Sërish protesta në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Disa qytetarë kanë bllokuar rrugën hyrëse të qytetit.

Edhe pse në numër më të kufizuar në krahasim me ditët e tjera për shkak të shiut, sërish ata kanë krijuar rëndesë në trafik.

Ndërkohë, fermerët e Devollit bllokuan aksin nacional Korçë-Kapshticë, në një protestë në afërsi të fshatit Progër për çmimin e karburantit.

Top Channel