Wake Up/ Trendet e vitit; dekori festiv vetëm me materiale të riciklueshme

14/12/2018 11:35

Pemët shumëngjyrëshe; nga e bardhë në rozë, kërkesat për pemë në ngjyra të ndryshme këtë sezon janë kthyer në një trend, një nga më të fundit është edhe dekori patriotik, provoni ta dekoroni pemën e Krishtlindjes në ngjyra kuq e zi.

Një tjetër trend janë dhe materialet e riciklueshme ose dekor që vjen nga vetë natyra. Nëse shihni njerëz që kanë dalë për të mbledhur gjethet e rëna ose boçe të thara pishe ata e kanë një arsye.

Anisa Lloja, sipërmarrëse ishte e ftuar sot në ” Wake Up” ku na tregoi disa nga detajet rreth dekorit festiv të këtij fundviti.

Top Channel