E diel, 16 Dhjetor 2018
11:00
Tifozëria e Interit fiton kampionatin prezencës në stadiume, në Itali

Rikthimi në Ligën e kampionëve këtë sezon ka përmirësuar ndjeshëm të ardhurat e Interit, pavarësisht se klubi zikaltër nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, ku u rendit vetëm në vendin e tretë.

10:46
Policia rrugore ndëshkon 125 raste shkeljeje të rregullave të qarkullimit në kryeqytet

Policia Rrugore e Tiranës dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të marra për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, kanë reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me sinjalizimin e nevojshëm të ndritshëm (semafor).

10:36
Putin kundër ndalimit të Rap-it: Kremlini duhet ta udhëheqë atë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se Kremlini duhet të luajë një rol udhëheqës në muzikën Rap të Rusisë dhe në kulturën rinore, në vend që të përpiqet ta mbyllë atë.

10:18
Klasikja e futbollit anglez, Liverpooli pret Manchester Unitedin

Fushata e Liverpoolit për të sjellë titullin kampion në futbollin anglez do të ketë një test të vështirë pasditen e sotme, kur në “Anfield Road” të zbarkojë Manchester United, një rival i përjetshëm i “të kuqve”, që pavarësisht ecurisë negative ofron rrezik real.

10:14
Kinezi i Medresesë kapet me 80 mijë euro: Paratë nuk i deklarova, për të shmangur taksat

Një shtetas kinez u arrestua dje në Rinas, teksa Policia Kufitare i gjeti një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t’i kalonte kontrabandë.

10:01
Bisedime maratonë në Katovicë, arrihet marrëveshja për parandalimin e ngrohjes globale

Pothuajse 200 vende të botës kapërcyen ndarjet politike të shtunën në mbrëmje, për të rënë dakord mbi rregullat për zbatimin e një marrëveshjeje të rëndësishme klimatike globale, por kritikët thonë se nuk është mjaft ambicioze për të parandaluar efektet e rrezikshme të ngrohjes globale.

09:42
Humbi jetën në kufirin amerikan, 7-vjeçarja ëndërronte t’i dërgonte para nënës së saj

Vajza 7-vjeçare, emigrante nga Guatemala, e cila vdiq pasi u arrestua nga agjentët kufitarë të SHBA në fillim të muajit, ishte shumë e lidhur me babanë e saj dhe ëndërronte që të ishte në gjendje të dërgonte para në shtëpi, për të mbështetur familjen e saj të varfër, thanë të shtunën të afërmit.

09:13
Ambientalistët ngrenë alarmin, plastika “kanos” planetin

Të përballur me imazhet e breshkave të mbuluara me qese plastike, plazhe të mbuluara me mbeturina, dhe ishuj mbeturinash që pluskojnë nëpër oqeane, ambientalistët thonë se bota ka urgjentisht nevojë për të luftuar ndotjen prej plastikës, që po e kanos rëndë planetin.

08:50
“All the hits live”, Enrique Iglesias nis turin madhështor të koncerteve

Personazh ikonik, mes këngëtarëve më ndikues të Pop-it bashkëkohor, Enrique Iglesias feston sukseset e shumta të 20 viteve të fundit të karrierës së tij, me spektaklin e madh “All the hits live”.

08:34
Uldedaj shpallet kampion bote në WBO Junior

Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote në kategorinë WBO Junior, të boksit, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz , në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës.

08:15
Arrestohet 46-vjeçari në Bulqizë, ishte dënuar për dhunë ndaj të miturve

Një shtetas 46-vjeçar ka përfunduar në pranga në Bulqizë, pasi rezulton i dënuar në Tiranë me 6 muaj burg.

E shtunë, 15 Dhjetor 2018
23:45
A është “single” Renis Gjoka? E zbulon në “Shiko kush LUAN”

Një nga të ftuarit e Luana Vjollcës këtë të shtunë në “Shiko kush LUAN” në Top Channel ishte edhe njëri nga trajnerët e “The Voice Kids”, Renis Gjoka.

22:36
Derbi mes polemikash, Ronaldo i jep fitoren Juventusit

Juventusi mori sot fitoren e 15 në 16 javë të kampionatit, pasi triumfoi në derbin ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 70 të takimit me 11-metërsh.

22:30
Përqafimi i ngrohtë i Luana Vjollcës për fansen e saj, Xhei në “Shiko Kush LUAN”

Një mbrëmje ndryshe jo vetëm për dashamirësit e “Shiko kush LUAN”, por edhe për Luana Vjollcën.

22:29
Shiko kush LUAN/ Rita dhe Roza Lati kanë një marrëdhënie super

E shtuna e “Shiko kush LUAN” në Top Channel ishte e mbushur me argëtim pafund e një nga arsyet ishte edhe komunikimi i aktores Rita Lati me të bijën, Rozën. Prej shumë vitesh në skenë dhe ekran, aktorja e dashur e humorit e di mirë çdo të thotë “show” e ashtu të dyja nënë e bijë e bënë këtë në studio.

22:06
“Shiko kush LUAN”/ Niko e Sara flasin “pa dorashka” për personazhet e njohur shqiptarë

Stilisti Niko Komani dhe moderatorja Sara Kolami ishin dy nga të ftuarit e “Shiko kush LUAN” në Top Channel, nga Luana Vjollca.

22:04
Miratohet rezoluta për bisedimet me Serbinë. Ja ekipi i ri negociator i Kosovës

Kuvendi i Kosovës zhvilloi këtë të shtunë një seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë, bisedime të cilat janë në krizë pas vendosjes së taksës 100% ndaj importeve serbe si dhe formimit të ushtrisë.

21:32
Pak muzikë e mirë në “Shiko Kush LUAN” dhe të gjithë këndojmë sëbashku!

“Veshët 4” është loja që nuk mund të mungonte sonte.

21:21
Monika Lubonja “martohet” me Blerim Destanin

Një nga lojrat më gazmore dhe që merret me shumë sportivitet nga të ftuarit e “Shiko kush LUAN” është ajo e martesave me personazhe të njohur.

21:04
“Shiko Kush LUAN” dhe batuta e mbrëmjes nga Luana Vjollca

Me të qeshura dhe plot gëzim ka trokitur edhe sot episodi i radhës në “Shiko Kush LUAN”, nën drejtimin dhe autorësinë e plotë të Luana Vjollcës.

20:49
Gjurmë Shqiptare: Ari i zi i Selenicës

Përse shumë studiues e kanë quajtur Selenicën mëmën e të gjitha vendburimeve minerare në Shqipëri?

20:49
Erdogan, thirrje SHBA-ve: “Ndërhyni ose do t’i spastrojmë”

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se SHBA-të duhet t’i largojnë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit, në Siri, përndryshe do të futen forcat turke dhe to t’i spastrojnë.

20:20
Fermerët i “merr lumi”. Investimin pas emigracionit e shkatërroi Vjosa

Një serrë luleshtrydhesh është ndërtuar në Kafaraj të Fierit nga tre vëllezër pas 18 vitesh në emigracion. Mondi Ahmataj kujdeset për serrën. 42-vjeçari, 5 vitë më parë, u kthye nga Greqia.

20:07
Më pak blerës për festa

Ashtu si në çdo fundvit, një nga shqetësimet e konsumatorëve shqiptarë është rritja e çmimeve, kryesisht e produkteve ushqimore.

19:53
Të dëbuarit dhe të rikthyerit. Mungojnë Bregu, Patozi dhe Ruli. Vijnë…

Konventa e Partisë Demokratike votoi listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

19:41
Veliaj, thirrje studentëve: Keni të drejtë në kërkesat tuaja. Dialogoni me qeverinë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për median pas protestave të studentëve, tha për Top Channel në Londër se studentët kanë të drejtë, por u kërkoi atyre që të shfrytëzonin përkrahjen e kryeministrit Edi Rama për këtë protestë. Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.

19:07
Flamurtari mund Kamzën, ngjitet në vendin e…

Ka marrë një fitore shumë të rëndësishme skuadra e Flamurtarit përballë Kamzës në fushën e saj, në një ndeshje të cilën e fituan me shifrat 1-0.

18:49
Chelsea, Fabregas drejt largimit. Milani në “pritë”

Milani duhet të tregohet i kujdesshëm me shpenzimet e tij në merkaton e transferimeve deri në vitin 2021, kur duhet të ketë një bilanc të ekuilibruar për të evituar përjashtimin nga kompeticionet evropiane.

18:43
Icardi, pranë rinovimit me Interin

Mauro Icardi duket se është pranë rinovimit të kontratës me Interin.

18:39
Egjipt, zbulohet varri 4400 vjeçar në gjendje fantastike

Arkeologët kanë bërë një zbulim shumë interesant në Egjipt, varrin e një predikuesi të lartë, të paprekur për 4400 vite.

18:13
Protesta, studentët kërkojnë largimin e Dhori Kules

Moti me shi nuk i ka penguar studentët që të vijojnë më protestën e tyre. Të vendosur para kryeministrisë, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e dekanit Dhori Kule. Mësohet se studentët e Ekonomikut kishin kërkuar takim me Kulen, por ky i fundit nuk ka shkuar.

18:01
Kisha e Ukrainës “vulos” ndarjen nga Moska

Priftërinjtë ortodoksë ukrainas janë mbledhur në Kiev për një këshill historik që do të krijojë një kishë të re kombëtare, një lëvizje aspak e pëlqyer nga Rusia.

17:37
Prishjet e ndërtimeve pa leje te Astiri vijojnë edhe në fundjavë

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar edhe këtë të shtunë me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe.

17:24
Basha: Protestat, shenja më e qartë e gjendjes së emergjencës kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga protesta e banorëve të Unazës së Re, ka deklaruar se “protestat janë shenja më e qartë e gjendjes së emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi”.

17:05
Përplasen dy makina ballë për ballë, 4 të plagosur në Elbasan

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Aksidenti ka ndodhur afër tunelit të Krrabës.

16:53
Kosovë, Prokuroria Speciale nis marrjen në pyetje

Prokuroria Speciale, pjesë e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, por me seli në Hagë, ka filluar marrjen në pyetje të disa personave si pjesë e hetimeve që po bën ajo lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

16:34
M.City mposht Evertonin dhe kap sërish kreun

Manchester City nuk gabon dy herë rradhazi. Skuadra e Pep Guardiolës ka reaguar menjëherë pas disfatës ndaj Chelsea-it, duke mposhtur me shifrat 3-1 Evertonin në sfidën që hapi javën e 17-të të Premier League.

16:13
Tirana nuk shmang dot humbjen në Laç

Tirana u mposht 2-1 në Laç, duke u ulur me këmbë në tokë pas asaj fitoreje të thellë ndaj Kastriotit me shifrat 4-0.

15:47
22 vite me karrocë. Historia e 52 vjeçarit nga Elbasani që vështirësitë nuk e mundën

52 vit luftë për të jetuar, për tu shkolluar dhe për t`ja dalë mbanë me dinjitet.

15:35
Haradinaj për ushtrinë: Kemi të drejtë të mbrohemi!

Ramush Haradinaj thotë se ushtria vjen në paqe dhe se propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë kundër serbëve në vend dhe fqinjëve, është e pabazë.

15:01
Kosovë, Kuvendi në seancë të posaçme për dialogun

Kryesia e Kuvendit të Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, për të votuar draft-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, që ka të bëjë me parimet dhe udhëheqjen e pjesëmarrjes së Kosovës në dialogun me Serbinë.

14:58
Dimri i zë në çadër! Bulqizë, shtëpinë e familjes në skamje e dëmtoi tërmeti

Drita Keta dhe familja e saj jetojnë në Sopot të Zeqanit, në zonën e Bulqizës. Shtëpia e tyre u shkund dhe dëmtua rëndë nga tërmeti.

14:51
Bënë për spital të riun, në pranga 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tepelenë pasi kanë dhunuar një 22-vjeçar.

14:49
Rama ironizon Kryemadhin: Kur Doktoresha ia kalon Artistit

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Me anë të një video gjatë një konference të së enjtes së Kryemadhit  fliste për amendimet në ligjin për arsimin e lartë, lidhur me protestën e studentëve.

14:49
Pudra me ngjyrosës kanceroz, “J&J” e dinte prej 1971-shit

Aksionet e “Johnson & Johnson” kanë rënë me më shumë se 10 për qind, pasi agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se gjiganti farmaceutik amerikan ishte në dijeni të pranisë së ngjyrosësit “asbestos” në pudrën e saj, për dekada të tëra.

14:45
Skënderi e Hajdarmataj: Jo në garën për Këshillin Kombëtar të PD-së

Arben Skënderi dhe Mimoza Hajdarmataj kanë mohuar nëpërmjet postimeve në Facebook se janë pjesë e garës për Këshillin Kombëtar të PD-së

14:40
Francë, “jelekverdhët” dalin sërish në sheshe

Protestuesit “jelekverdhë” u mblodhën në “Champs Elysees” në Paris për të 5-tën fundjavë radhazi të demonstratave të tyre. Mijëra policë u dislokuan në rast përplasjesh të dhunshme, që kanë shënjuar protesta të mëparshme.

14:36
Vlorë, gjimnazistët u shërbejnë ushqim pensionistëve

Gjimnazistët e shkollës “Halim Xhelo” në Vlorë kanë gatuar dhe shërbyer ushqim për 50 pensionistë.

14:33
Meta sërish te arbëreshët. Kësaj radhe në Provincën e Avellinos

Presidenti i vendit Ilir Meta ishte sërish mes arbëreshëve kësaj rradhe në Provincën e Avellinos.

14:23
Korçë, nxënësit mbjellin fidanë në shkollën e tyre

Nxënësit e shkollës “Stavri Themeli” në Korçë kanë ndërmarrë nismën për të gjelbëruar ambientin përreth shkollës së tyre.

14:20
Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 16 vite burg për vrasje

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.

14:09
Hendeku me kreun; Skënderbeu, fitore me çdo kusht ndaj Luftëtarit

Skënderbeu do të luajë ndeshjen e javës së 17 të Kategorisë Superiore ndaj Luftëtarit, me gjirokastritët që po përballen me probleme të shumta.

14:01
Kuvendi demokrat, shkon në 7 numri i të tërhequrve nga gara

Pas Erla Mëhillit dhe Edvin Kullurit, ishte Valbona Mezini, ajo që njoftoi tërheqjen nga gara për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

13:33
Basha voton për Këshillin e PD (Foto)

Pasi mbajti fjalën e tij në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha vijoi më tej me procesin e votimit, teksa të tjerë zëra demokratë shprehnin opinionet e tyre mbi të ardhmen e forcës së tyre partiake dhe të Shqipërisë.

13:20
Kryemadhi fton të gjithë në protestë, të hënën: Ky vend mund të bëhet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se studentët kanë të drejtë që nuk pranojnë negociata dhe dialog, sepse nuk kanë çfarë të bisedojnë me Edi Ramën. Për këtë, ajo tha se çdo negociator, Edi Rama e këmben në parà, vende pune dhe kompani “offshore”.

13:02
Festat e fundvitit, moti nuk premton qëndrueshmëri

Shi, erë dhe temperatura të ngrohta për pjesën e mbetur të dhjetorit… “Krishtlindje të Bardha” do të kenë zonat malore, ndërsa ne të tjerët do t’i shijojmë përmes televizorit.

12:51
Sot në “Hipokrati”, kanceri i mushkërive

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet që zë vendin e parë në botë për vdekjet nga tumoret. Çdo vit, ai shkakton mbi 1.6 milionë viktima, më shumë sesa kanceri i gjirit, i zorrës së trashë dhe prostatës bashkë.

12:43
Tirana “ndizet” nga atmosfera festive për fundvitin (Foto)

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, e atmosfera festive ndihet kudo në kryeqytetin shqiptar.

12:31
Banka e Shqipërisë, pa Këshill Mbikëqyrës. Procedura ka ngecur në Kuvend

Prej 3 nëntorit, Banka e Shqipërisë po punon pa Këshill Mbikëqyrës, duke u futur në një ngërç vendimmarrjeje.

12:14
Basha: PD, në pushtet me zgjedhje, jo me dhunë! Ja si rrëzohet Rama

Kryetari Lulzim Basha ka theksuar gjatë fjalës së tij në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së se, pavarësisht kërkesave të shumë prej të pranishmëve kërkojnë organizimin e protestave masive për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë, PD-ja sipas tij nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma, por përmes zgjedhjeve.

12:04
“Brexit”, del në skenë “plani B”. Theresa May, drejt një referendumi të dytë?

Fundjava duket se ka ngrirë Londrën jo vetëm në aspektin atmosferik, por edhe atë politik, kur e kthyer me duar bosh nga takimi me udhëheqësit e lartë të BE-së në Bruksel, kryeministrja britanike Theresa May ka përballë edhe kabinetin e vet të përçarë për “Planin B” të “Brexit”-it.

11:50
Protesta studentore, Rama: Farsa s’e mban dot gjatë barrikadën antidialog

Kryeministri Rama ka zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale, për të ripërsëritur edhe njëherë atë që e quan një farsë, e orkestruar sipas tij për të marrë peng protestën e studentëve, me shpresën e devijimit të saj në një revoltë politike.

11:39
Basha: Koha për ndryshim, me një brez të ri dhe elitë të re politike

Në fjalën e tij hapëse, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në punimet e Kuvendit Kombëtar.

11:27
Protesta para Kryeministrisë, studentët mirëpresin banorët e “Astirit” (Foto)

Studentët vijojnë protestën e tyre për të disatën ditë me radhë. Këtë të shtunë, grupit të studentëve të mbledhur përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e “Astirit”.

11:11
Rrudhet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

Ende pa nisur mirë punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, gjatë të cilit do të zgjidhen drejtuesit e rinj në Këshillin Kombëtar të partisë, lista me 350 kandidatë e shpallur një ditë më parë ka pësuar firot e para.

11:01
PS bllokon bashkinë e LSI-së, rrëzohet buxheti i Skraparit

Këshilltarët e Partisë Socialiste kanë votuar kundër miratimit të buxhetit të ri për Bashkinë e Skraparit, duke e rrëzuar atë me shumicë votash.

10:47
Rinas, arrestohet për kontrabandë dhe mosdeklarim të hollash shtetasi kinez

Një shtetas kinez është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Rinasit, i dyshuar për veprat penale të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë dhe mosdeklarim të të hollave apo sendeve me vlerë në kufi.

10:34
Kapen mina me telekomandim, 52-vjeçari nga Elbasani po i merrte në Lezhë

Një person është arrestuar në përfundim të operacionit të koduar “Trotyl” të ndërmarrë nga policia e Lezhës, si i dyshuar për trafikim të lëndëve plasëse dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

10:25
Kuvendi i PD, mësohet agjenda e punimeve

Pak përpara se të nisin punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, gjatë të cilit do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar, strukturës drejtuese të partisë, është mësuar edhe agjenda e punimeve.

10:15
Grabitja në Shkozet, arrestohen rojet e sigurisë private

Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë dy shtetas, punonjës në një shoqëri private sigurimi, si të dyshuar për shpërdorim detyre pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së premtes në Shkozet.

10:05
Moti me reshje, probleme në portet e jugut

Situata e rënduar nga reshjet e shiut gjatë natës ka shkaktuar disa probleme në portet e vendit.

09:55
“Detyrim paraqitjeje” për një nga të dyshuarit e ngjarjes së ish-Bllokut

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën “detyrim paraqitjeje” për Fabio Allushin, një prej të dyshuarve për ngjarjen në ish-Bllok, më 4 tetor, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj.

09:25
“Gjurmë shqiptare”, ari i zi i Selenicës

Për bitumin e Selenicës është shkruar që në kohët më të lashta. Shumë kompani, gjatë historisë janë përplasur për këtë pasuri.

09:21
Homeland 5 – Episodi 7

Alisona ndihet në ankth për situatën e krijuar, por vazhdon të jetë e bindur që Keri është gjallë. Ajo takohet me Ivanin, ndërkohë që Shërbimi Sekret izraelit e kap Saulin teksa ai po shkonte në aeroport.

09:18
Porta e Kuqe – Episodi 1, 2

Në policinë e Triestes, komisar Leonardo Kaliostro informohet për vendndodhjen e Meksikanit, një kriminel i rrezikshëm që po shpërndan një drogë të re, të quajtur “E kuqja”, e që ka shkaktuar vdekjen e një vajze të re, Ambra Raspadorit. Ai shkon i vendosur për ta arrestuar, por një person i tretë që futet në valle e ndryshon të gjithë situatën.

09:10
PD zgjedh ekipin e ri drejtues…pa zërat kritikë ndaj Bashës

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë këtë të shtunë Këshillin Kombëtar të forcës më të madhe politike në opozitë.

08:57
Australia njeh Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Kryeministri australian, Scott Morrison konfirmoi vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Gjithsesi, ai njoftoi gjithashtu se Ambasada e Australisë nuk do të zhvendoset nga Tel Avivi, siç bënë Shtetet e Bashkuara, derisa një marrëveshje paqeje të jetë arritur.

08:40
SHBA, “Obamacare” shpallet antikushtetues

Një gjykatës federal nga Teksasi ka vendosur të shpallë si antikushtetues një pjesë të konsiderueshme të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm (ACA), i njohur ndryshe edhe si “Obamacare”.

08:19
Përmbytje në Vlorë, nën ujë edhe zona e portit

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës.

05:51
Koalicioni i brishtë qeveritar, Italia kërcënohet me zgjedhje të reja

Italia do të duhet të mbajë zgjedhje të reja nëse qeveria e koalicionit bie, tha një zyrtar i lartë i kabinetit dhe anëtar i partisë bashkë-qeverisëse të Lidhjes, gjatë ditës së djeshme.

05:04
“Miq si më parë”, Massimo Boldi dhe Christian De Sica rikthehen sërish bashkë

Pas një largimi 13-vjeçar nga njëri-tjetri, Massimo Boldi dhe Christian De Sica rikthehen sërish bashkë në filmin “Miq si më parë”, premiera e të cilit do të paraqitet në sallat e kinemave me 19 Dhjetor.

04:11
Shakira si Messi dhe Ronaldo, hetohet nga prokuroria spanjolle

Prokurorët spanjollë ngritën akuza kundër këngëtares kolumbiane Shakira, duke e akuzuar atë se nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa (16.3 milionë dollarë) në vendin ku luan bashkëshorti i saj, futbollisti spanjoll Gerard Pique.

03:28
Rreth botës në një natë, babagjyshi tashmë bëhet zhytës

I njohur për fluturimin e tij përreth gjithë botës në një natë të vetme, babagjyshi i vitit të ri, tani duket se ka fituar aftësi të veçanta edhe nën ujë.

02:42
“Kometa e Krishtlindjes” vjen këtë fundjavë për të zbukuruar qiellin

Qielli i natës do të gjallërohet këtë fundjavë, pasi një kometë e gjelbër do të kalojë pranë tokës, me në sfond shiun e meteorëve geminid.

01:59
Raporti qeveritar/ Shpenzohen 8.5 mln dollarë për hetimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e SHBA-ve

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka shpenzuar një total prej rreth 8.5 milionë dollarësh për hetimin e kryesuar nga Robert Mueller, në lidhje me çështjen e përfshirjes së Rusisë në fushatën e presidentit Donald Trump, sipas një raporti qeveritar të lëshuar të premten.

01:43
Raporti/ Kokaina në Evropë, shtohen bandat në Marok e Ballkan

Një rritje e furnizimit me kokainë të pastër në Evropë, ka çuar në një rritje të vrasjeve të lidhura me drogën, ndërkohë që banda kriminale tregojnë forcën në një treg që më herët dominohej nga mafia, thotë agjencia e BE për drogat.

00:47
May debaton ashpër me Juncker: Bisedimet e Brexit nuk kanë përfunduar

Theresa May insiston se objektivi i saj për të kërkuar qartësime nga Bashkimi Evropian, me qëllim që plani i saj i Brexit-it të kalojë në parlament, është ende në jetë, disa orë pasi ajo u përplas me Jean Claude Juncker.

00:15
“Para që bien nga qielli”, ëndrra bëhet realitet në New York

Para që bien nga qielli, është diçka që çdo kush mund ta ëndërrojë dhe që vështirë se mund të realizohet, por është bërë realitet në East Rutherford, një zonë e New Yorkut.

E premte, 14 Dhjetor 2018
23:56
Nis dëbora në qarkun e Shkodrës, probleme qarkullimi dhe furnizimi me energji elektrike

Sipas raportimeve, gjatë ditës së sotme kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës, konkretisht në Njësinë Administrative Shosh.

23:41
BE drejton gishtin nga udhëheqësi hungarez, për përhapjen e lajmeve të rreme

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbështetën të premten një plan për të trajtuar lajmet e rreme në internet, ndërsa shefi ekzekutiv i unionit iu referua njërit prej anëtarëve të BE-së, kryeministrit hungarez Viktor Orban, si një nga fajtorët kryesorë në përhapjen e dezinformatave.

23:22
Studentët fitojnë betejën në Kolumbi, akordohen 1.42 miliardë dollarë për arsimin e lartë

Kolumbia do të shpenzojë një shtesë prej 4.5 trilionë Pesos ose 1.42 miliardë dollarësh, në arsimin e lartë publik, gjatë mandatit katërvjeçar të presidentit Ivan Duque, vendim ky që erdhi si pasojë e një greve të studentëve, që protestojnë për mungesën e kushteve, prej rreth 10 javësh.

23:05
Hell’s Kitchen/ Erioni largohet nga kuzhina më e njohur në Shqipëri

Pasi Limone nominoi si më të dobëtit e mbrëmjes Brunildën dhe Erionin.

23:00
Hell’s Kitchen/ Kush di më shumë në kuzhinë?! Debate të forta mes konkurrentëve

Ndërkohë që Limone duhet të marrë vendimin mbi dy personat që do të nominojë, konkurrentët kanë shpërthyer në debate të forta në dhomën Living.

23:00
Humbi Kupën e Libertadores, largohet trajneri i Boca Juniors

Të dielën që lamë pas u luajt më në fund në Madrid edhe finalja e Kupës së Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, me trofeun që u fitua nga këta të fundit, sepse pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, triumfoi 3-1 në të kthimit.

22:48
Hell’s Kitchen/ Brunilda shpërthen ndaj Shef Renatos

Situata që u krijua me shef Renaton në lidhje më ëmbëlsirën e cheese cake nervozon Brunildën, e cila pasi del nga kuzhina reagon shumë ashpër kundër Shef Renatos.

22:47
Hell’s Kitchen/ Shef Renato i thyen pjatën tek këmbët Brunildës

Brunilda nuk përgatiti si duhet ëmbëlsirën e cheesecake.

22:41
Hell’s Kitchen/ Sileone i “pafat”, shef Renato i thyen pjatat

Presioni pothuajse e mundi mbrëmjen e sotme Sileonen, pjatat e të cilit u refuzuan nga shef Renato të dalin në restorant.

22:27
Hell’s Kitchen/ Tensione mes Shef Renatos dhe Erionit

Pas shumë kritikave të shef Renatos, Erioni nuk i’a del ta përgatisë si duhet pjatën e tartarit.

22:26
Hell’s Kitchen/ Të ftuarit VIP në kuzhinën më të njohur në Shqipëri

Sot pjesë e restorantit të “Hell’s Kitchen” janë edhe drejtues të portaleve të njohura në vend si dhe gazetarë të showbizit.

22:10
Hell’s Kitchen/ Debat me tone të ashpra Sileone-Elvana

Sileone ka zhvendosur nga zjarri një nga enët e Elvanës.