Ministria e Jashtme përshëndet transformimin e FSK-së në ushtri

14/12/2018 19:27

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet miratimin e tre ligjeve mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Rezultati i sotëm në Kuvend është fryt i kontributit shumëvjeçar të gjitha forcave politike dhe popullit të Kosovës, bazuar në të drejtën legjitime të një shteti sovran e të pavarur.Mbështesim angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë të zhvillohet  gradualisht, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, si dhe të jetë gjithëpërfshirës. Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të vendit, si dhe të forcimit të sigurisë në rajon”, lexohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Top Channel