Detajet e ngjarjes/ Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-partneren. Vetëvritet autori Refit Buzi

24/07/2026 14:24

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhishtë të Bashkisë Roskovec.

Një 35-vjeçar, i identifikuar Refit Buzi, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj. Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, e reja kishte qenë prej kohësh objekt i kërcënimeve nga 35-vjeçari. Ajo vazhdonte studimet për mjekësi në Tiranë, ku, sipas burimeve, autori kishte shkuar disa herë për ta kërcënuar. Për këto episode ai ishte shoqëruar dhe arrestuar më parë nga policia, por konflikti mes tyre kishte vijuar.

Ngjarja kulmoi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur 35-vjeçari hyri në banesën e familjes Plaka, ekzekutoi me armë zjarri Arben Plaka, plagosi bashkëshorten e tij dhe më pas mori peng ish-të fejuarën, duke u larguar nga zona.

Më pas u lokalizua nga policia, por pas disa orësh negociata për tu dorëzuar, autori vrau veten me armë, në gjendje të rëndë psikologjike. Në fshat, autori thirrej edhe me emrin Nertil.

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi

LIVE/ Vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën/ Zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekët

 

Top Channel