Të ardhurat nga qiradhënia në 2025 ishin 221 milionë lekë, AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë
Ish deputetja e PS, Marjana Koçeku ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumit të lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur nga betonizimi për shkak të ndërtimit të digave.
Në një postim në Facebook , ‘Neomalësorja’ i bën apel organizatave mjedisore, banorëve dhe aktivistëve të gjelbër të organizohen për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore para se të jetë shumë vonë.
Postimi i plotë:
Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cenohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.
Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!
Top Channel