Reshjet e borës kanë përfshirë disa zona në veri të vendit.

Bora ka arritur trashësinë 8 cm, duke zbardhur qytetin e Kukësit dhe fshatrat. Në rrugët rurale ka vështirësi në qarkullim dhe  nevojiten zinxhirë për lëvizjen e mjeteve.

Ndërkohë në Rrugën e Kombit lëvizja kryhet pa probleme.

Reshje kanë rënë edhe në Bajram Curri dhe Dibër. Reshjet e borës vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet më të ulët. Ndërkohë, në zonat e ulta vendi është përfshirë nga reshjet.

Top Channel