Kuvendi i Kosovës miratoi me 106 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër, pr.ligjin për transformimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes.

Kjo ishte pika e parë e rendit të ditës, me 11 amendamente të miratuara veçmas dhe ligji më pas në tërësi, duke e shndërruar tashmë ministrin Rrustem Berisha nga ministër për FSK-në në ministër të Mbrojtjes.

  Kosovë, Kuvendi pritet të votojë krijimin e ushtrisë

Ndërkohë që është duke u zhvilluar votimi nen për nen për pikën e dytë, atë për pr.ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që ndonëse nuk do të ndryshojë emër, do të marrë kompetenca të reja në fushën e mbrojtjes.

  Votimi për ushtrinë, rikthehen tanket e KFOR-it tek ura e Mitrovicës (Foto)

Pas kësaj do të votohet edhe për pr.ligjin e tretë në rendin e ditës, atë për shërbimin në FSK-në e transformuar në ushtri.

  Thaçi paraprin me uniformë formimin e ushtrisë së Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës janë të pranishëm 107 deputetë, nga të cilët 106 kanë votuar elektronikisht, ndërsa një deputete votonte duke ngritur dorën.

Në hapje të seancës plenare për formimin e ushtrisë së Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi të gjithë të pranishmit në sallë, të mbanin një minutë heshtjeje në nderim të të gjithë brezave, që në kohë e rrethana të ndryshme sakrifikuan për ditën e sotme.

“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës, të periudhave të ndryshme. Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në hapje të seancës ku po votohet për ushtrinë e Kosovës.

Top Channel