RENEA rrethoi zonën/ Autori 35-vjeçar lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje, policia negociata për dorëzimin e tij
24/07/2026 10:13
Autori Nertil Buzi, ka lëshuar shtetasen R. P (ish- bashkëshorten), që e mbante peng pas krimit në familjen e saj në Roskovec, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Arben Plaka.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, pas rrethimi të zonës nga RENEA, ai ka lëshuar ish-të fejuarën që mori peng pas krimit.
Sipas raportimeve, po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.
Top Channel