëm për kaq njihet kjo festë në vendin tonë, pa ditur se ku e ka zanafillën ulja e çmimeve.

Nëse ke jetuar në Amerikë, nuk ka se si të mos e dish se çfarë sinjifikon kjo festë. Një i huaj tregon: “Është dita e parë pas Ditës së Falenderimeve. Nëpër dyqane ka ulje deri në 50% dhe që në mëngjes njerëzitë rendin për të bërë blerje për Krishtlindje”.

Por, gjithsesi dyqanet e shfrytëzojnë këtë ditë për të tërhequr sa më shumë klientelë, ndonëse në disa prej tyre skontot nuk janë reale.

Kjo festë tradicionale në Amerikë vjen menjëherë pas Ditës së Falenderimeve, që është e premte dhe sinjifikon nisjen e blerjeve të dhuratave për Krishtlindjet. Por, në fakt ajo e ka origjinën shumë herët, kur bizneset atje pësuan humbje të mëdha për shkak se Presidenti i asaj kohe mësoi mbi manipulimet që po bënin dy financierët Jay Gould dhe James Fisk duke shfrytëzuar lidhjet me administratën Grant, në përpjekje për të pushtuar tregun e arit.

Kur Presidenti mësoi këtë manipulim, urdhëroi thesarin të hidhte në qarkullim sasi të mëdha ari, çka bëri që në një ditë të vetme të kishte humbje të mëdha.

Top Channel