Video/ Vrau ish-vjehrrin me armë gjahu në Roskovec dhe u arratis, dalin pamjet, RENEA ‘blindon’ zonën ku dyshohet se fshihet autori 35-vjeçar
24/07/2026 10:40
Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur.
Dyshohet se ai fshihet në një fshat, ndërsa më herët pas krimit ai u arratis bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng, por pasi policia zbarkoi në zonë, e la të lirë.
Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e Buzit.
Top Channel