Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para
24/07/2026 07:53
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier.
Një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Top Channel