E premte, 14 Dhjetor 2018
22:02
Foto nga kapja e Sadam Husein, fiks 15 vite më parë

“Zonja e zotërinj, e kapëm”, këto ishin fjalët që shënuan fundin e një prej kërkimeve më të ethshme, atë për diktatorin irakian, Sadam Husein.

21:50
Kuvendi Kombëtar i PD; Bregu, Patozi, Ruli dhe Bode mbeten jashtë Këshillit Kombëtar

Të shtunën në orën 11:00 demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, i cili i hap rruge zgjedhjes së ekipit të ri drejtues të Partisë Demokratike.

21:46
Hell’s Kitchen/ Konkurrentët s’dinë të shtrojnë tavolinën. Shef Renato “fluturon” tavolinën

Sfida për sot ishte si të shtrojmë tavolinat në restorant.

21:05
Numri 2 i NATO-s vlerëson Tiranën: Sheshi “Skënderbej” i mrekullueshëm

Numri dy i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Rose Gottemoeller, vlerëson Tiranën.

20:40
Prej një viti s’regjistron dot pronën, Fiks Fare zgjidh problemin në hipotekë

Manushaqe Gjuzi nga Bërzhita nuk regjistron dot pronën e saj në hipotekë. Sorollatja e saj zgjat prej një viti edhe pse nga Njësia Administrative Bërzhitë konfirmohet se dokumentet që zonja ka dorëzuar janë të sakta.

20:06
Beteja e titullit mbyllet pa gola

Ndeshja që ngriti siparin e javës së 17 në Kategorinë Superiore, mes Partizanit dhe Kukësit, u mbyll me rrjeta të paprekura.

20:00
“Shiko kush LUAN” në Top Channel kthehet në spektakël humori këtë të shtunë

Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca dhe stafi i saj na kanë treguar këtë sezon të “Shiko kush LUAN” në Top Channel se çdo e shtunë është një spektakël i mbushur plot surpriza dhe argëtim, por mesa duket këtë javë do të kthehet në një show të vërtetë humori.

19:56
Presidenti i Gjykatës Europiane: Reforma në rrugën e duhur

Presidenti i Gjykatës Europiane të Drejtësisë Koen Lenaerts viziton Shqipërinë në një moment ku gati është fundi i procesit të Reformës në Drejtësi.

19:48
“Ditë historike për Kosovën”. Nishani dhe Milo: Pas pavarësisë, ushtria është ngjarja më e rëndësishme

“Ngjarje e madhe dhe më e rëndësishmja historike pas shpalljes së pavarësisë”.

19:40
Reshjet e dëborës shkatojnë probleme në Dibër dhe Kukës

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona malore në vend, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para.

19:27
Ministria e Jashtme përshëndet transformimin e FSK-së në ushtri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet miratimin e tre ligjeve mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

19:24
Mblidhet kryesia e PD-së, e braktis Imami

Ish-deputeti demokrat Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

19:18
Cohen: Trump e dinte që pagesat ishin të gabuara

Ish-avokati i presidentit Donald Trump, Michael Cohen tha se “zoti Trump e dinte se ishte i gabuar urdhri që dha për të paguar në prag të zgjedhjeve dy gra me qëllimin që ato të mos flisnin rreth marrëdhënies së pretenduar me zotin Trump.”

19:13
Thaçi: Transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim me…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e transformimit të FSK-së në ushtri deklaroi se “sot përmbyllëm një proces të nisur para shumë vitesh”.

19:07
Bashkia vijon punën, prishen te tjera objekte pa leje në zonën e Astirit

Nuk ndalet puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në Unazën e Madhe në zonën e Astirit, per t’i hapur rrugë kantierit për realizimin e projektit.

18:56
Ja çfarë dëgjon doktor Petrela kur gatuan pasta…

Në një bashkëbisedim me Bieta Sulon në “Ftesë në 5” në Top Channel, doktor Mentor Petrela tregoi më shumë për jetën dhe pasionet e tjj.

18:53
SHBA, emigrantja 7-vjeçare vdes e dehidratuar pasi kapen në kufi

Një 7-vjeçare vdiq nga dehidratimi teksa ishte nën kujdesin e agjencisë amerikane për mbrojtjen e kufirit, “Patrulla Kufitare e Doganore”.

18:45
Aksidente me vdekje në Tiranë dhe Fushë-Krujë

Policia bën me dije se pasditen e së premtes, në rrugën “28 nëntori”, një makinë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

18:29
Vlorë, shpërthim tritoli në një banesë. Bashkëshorti i pronares, u vra para dy vitesh

Shpërthim tritoli në lagjen “Çole” në katin e dytë të një pallati, raportohen për dëme materiale deri tani.

18:20
Eliza Dushku, 9.5 mln dollarë pas akuzave për ngacmim seksual

Eliza Dushku u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë nga kanali CBS, nëpërmjet një ujdie të bërë jashtë dijenisë së publikut, pasi akuzoi Michael Weatherly për ngacmim seksual.

18:04
TopAwards/ Çfarë tregon kënga dhe videoklipi i Keepman dhe Young Zerkës, “Smile”?

Keepman, emri i vërtetë i të cilit është Rakip Ramadani, ka bashkuar fuqitë me këngëtarin e njohur Young Zerka për projektin e ri muzikor, të titulluar “Smile”.

17:59
Jelekët e Verdhë edhe në Londër

Urat kryesore të Londrës, “Tower”, “Westminster” dhe “Waterloo” u bllokuan sot nga protestues britanikë, të cilët ashtu si ata francezë ishin veshur me jelekë të verdhë.

17:54
Doktor Petrela e thotë hapur: Pasanikë të rinj dhe pa shije!

Neurokirurgu i mirënjohur Mentor Petrela ishte i ftuari i Bieta Sulos, në një intervistë të veçantë jashtë studios së ”Ftesë në 5” në Top Channel.

17:20
Durrës, grabitet makina me 7,5 milionë lekë brenda

Një automjet i blinduar i policisë private që transportonte vlera monetare është sulmuar e grabitur pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit.

17:14
Prishi 4 objekte, burg për drejtorin e IKMT-së

Drejtori i Policisë Ndërtimore pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj, është dënuar me 1 vit burg.

17:04
Makinat më të mira luksoze të vitit 2019 (FOTO)

Makinat luksoze po kërkohen më shumë se kurrë.

16:36
Shkodranët nuk pyesin për shiun, dalin sërish në protestë

Sërish protesta në hyrje të qytetit të Shkodrës.

16:27
Studentët: Kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme? “Fake news”!

Këshillat Studentorë kanë reaguar me anë të një deklarate në lidhje me lajmin se studentët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

16:14
Top Talk/ Drejtori i BKT: Me këtë ritëm rritjeje, vendet evropiane i kapim pas…

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), Seyhan Pencabligil deklaroi në Top Talk se një studim i Bankës Botërore ka dalë në përfundimin se “nëse Shqipëria vazhdon të ketë rritje ekonomike në të njëjtin nivel siç është rritur në tre dekadat e fundit, do të arrijë nivelin e vendeve evropiane pas 60 vjetësh”.

16:06
Top Talk/ Drejtori i BKT-së: Rritja ekonomike duhet të jetë…

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), Seyhan Pencabligil, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se viti 2018 ishte “relativisht i mirë nga ana financiare për Shqipërinë”.

15:52
Kompania Billa, oferta për festat e fundvitit

Rreth 1.5 milionë m/2 modele të reja pllaka laminat janë hedhur në treg nga kompania Billa në prag të festave të fundvitit.

15:39
“Streha mes reve”, edhe në Tiranë

“Streha mes reve”mbërrin në shtëpi. Pas premierës në festivalin e kategorisë A në Tallin “Black Nights”, ku u prit mjaft mirë nga kritika, ky film i drejtohet audiencës për të cilën është krijuar që në krye të herës, shqiptarëve.

15:31
Hiqen postblloqet. Urdhri i Lleshajt: Jo policë në semaforë!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon që në rrugët e vendit të mos ketë më postblloqe të Policisë Rrugore si dhe të shmanget vendosja e efektivëve në kryqëzime të cilët dublojnë semaforët.

15:24
Klerikët: Studentë, dialogoni!

Përfaqësues të klerit në Shqipëri shprehën qëndrim të unifikuar pro dialogut të të gjithë faktorëve, në lidhje me protestën e rinisë studentore.

15:18
Hetimi për “DH Albania”, po verifikohen edhe institucionet përgjegjëse

Hetimet për skandalin e falsifikimeve në tenderin e “Unazës së re” dhe atë të linjës Burrel-Peshkopi nuk përfshijne vetëm kompaninë mashtruese “DH Albania”, por edhe institucionet shtetërore. Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë nisur verifikimet në rang hetimor, edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar, si dhe Operatorin e Transmetimit.

15:11
Dita e 10 e protestës së studentëve: Nuk kthehemi në universitet!

Studentët vijojnë prej 10 ditësh protestën, tanimë përpara Kryeministrisë.

14:58
Festë me flamuj amerikanë. Banorët e Prishtinës, valle shqiptare për Ushtrinë e Kosovës

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një ditë e shënuar dhe një hap shumë i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit. Përpjekjet për të mbërritur deri këtu zgjatën 5 vite, por në fund u realizua.

14:26
Balla: Kryeministri dhe studentët, nesër në Parlament

“Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilet është koha që të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave”.

14:25
Rama ka nisur edhe Instagramin. Mesazh studentëve nga rrjeti social më i ndjekur prej tyre

Pasi nuk mori përgjigjen që priste kur iu drejtua studentëve nga Facebook-u (dhe aq më pak nga Twitter-i), kryeministri Edi Rama po luan gurin e fundit në “luftën” e tij për dialog.

14:22
Ekipet italiane, 3 ditë makthi në kupat europiane

Skuadrat e futbollit italian, të impenjuara në kupat europiane, përjetuan 3 ditë makthi në ndeshjet e tyre respektive. Katër humbje dhe një barazim, ky i fundit me shije të hidhur, e zbehën dëshirën e tifozëve nga “Apeninet” për të patur 4 ekipe në Champions, në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, diçka që nuk ndodh që prej sezonit 2002-’03.

14:15
Fundjava ofron një betejë “klasike” në Premier League

Fushata e Liverpoolit për të sjellë titullin kampion në futbollin anglez do të ketë një test të vështirë këtë të dielë, kur në “Anfield Road” të zbarkojë Manchester United, një rival i përjetshëm i “të kuqve”, që pavarësisht ecurisë negative ofron rrezik real.

14:12
“Ftesë në 5” në Top Channel/ Brenda shtëpisë së doktor Petrelës

I ftuari i sotëm në “Ftesë në Pesë” në Top Channel me Bieta Sulon është një person shumë special, figurë që preferon të jetojë larg lajmeve dhe vëmendjes mediatike.

13:59
Mesazhin kundërshtues ndaj ushtrisë së Kosovës, NATO e sjell edhe në Tiranë

Vendimi i Parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtrinë e shtetit të Kosovës ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

13:15
Gjelat e Peqinit, zhvillohet panairi i përvitshëm

I ndërprerë prej 4 vitesh, në Peqin është rikthyer “Panairi i gjelit të detit”, i cili synon të promovojë traditën e kësaj zone në rritjen e këtyre gjelave.

13:09
Real apo United? Të gjithë duan Pochettinon në stol

Kur duhet ende të përfundojë gjysma e sezonit në kampionatet elitare të futbollit europian, dy prej skuadrave më të vlefshme dhe më të njohura në botë, përballen me probleme të rëndësishme në pankinë.

13:04
UEFA, të hënën hidhen shortet për Champions dhe Europa League

Me uljen e siparit në Champions dhe Europa League, UEFA po programon shortin që do të ravijëzojë edhe më tepër betejën për dy trofetë e futbollit kontinental, tashmë në përplasje të drejtpërdrejta. Në orën 12:00 të së hënës, pretendentët për fronin do të mësojnë rivalët e tyre, edhe pse në fushë do të zbresin vitin që vjen.

12:48
Opinioni i “Venecias”, Rama e Basha replikojnë me lexime të ndryshme

Publikimi i opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi Shqipërinë ka shkaktuar replika të ndërsjella mes kryeministrit dhe kreut të opozitës. Për të ka reaguar ndërkohë edhe demokrati Oerd Bylykbashi

12:35
Hungari, protesta kundër “Ligjit të skllevërve” (Foto)

Mijëra hungarezë kanë dalë nëpër rrugë për të kundërshtuar ligjin e diskutueshëm të miratuar nga Parlamenti i vendit, i cili lejon orë shtesë pune edhe jashtë orarit.

12:27
Ushtria e Kosovës, Stoltenberg: Keqardhje! Do të rishikojmë angazhimin tonë

NATO ka reaguar shumë shpejt, pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u votua për transformimin e FSK-së në ushtri të vendit.

12:16
Reagimet ndërkombëtare, BBC: Ushtria që trazon ujërat në Ballkan

Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka gjetur hapësirën e një analize në faqen “online” të BBC-së.

12:08
Ushtria e Kosovës, transformimi dhe kapacitetet e FSK-së së re

Tri projektligjet, që mundësojnë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, u miratuan fillimisht në parim gjatë tetorit, duke shmangur ndryshimet kushtetuese, të cilat u kthyen praktikisht në pengesë për shkak të kundërshtisë së Beogradit dhe të deputetëve serbë.

12:01
Ish-kandidati për KED, Qato i nënshtrohet vettingut

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur sot seanca dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatos Qato.

11:49
Postimi prekës i kryeministrit Haradinaj: Plak, u ba ushtria!

Pas 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, 14 dhjetori do të jetë ndoshta data e dytë zyrtare me më shumë peshë në shtetin e dytë të shqiptarëve në Europë.

11:45
“Plani për ringjalljen e Eurozonës, pika ku dështoi Makroni”

Nëse Brexit tregoi se të lësh BE-në nuk është e lehtë, siç kishin premtuar euroskeptikët, situata e tanishme e Makronit tregon se besnikëria e plotë ndaj BE-së është po aq e vështirë për t’u mbajtur. Arsyeja është se vetë arkitektura e BE-së është e vështirë si për t’u prishur, ashtu dhe për t’u mbajtur e për t’u reformuar.

11:40
Wake Up/ Zbuloni çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google gjatë 2018

Motori i kërkimit Google në fund të vitit publikon një listë me gjërat më të kërkuara nga njerëzit përgjatë 12 muajve të vitit, duke përfshirë shumë kategori që nga ngjarjet më të bujshme, Vipat, këngëtarët, muzika, filmat e suksesshëm etj.

11:35
Wake Up/ Trendet e vitit; dekori festiv vetëm me materiale të riciklueshme

Pemët shumëngjyrëshe; nga e bardhë në rozë, kërkesat për pemë në ngjyra të ndryshme këtë sezon janë kthyer në një trend, një nga më të fundit është edhe dekori patriotik, provoni ta dekoroni pemën e Krishtlindjes në ngjyra kuq e zi.

11:32
Venecia rrëzon PD-në: Mungon qartësia ligjore. Mund të çojë në abuzim me pushtetin

Komisioni i Venecias miratoi raportin final në lidhje me propozimin e opozitës për vetting të politikanëve, duke e rrëzuar atë përfundimisht. Opinionit paraprak, të bërë publik disa ditë më parë, iu shtua nga relatori një amendim, ku theksohet se në kushte të veçanta, shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur.

11:24
Wake Up/ Alar Band, kënga jonë meriton Eurovision!

Alar Band që në fillim është shfaqur në publik sëbashku me instrumentet e tyre muzikore, si bateri, piano e violinë.

11:20
Kosova bëhet me ushtri!

Kosova, nga kjo e premte ka ushtrinë e saj. Kuvendi miratoi 3 projektligjet, atë për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për “Shërbimin në FSK”, që mundësonin transformimin e FSK-së në ushtri të mirëfilltë.

11:13
Ushtria e Kosovës, Rama uron Thaçin, SHBA dhe BE-në

Kryeministri Rama priti edhe miratimin e pr.ligjit të dytë në rendin e ditës, atë që kishte drejtpërdrejt lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri e Kosovës, pas miratimit të transformimit të Ministrisë për FSK-në në Ministri e Mbrojtjes së Kosovës, për të përshëndetur votimin e zhvilluar këtë të premte historike në Kuvendin e Kosovës.

11:07
Meta: Ushtria e Kosovës, vendim historik

Presidenti Ilir Meta zgjodhi rrjetin social Facebook për të uruar politikën e Kosovës që bëri të mundur formimin e ushtrisë së saj.

11:05
Ushtria e Kosovës, Basha: Ngjarja e dytë historike, pas Pavarësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nxitoi të uronte Kosovën për formimin e ushtrisë, ende pa u miratuar në tërësi të trija projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

11:04
Vasili: Rama bën sikur nuk di as për drogën, as për kriminelet, as për firmat offshore

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e studentëve.

10:56
Dëbora zbardh disa zona të Shqipërisë

Reshjet e borës kanë përfshirë disa zona në veri të vendit.

10:42
Kosovë, 106 vota pro për Ministrinë e Mbrojtjes

Kuvendi i Kosovës miratoi me 106 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër, pr.ligjin për transformimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes.

10:30
Korçë, zjarr në pallatin 4-katësh, banorët u evakuuan në kohë

Një zjarr masiv ka përfshirë një pallat 4-katësh në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja është regjistruar pak para mesnate, në “lagjen 12” të qytetit.

10:20
Studentët dalin sërish në protestë para kryeministrisë

Vijon edhe sot protesta e studentëve të universiteteve publike, e cila ka hyrë në ditën e dhjetë të saj.

10:17
Korçë, arrestohen dy persona për lëndë të forta narkotike

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, të kapur në flagrancë për shpërndarje lëndësh narkotike të forta, teksa ka sekuestruar rreth 423.8 gramë heroinë, një sasi kanabisi, 19 tableta metadoni, si dhe fishekë luftarakë.

10:06
Bushati pret zv.sekretaren e NATO-s: Vlerësojmë rolin e KFOR-it në Kosovë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka pritur paraditen e kësaj të premteje zv.Sekretaren e NATO-s, Rose Gottemoeller, takim pas të cilit kanë dalë edhe në konferencë të shkurtër për mediet.

09:44
Hiqen postblloqet, urdhri i Lleshajt: Jo policë nëpër semaforë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon që në rrugët e vendit të mos ketë më postbolle të Policisë Rrugore, si dhe të shmanget vendosja e efektivëve në kryqëzime, të cilët dublojnë semaforët.

09:34
Sulmoi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 27-vjeçari në Burrel

Një 27-vjeçari nga Burreli i janë vënë prangat në duar, si i dyshuar për plagosjen të rëndë me dashje, por edhe për prodhim, mbajtje pa leje, apo shitblerje të armëve të ftohta.

09:24
Thaçi paraprin me uniformë formimin e ushtrisë së Kosovës

Edhe pak minuta e ndajnë Kosovën nga themelimi i ushtrisë së saj, përmes transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kuvendi pritet të nisë nga momenti në moment seancën plenare të asaj që quhet edhe si “Dita D”, një ditë që do të jetë historike për Kosovën.

09:09
Votimi për ushtrinë, rikthehen tanket e KFOR-it tek ura e Mitrovicës (Foto)

Pas një kohe të gjatë, forca të shtuara të KFOR-it austriak janë shtuar me tanke pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në dy pjesë.

08:59
“Brexit”, BE përsërit: Jo rinegociim të marrëveshjes!

Udhëheqësit e Bashkimit Europian e kanë ripërsëritur faktin se marrëveshja e arritur për “Brexit”-in nuk është e hapur për rinegociim, pavarësisht apeleve të dëshpëruara të kryeministres britanike, Theresa May.

08:47
Shëtitorja e Himarës, në konkursin ndërkombëtar “EU Mies Award”

Shëtitorja e re e Himarës pritet të konkurrojë në një konkurs ndërkombëtar. Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro shpreson që juria e “EU MIES AWARD” të vlerësojë jo vetëm projektin, por edhe realizimin e saj.

08:39
Kosovë, Kuvendi pritet të votojë krijimin e ushtrisë

Kjo e premte pritet të jetë një ditë historike për Republikën e Kosovës, pasi sot Kuvendi i saj pritet të mbajë seancën plenare ku do të votohen 3 projektligjet që do ta shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

08:31
Kushner, kandidat për të pasuar John Kelly

Dhëndri i Donald Trumpit dhe këshillar i lartë njëkohësisht, Jared Kushner është përfshirë në listën e kandidatëve potencialë për rolin e shefit të stafit të presidentit, të paktën kështu raportoi media amerikane gjatë së enjtes.

05:49
May në Bruksel; Shumica e konservatorëve i japin mbështetje kryeministres

Theresa May ka thënë se ajo do tu flasë liderëve të BE për garancitë ligjore që ajo beson deputetët kërkojnë para se të mbështesin marrëveshjen e saj. Kryeministrja ndodhet në Bruksel për një samit të BE pasi i mbijetoi votëbesimit të organizuar nga vetë deputetët e partisë së saj.

04:55
Kitaristi i Rolling Stones; Në prag të 75-vjetorit vendos që të lerë alkoolin

Në prag të 75 vjetorit, Keith Richards ka vendosur t’i japë fund me alkoolin. Pas një jete kushtuar hedonizmit dhe teprive, kitaristi i Rolling Stones i ka dhënë një kthesë të shëndetshme jetës së tij.

04:06
“Second Act” vjen në Kinema Imperial

Maya është shitëse në një dyqan. E lodhur nga jeta që bën, ajo mendon ta ndryshojë atë, por që të bëjë realitet dëshirën e saj për të punuar në një nga dyqanet e famshme të “Madison Avenue”, i duhet të gjejë një zgjidhje të zgjuar.

03:24
Muzeu Island në Berlin; Inaugurohet shtesa, punimet zgjatën disa vjet

Berlini inauguroi një shtesë të re në Muzeun Island të listuar në UNESCO, të enjten, pas një vonese në ndërtim që zgjati disa vite dhe me kosto që ishin dyfishi i shumës së buxhetuar.

02:38
Tjetër sanksion për duhanin në Suedi

Shteti skandinav në fakt kërkon të ndjekë gjurmët e shteteve të tjera Europiane, të cilët gradualisht po bëhen gjithnjë e më të sertë ndaj vesit më të shpërhapur në botë.

01:22
Gjermania dhe Turqia, eksportueset kryesore të mallrave në Kosovë

Gjermania dhe Turqia janë dy vendet që kanë marrë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në drejtim të Kosovës.

00:47
Francë, vrau tre persona në Strasburg, ekzekutohet nga policia

Terroristi që vrau tre persona dhe plagosi 11 të tjerë në Strasburgun qendror mbrëmjen e së martës është ekzekutuar nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri, teksa uniformat blu e kishin rrethuar për ta arrestuar.

00:17
Protesta vijon para Kryeministrisë, 2 grupet e studentëve bëhen bashkë

Paraditja e së enjtes i bëri bashkë dy grupet e studentëve protestues që ishin ndarë orët e fundit mes Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë.

E enjte, 13 Dhjetor 2018
23:37
Berisha për protestën: Rama ose dorëzohet, ose rrëzohet!

Në mbyllje të emisionit “Open” me Eni Vasilin, ku diskutoi për protestën e studentëve në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha pati edhe një mesazh për këta të fundit.

23:09
“Tragjedi greke” për Milanin, edhe Leipzig nuk ia del të kualifikohet

Milani e ka bërë dramë në kryeqytetin grek, Athinë, ku u mposht me rezultatin 3-1 nga skuadra e Olympiacosit të Pireut dhe i dha lamtumirën Ligës së Europës.

22:47
Berisha në “Open”: Ju tregoj dy betimet e Azem Hajdarit! Rudina nuk ikën nga PD-ja

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe deklaratat e bëra ditët e fundit nga deputetja e partisë Demokratike, njëkohësisht vajza e Azem Hajdarit, Rudina.

22:26
Open/ Dudushi replikon me Berishën: Ja si u zgjodhën studentët, që u përballën me Ramën në “Top Show”

Ish kryeministri i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi edhe me drejtuesin e emisionit “Top Show”, Alban Dudushin, në lidhje me të ftuarit në panelin e studentëve, gjatë përballjes me Ramën.

22:17
Europa League, eliminohet Grezda. Spanjollët s’zhgënjejnë

Dy skuadrat spanjolle, Sevilla dhe Villareal përmbushën pritshmëritë duke u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Europa League madje si koka grupi.

22:10
Open/ Berisha: Dialogu me Ramën si “takim me Judën”, këtë ligj unë e hodha në kosh

Sali Berisha i quajti si hipokrite deklaratat e Ramës për të shkuar edhe më tej në realizimin e pikave të kërkuara nga studentët, duke ofruar përgjysmim dhe zerim për studentët e ekselencës dhe ata nga familjet në nevojë.

21:55
Open/ Berisha: “Ndrikull vila” dhe “Piktori dështak” shitën ligjin e arsimit

Ish lideri i Partisë Demokratike theksoi për “Open” se studentët kërkojnë që nëpërmjet plotësimit të këtyre 8 pikave, të rrëzojnë edhe ligjin për arsimin, që miratoi Rama gjatë qeverisjes së tij.

21:48
Open/ Berisha: Përroi psiqik i tij, nuk e lejon Ramën të arsyetojë

“Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, deklaroi kryeministri Edi Rama sot në foltoren e parlamentit.

21:40
Open/ Berisha: “Kristali” e “Vitrina” ishin shkolla profesionale, shteti nuk ua njihte diplomat

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin, në ekranin e Top Channel, sqaroi edhe akuzat e bëra në drejtim të tij, për hapjen e pastudiuar të tregut të universiteteve.

21:39
Demaskohet roboti rus

Një robot u shfaq në një panair teknologjie që po mbahej në Rusi, dhe menjëherë nisi të mahnitë pjesëmarrësit.

21:27
‘Rrebesh’ meteorësh; Dilni në dritare, shprehni dëshira

Nëse doni t’i shprehni një dëshirë një ylli që bie, sonte është nata e duhur. Një rrebesh i vërtetë meteorësh pritet të ndriçojë qiellin të enjten me deri në 120 yje që bien çdo orë.

21:24
Open/ Babaramo: Dialogu duhet refuzuar, Berisha e Rama përgjegjës të kësaj situate

Gazetari dhe analisti Ilir Babaramo, ishte gjithashtu i ftuar në studion e “Open” me Eni Vasilin dhe komentoi protestën e studentëve, që është sot në ditën e 10 të saj.

21:15
Berisha në “Open”: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy Dhjetorëve të protestave

Ish kryeministri dhe njëkohësisht ish lideri i Partisë Demokratike, ishte i ftuar sonte në emisionin “Open” me Eni Vasilin, në ekranin e Top channel.

20:58
Takimi i Ramës me rektorët, Tabaku: Kryeministri vazhdon të ofrojë spektakël

“Spektakël për të konkurruar me lajme protestën e studentëve”, kështu e cilëson deputetja e PD, Jorida Tabaku takimin e kryeministrit Rama me Rektorët pasditen e së enjtes.

20:40
Sali Berisha në “Open” për protestën e studentëve

Studentët janë futur sot në ditën e 10 të protestës, pasi kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, të cilat ia kanë adresuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, por edhe vetë qeverisë shqiptare.