Kjo e premte pritet të jetë një ditë historike për Republikën e Kosovës, pasi sot Kuvendi i saj pritet të mbajë seancën plenare ku do të votohen 3 projektligjet që do ta shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Të gjithë udhëheqësit e vendit e kanë cilësuar si ditë historike këtë të sotmen, sikurse edhe shumë prej aleatëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, ekspertë të fushës shprehen se transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri do të jetë një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

Por, hapi i parë nis nga kjo e premte, kur në rendin e ditës së seancës plenare në Kosovë do të jenë pikërisht shqyrtimi i pr.ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; shqyrtimi i pr.ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës; si dhe shqyrtimi i pr.ligjit për shërbimin në FSK.

Top Channel