E enjte, 13 Dhjetor 2018
20:34
Kavajë/ 200 romë jetojnë në ish-repartin ushtarak. Me 3 banja e një çezmë

36 familje rome janë strehua në një ish repart ushtarak në periferi të qytetit të Kavajë prej dy muaj e gjysmë. Kjo është zgjidhja që ka gjetur Bashkia Kavajë në mungesë të banesave sociale. Jetesa e këtyre familje në ish repartin ushtarak vjen nëpërmjet kamerës së Fiks Fare, ku rreth 200 persona ndaj midis tyre vetëm 3 tualete.

20:10
“Prostituta” ngjitet në skenë; Drama është shkruar nga Leka Bungo vite më parë në SHBA

Drama “Prostituta” sipas autorit Leka Bungo është një histori e vërtetë deri në dhimbje. Jao zë fill në vitet nënëtdhjetë ku një 16 vjeçare bie pre e prostitucionit në moshë të brishtë dhe pas shumë vitesh gjithçka kërkon është hakmarrja.

19:42
Nga FSK në ushtri, me ‘bekimin’ e SHBA

Ndërsa Kosova përgatitet të shndërrojë forcat e saj të sigurisë në ushtrinë e saj të ardhshme, me votimin që do të mbahet të premten në kuvend, reagimet nuk mungojnë. Ndër më entuziastët është ai i ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sipas të cilit, votimi është historik për Kosovën.

19:10
Ferrari dhe Mercedes, rivalitet edhe për Mick Schumacher

Botërori i Formula 1 është mbyllur, por rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit po vijon.

19:09
Senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

Senati amerikan ka në plan të votojë të enjten një rezolutë për dhënien fund të mbështetjes amerikane për ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite në luftën civile në Jemen.

19:05
Champions/ Juventusi, si Milani dhe Liverpuli

Juventus mbete një nga skuadrat më të kuotuara për të fituar Ligën e Kampioneve këtë sezon, pavarësisht rezultateve aspak ekzaltuese në pjesën e dytë të grupeve.

19:00
Kryemadhi-anëtarëve të LSI: Hidhni kartat e anëtarësisë, dilni në protestë

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje anëtarëve të LSI që të hedhin kartat e anëtarësisë dhe të dalin në protestë në mbështetje të studentëve. Gjatë fjalës së saj ajo tha se ndihet mëkatare që nuk ka bërë asgjë më përpara për studentët dhe sot duhet të flasë.]

18:48
Revolta e studentëve, grisin dhe djegin logot e partive

Në 10 ditë protestë studentore ka pasur zëra për përçarje, infiltrim të forumeve rinore të partive, kontroll nga opozita, mazhoranca apo forca të treta, por me aktin që kanë ndërmarrë sot duke u bashkuar përpara Parlamentit dhe më pas drejt Kryeministrisë, studentët i kanë treguar shqiptarëve forcën e vërtetë të rinisë.

18:45
“Magjistari” i merkatos, Marotta te Inter

Nëse Juventus në të gjtihë këto vjet ka arritur të kthehet në një makineri fituese me tituj dhe financa në futbollin italian, këtë ia dedikon mbi të gjithave edhe punës së jashtëzakonshme të administratorit të deleguar.

18:27
5000 euro për seks të pakufizuar në ishullin privat

Festivali 4-ditor i “seksit” do të zhvillohet nesër në një ishull të paidentifikuar, me njerëz të etur për seks që paguajnë rreth 5000 euro për biletë.

18:01
Çmimi i naftës, PD vijon protestat 1 orëshe në rrethe

Partia Demokratike ka organizuar protestat e radhës në disa qytete të vendit. Në Durrës, Shkodër, Lushnje dhe Berat degët lokalë kanë protestuar edhe duke bllokuar lëvizjen në rrugët nacionale.

17:32
Edhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë apelon për dialog

Pas Kishës katolike, edhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë apelon për një marrëveshje veprimi mes qeverisë dhe studentëve.

17:32
Moderatorja e njohur nënë e dy fëmijëve për 1 vit e gjysmë: Më ka ndryshuar jeta!

Iva Mera ishte e ftuara e Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel.

17:12
Rama ia “ngec” universiteteve: Kjo protestë lidhet me ju

“Protesta është shuplakë për qeverinë, por kjo protestë lidhet me ju. Studentët nuk e dinë se nga burojnë tarifat”.

17:07
Wenger ka një këshillë për Zidane: Puno në…

Arsene Wenger ka këshilluar patriotin e tij Zinedine Zidane që të nisë një aventurë në Angli nëse dëshiron që të jetë trajner në elitën e futbollit botëror.

16:55
KLP do ta zhvillojë mbledhjen e parë në datë…

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e parë në datën 17 dhjetor.

16:34
Shkodra dhe Berati në protestë

Banoret e Shkodrës po protestojnë për të tretën ditë me radhë në hyrje të qytetit.

16:30
Salianji qëllon me letra Ramën: Je ngelës, sezoni yt ka marrë fund! – FOTO

Sapo Rama nisi të fliste Salianji iu drejtua kryeministrit me fjalët “Ti je ngelës”, ‘Ska më sezon për ty”, ndërsa hedh në drejtim të tij disa fletë nga ligji i Arsimit.

16:21
Prishet një godinë 3-katëshe te Astiri

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër godinë 3-katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, duke i hapur rrugë projektit.

16:07
Top Talk/ Ngjela: Rama dhe opozita kërkojnë destabilizimin e vendit

Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, u shpreh se Rama dhe opozita u munduan ta përdornin protestën e studentëve për të destabilizuar vendin.

15:59
Top Talk/ Ngjela: Studentët kuptuan që janë të varfër nga korrupsioni shtetëror

I ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, avokati Spartak Ngjela foli mbi protestën e studentëve, duke deklaruar se ata e kuptuan që “varfëria e tyre dhe familjeve të tyre është si pasojë e korrupsionit”.

15:43
Masakra e pyjeve. Qytetarët denoncojnë prerjen e pemëve në Fushë-Arrëz

Masakra e pyjeve të vendit tonë vazhdon.

15:40
Pretenca për Rexhep Rrajën, prokuroria kërkon…

Prokuroria e Krujës paraqiti në gjykatë pretencën ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për veprën penale të përndjekjes ndaj ish të dashurës, Xhisiela Malokut.

15:37
Rihapet tenderi i unazës. Loti i parë 20 milionë euro, kontrata u prish me DH Albania

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur tenderin për ritenderimin e ndërtimit të mbikalimit tek sheshi “Shqiponja”.

15:29
Konfiskim pas falsifikimit. OST nis procedurën për t’i sekuestruar 3,4 milionë euro të “DH Albania”

Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Autoriteti Rrugor shqiptar kanë nisur zyrtarisht procedurat për të konfiskuar sigurimin e kontratës të kompanisë DH Albania në të dy tenderat respektivë, atë të linjës Burrel-Peshkopi dhe tenderin e Unazës së Re.

15:22
Meta kthen buxhetin; Reagon Rama: Përpjekje për të penguar dialogun

Për herë të parë në historinë demokratike të Shqipërisë, një President i Republikës rikthen për shqyrtim në Parlament buxhetin e shtetit.

15:15
KPA shtyn vendimin për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka dalë përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), për seancën publike të rivlerësimit në këtë stad të dytë të vetting-ut.

15:10
Kuvend/ Rama: Kërkesat, gati t’i plotësojmë!

Edi Rama pranoi nga foltorja e Parlamentit se protesta e studentëve ishte një leksion demokracie, duke treguar se si i lexon ai zhvillimet e ditëve të fundit.

15:01
Protesta, studenti mysliman falet larg turmës

Teksa mijëra studentë kërkonin para Parlamentit që kryeministri Edi Rama të pranonte 8 kërkesat e tyre, njëri prej të rinjve protestues është shkëputur nga turma dhe midis Parlamentit e xhamisë së “Namazgjasë” është filmuar duke u falur.

14:52
Lleshaj: Nuk ka procedim për studentët

Procedimi penal i nisur ndaj 23 studentëve së bashku me pedagogun Edmond Tupe dhe artistin Robert Aliaj bëri jehonë në media të mërkurën, por ky lajm u përgënjeshtrua nga foltorja e Parlamentit nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

14:52
Studentët nuk tërhiqen, protesta zhvendoset te Kryeministria. Bashkohen dhe qytetarë (FOTO)

Pas rreth 5 orëve që protestuan paqësisht përballë Parlamentit, duke kërkuar nga qeveria përmbushjen e 8 kërkesave të tyre, mijëra studentë kanë vendosur të zhvendosin tubimin para Kryeministrisë, pasi sipas tyre është shefi i qeverisë Edi Rama ai që duhet t’u përgjigjet.

14:48
LSI kundër oligarkëve. Kryemadhi i përmend me emër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar me emër dhe mbiemër biznesmenët që marrin miliona euro nga fondet publike, ndërsa kërkesat e studentëve për rritje të buxhetit për arsimin nuk plotësohen nga kryeministri.

14:28
Modelja e Playboy nis palestrën, tregon rezultatin (Foto)

Lindsey Pelas ka nisur palestrën dhe ka treguar rezultatin e stërvitjes së saj intensive në rrjetet sociale.

14:11
Ndërhyrja e Muller, t’i thuash kafshëri është pak (Video)

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Ajax për një ndërhyrje shumë të ashpër me takë në kokën e Nicolas Tagliafico.

14:11
Erdogan nuk i ndahet Gulenit: Do të përndjekim financuesit e mbështetësve të tij

Turqia do të ndërmarrë nisma të reja për të shënjestruar financimin e mbështetësve të klerikut Fethullah Gulen jashtë kufijve të vendit. Deklaratën e bëri presidenti Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara.

14:06
Kthimi i “Buxhetit 2019”, Rama: Presion mbi studentët

Pas mosdekretimit të papritur të ligjit për “buxhetin 2019” nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka ardhur menjëherë reagimi i kryeministrit Rama në rrjetet sociale.

13:54
Mbaroi seanca, studentët zhvendosen para Kryeministrisë

Me mbarimin e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, edhe studentët protestues jashtë ambienteve të tij zgjodhën të ndryshonin vendin e qendrimit, duke u zhvendosur drejt sheshit përpara Kryeministrisë.

13:42
Meta kthen për rishqyrtim ligjin për “Buxhetin 2019”

Në një njoftim të papritur në mesin e një dite me zhvillime të pafundme, brenda dhe jashtë Parlamentit, kreu i Shtetit shqiptar Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim projektligjin për buxhetin e vitit 2019, i miratuar vetëm pak ditë më parë nga shumica qeverisëse në Kuvend.

13:35
NBA, Toronto s’di të ndalet. Mposht edhe kampionët e Golden State

Toronto di të ndalet më në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra kanadeze fitoi edhe sfidën më të shumëpritur të sezonit, atë me Golden State, të cilën e mundi me rezultatin 113-93.

13:25
Ish-avokati i Trumpit, drejt një burgu që “do t’i kthejë lirinë”

Michael Cohen tha në gjyq se, ka jetuar në një burg personal e mendor në kohën kur punonte për Donald Trumpin, dhe se dënimi me 3 vite heqje lirie, në mënyrë ironike do t’i kthejë praktikisht lirinë.

13:23
Homeland 5 – Episodi 6

Keri i tregon Saulit teorinë e saj, por ai ka dyshime. Sauli përballet me Alisonën kur kupton që ka qenë nën vëzhgim. Keri i kërkon ndihmë Otos, ndërkohë që Kuini e gjen veten në një ndërtesë plot me xhihadistë të dënuar.

13:19
Mediet ndërkombëtare, jehonë protestës studentore në Shqipëri

Protestat studentore në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen më së shumti të “Washington Post”, i cili i ka bërë një mbulim më të plotë situatës, duke e ndjekur për disa ditë rresht.

13:10
Ish-zëvendësi i Obamës, Biden mund të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden po mendon të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.

12:58
Fier, protesta për mungesën e dëmshpërblimeve të shpronësimit

Në Fier kanë protestuar një pjesë e banorëve që kanë marrë vetëm këstin e parë për shpronësimin e tokës së tyre, në gjurmën e “By-pass”-it të Fierit.

12:47
Inter, shfaqen hijet e Mourinhos, Contes e Simeones mbi Spallettin

Interi nuk mundi dot të kualifikohej për në raundin e 1/8-ave të finaleve të Champions League dhe kjo ka bërë që të tronditen ndjeshëm pozitat e trajnerit Luciano Spalletti, i cili për më tepër është vënë edhe në shënjestrën e kritikave të tifozëve zikaltër.

12:40
Refuzuan dialogun, Rama-studentëve: Dobësi! Po mbani peng 8 kërkesat

Grumbullimi i mijërave prej tyre e detyroi të kërkonte falje për termin “ngelës”, të tërhiqet VKM-në për tarifat e provimeve të mbetura, e mbi të gjitha të pranonte sot në Kuvend, se protesta ishte shuplakë e fortë për qeverinë e tij, dhe për më tepër është gati të dialogojë për 8 kërkesat e tyre.

12:38
Rudina Hajdari në Kuvend, shkel vendimin e grupit të PD: Studentët, të lodhur nga politikanët

Pak ditë pasi njoftoi se ishte gati të linte mandatin e t’iu bashkohej studentëve, deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka qenë sot në seancën plenare të Kuvendit, duke mbajtur një fjalim të fortë nga foltorja, por duke shpëtuar njëkohësisht edhe mandatin.

12:32
Gabimet më të zakonshme të amvisave për festa

Shpesh nëpër raste ditëlindjesh e festash, shumë amvisa bëjnë disa gabime në shtrimin e tavolinës.

12:31
ARRSH rihap procedurat për lotin e parë të Unazës së madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar rishpalljen e procedurave garuese për lotin e parë të “Unazës së madhe” të Tiranës, që ka të bëjë me rehabilitimin e segmentit rrugor nga mbikalimi te “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotullimi i “Shqiponjës”.

12:25
Wake Up-Viktor Zhusti fton publikisht Edi Luarasin të bashkëprezantojnë Festivalin

Viktor Zhusti këtë fundvit do e shohim edhe në moderimin e festivalit të RTSH.

12:20
Studentët e prisnin në shesh, Rama foli dhe u largua nga Kuvendi (Foto)

Paraditen e kësaj të enjteje, gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Rama pranoi se protesta studentore e ka “shkundur” qeverinë me një shuplakë, por u kërkoi studentëve dialog, pse jo edhe në ambientet e Parlamentit.

12:20
Problem me kondicionerin, tym te Ministria e Jashtme (FOTO+VIDEO)

Godina e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme është përfshirë nga tymi.

12:18
Wake Up – Viktor Zhusti provokon publikun me “Prostituta”

Në ditën e Krishtlindjeve një vajzë e re e cila ka rënë pre e prostitucionit vjen të rrëfehet te prifti.

12:12
Wake Up-“Këpucët e Krishtlindjes”, nisma për fëmijët e zbathur

Kohët e fundit në Tiranë janë ndërmarrë një sërë fushatash për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë , apo familjeve që s’kanë kushtet e nevojshme për të përballuar stinën e ftohtë të dimrit.

12:05
Ministri Lleshaj: Asnjë procedim ndaj studentëve e pedagogëve!

Në fjalën e tij të parë në një seancë plenare që prej emërimit dhe dekretimit si ministër i Brendshëm, Sander Lleshaj ka dashur të saktësojë për opinionin publik se “nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu, apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit”.

11:54
Francë-Gjermani bashkojnë forcat kundër trafikut të armëve në Ballkan

Miliona armë të lehta që qarkullojnë në Ballkan “përfaqësojnë një kërcënim madhor për sigurinë europiane”, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, i cili sqaroi se për këtë arsye, Parisi dhe Berlini kanë vendosur të bashkojnë forcat kundër trafikut të armëve në rajon.

11:47
Ushtria e Kosovës, reagimet në pritje të seancës së Kuvendit

Të premten, Kosova i hap rrugën krijimit të ushtrisë së saj, por Serbia kërcënon me reagim ushtarak. Një deklaratë e tillë përbën pikën kulmore të përshkallëzimit të ri të krizës mes dy vendeve, që nisi pas pengimit të bërë nga Beogradi, anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

11:43
Wake Up – UNICEF: Martesat zgjidhje nga halli…

Gjatë vitit 2017, në Shqipëri 3800 adoleshente u martuan.

11:42
Ftesat nga Gjykata Speciale, Haradinaj u bën thirrje ish-komandantëve: Mos u fshihni!

“Askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nënvizoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e pastër dhe kjo do të dëshmohet në të gjitha proceset.

11:22
Procedimet penale ndaj protestuesve, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit del me deklaratë lidhur me protestat e studentëve gjatë ditëve të fundit, ku më e madhja kulmoi të martën para ministrisë së Arsimit, për tu mbyllur te Kryeministria.

11:21
Rama: Sot të ulemi për të ardhmen, loja të marrë fund!

“Gati t’i plotësojmë një për një kërkesat e studentëve, por duhet një dialog me studentët në sy të publikut, për universitetin”, tha kryeministri Rama në vijim të fjalës së tij gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, duke shtuar se fton këdo që është i interesuar dhe i sinqertë të dialogojë.

11:18
Kryemadhi: Rama po largon 400 mijë të rinj

Protesta e studentëve u komentua në një konferencë për shtyp nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

11:17
Europa League ndan biletat e fundit nga faza e grupeve

Mbrëmjen e kësaj të enjteje mbyllet faza e grupeve të Europa League, teksa priten të jepen edhe verdiktet e fundit sa i përket kualifikimit për në 1/16-at e finaleve.

11:15
Kuvend, ministrja Nikolla: Reforma, sistemike. E gatshme për çdo përgjegjësi

Në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së sotme plenare ka folur edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

11:11
Rama i fton për dialog në Parlament, studentët: Janë pallavra qeverie!

Mijëra studentë janë vendosur para Parlamentit, duke kërkuar përmbushjen e 8 kërkesave që i kanë drejtuar qeverisë Rama dhe njëkohësisht thërrasin të gjithë bashkë: “Ulni tarifat!”.

10:57
Rama “lexon” protestën: Shuplakë qeverisë, grusht opozitës, shpresë shoqërisë!

“Leximi im i protestës së studentëve është: protesta i dha një shuplakë qeverisë, i dha një grusht opozitës, ndërkohë që i dha një shpresë shoqërisë”.

10:52
Incidenti në Kuvend, Boçi i hedh ligjin e Arsimit të Lartë kryeministrit Rama

Një incident është shënuar gjatë punimeve të seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që jashtë tempullit të demokracisë protestojnë studentët me 8 kërkesat e panegociueshme të tyre.

10:41
Rama nga foltorja: Doktoresha e Shkencave do të mbetet me çizmen e LSI-së

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama ftoi sërish studentët në dialog, e t’i nxjerrë ata nga qorrsokaku ku kërkon t’i fusë opozita.

10:33
Live në YouTube: Studentët protestojnë para kryeministrisë

Protestat e studentëve u zhvendosën nga Parlamenti te Kryeministria.

10:28
KPA, nis seanca për Alma Bratin. Pritet vendimi për kreun e Kushtetueses

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur këtë të enjte seancën për gjyqtaren Alma Brati, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, e cila mori konfirmimin nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

10:19
Kuvend, nis seanca për kërkesat e studentëve

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare të kësaj të enjteje, aty ku vendin kryesor të debatit e kanë zënë protesta studentore dhe amendamentet e dorëzuara nga LSI-ja për buxhetin e vitit 2019, të cilat sipas tyre reflektojnë edhe përmbushjen e menjëhershme të 8 kërkesave të studentëve që protestojnë prej 10 ditësh.

10:12
Studentët nëpër rrethe, Shkodra e Elbasani “mësyjnë” Tiranën

Ndërkohë që studentët që protestojnë prej 10 ditësh kanë marshuar përmes bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të mbërritur para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për të protestuar atje këtë të mërkurë në vazhdën e punimeve të seancës plenare, shumë studentë e nxënës të tjerë vijojnë protestat e tyre nëpër rrethe.

09:56
Protesta e studentëve, Imzot Frendo: Dialogu, rruga e vetme drejt paqes e zgjidhjes së drejtë

Kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo apelon për dialog në mesazhin e përcjellë lidhur me protestën studentore, e cila ka hyrë në ditën e 10.

09:46
May niset drejt Brukselit pasi i mbijetoi mocionit të mosbesimit

Theresa May është nisur sërish drejt Brukselit për të marrë pjesë në samitin e BE-së, vetëm pak orë pasi i mbijetoi një mocioni mosbesimi për kreun e Partisë Konservatore. Kryeministrja është vënë në ëkrkim të angazhimeve të detyrueshme ligjore nga udhëheqësit e Bashkimit Europian mbi kufirin irlandez, një nga pengesat kyçe për deputetët britanikë që kundërshtojnë marrëveshjen e saj të “Brexit”-it.

09:26
Tjetër fitore për studentët, dorëhiqet “Kumbari” i Arkitekturës

Rrëzimi i pikës 4 në VKM-në mbi arsimin e lartë, që i tarifonte për provimet e bartura, duket se nuk është vetëm një nga fitoret që kanë arritur studentët me protestën e tyre, e cila vijoi deri një ditë më parë e ndarë në dy fronte, para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

09:18
U plagos rëndë në protestë, operohet me sukses në Turqi efektivja Muka

Plot 3 javë pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, një protestë që u shoqërua edhe me akte dhune mes tyre dhe policisë, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka ka përfunduar me sukses operacionet e domosdoshme në Turqi.

08:58
Protesta e studentëve zhvendoset para Kuvendit (Foto)

Studentët protestuan ditën e mërkurë në dy fronte, ndërsa këtë të enjte duket se do t’iu shtohet edhe një i tretë. Zhvilimi i seancës plenare të Parlamentit do t’i zhvendosë protestuesit para ndërtesës së Kuvendit.

08:41
Treni përplaset me lokomotivën në Turqi, 7 të vdekur e 46 të plagosur

Plot 7 vetë kanë mbetur të vdekur pasi një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur me një lokomotivë në kryeqytetin turk gjatë kësaj të enjteje, sipas njoftimi të zyrës së guvernatorit të Ankarasë, i cili përkesoi në këtë mënyrë një bilanc fillestar prej vetëm 4 viktimash.

08:23
Kretë, kapen 6 tonë hashash çokollatë në anijen “Noka”

Organet greke në Kretë kanë zbuluar të paktën 6 tonë hashash çokollatë në 8 konteinerë që transportonte anija “Noka”, që vinte nga Siria.

08:14
Përplasja për pronat e minoritarëve në jug të vendit, Tirana i përgjigjet Athinës

Tirana zyrtare reagoi në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, e cila thotë se qeveria shqiptare po i jep në mënyrë arbitrate pronat private të minoritarëve grekë për projekte turistike.

05:44
Skandali seksual, Papa largon dy kardinalë nga grupi i këshilltarëve të tij

Papa Françesku ka larguar nga grupi i tij i këshilltarëve të ngushtë, dy kardinalë të goditur nga skandalet e abuzimit seksual, duke përfshirë edhe ministrin e tij të ekonomisë, australianin George Pell, tha të mërkurën Vatikani.

04:58
Berlusconi: Të rrëzojmë qeverinë e paaftë të Salvinit

“Ne nuk duhet të ndryshojmë manovrën, por qeverinë, e përbërë nga të paaftë”. Këtë ka deklaruar presidenti i “Forza Italia”, kavalieri Silvio Berlusconi në një rikthim të tijin në media, duke vënë në dukje se nuk ka asnjë aspekt të ligjit të buxhetit, kaq shumë të kritikuar nga Brukseli për t’u shpëtuar.

04:09
UEFA çon Champions-in në fundjavë, ideja diskutohet me klubet

Bota evoluon me shpejtësi dhe me të njëjtin ritëm kërkon të ecë edhe futbolli, ndërsa në rastin konkret është UEFA, së bashku me klubet e mëdha europiane, të cilat duan të sjellin një ndryshim shumë të rëndësishëm.

03:26
ShBA-të i kërkojnë OKB-së të forcojë qëndrimin ndaj programit bërthamor të Iranit

Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që të forcojë qëndrimin e saj për të parandaluar Iranin në zhvillimin e raketave balistike dhe kryerjen e testeve bërthamore, tha të mërkurën Sekretari Amerikan i Shtetit.

02:41
INSTAT: Papunësia u ul; Të dhënat zyrtare për tremujorin e tretë të këtij viti

Papunësia në Shqipëri pësoi një ulje të lehtë në tremujorin e tretë raporton Instituti i Statistikave duke arritur në 12,2%, 0,2 pikë përqindje më pak se tremujori i mëparshëm.

02:02
Dënohet me 3 vjet burg dhe 1.4 mln dollarë gjobë ish avokati i Trump

Ish avokatit personal të Donald Trump i janë dhënë tre vite burg për t’i vuajtur në një burg federal, plus një gjobë prej 1.4 milon dollarësh.

01:24
Italia ul deficitin buxhetor, ka optimizëm për marrëveshje me Brukselin

Qeveria italiane ka pranuar të ulë deficitin në projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, tha të mërkurën kryeministri Giuseppe Conte, ndërsa Komisioni Evropian deklaroi se është bërë përparim i mirë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes mbi buxhetin e vendit.

00:47
Ademi takon Ceferin, UEFA premton mbështetje për futbollin e Kosovës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin priti në selinë e tij presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu.

00:15
Protesta studentore sot zhvendoset para Parlamentit?!

Protesta para kryeministrisë nuk ka afat. Me kalimin e orëve studentët u reduktuan, por një pjesë e tyre do e kalojë sërish natën poshtë zyrës së Kryeministrit.

E mërkurë, 12 Dhjetor 2018
23:40
Autoritetet franceze: Atentatori i Strasburgut mund të jetë larguar nga vendi

Prokurorja anti-terror e Francës u ka thënë gazetarëve se agresori i Strasburgut bërtiti “Allahu Akbar”, ndërsa hapi zjarr ndaj njerëzve në një treg të Krishtlindjeve.

23:15
Ekzekutohet në Athinë një 43-vjeçar nga Fieri, dyshohet për larje hesapesh

Një shtetas shqiptar, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kritis”, që ndodhet mes shesheve “Karaiskaqi” dhe “Omonia” në kryeqytetin grek, Athinë.

23:06
Juve humb, por ruan vendin e parë, barazim spektakolar në Amsterdam

Juventusi u mposht me rezultatin 2-1 në transfertën zvicerane ndaj Young Boys-it, por gjithsesi arriti të mbyllë në vendin e parë, fazën në grupe të Ligës së Kampionëve.

22:45
“Ndryshuat historinë”; SHBA, BE dhe OSBE përshëndesin ngritjen e KLP dhe KLGJ

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE dhe OSBE përshëndetën krijimin Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

22:34
May i mbijeton votëbesimit, por marrëveshja e Brexit mbetet pa konsensus

Kryeministrja britanike Theresa May i shpëtoi një mocioni besimi brenda partisë së saj konservatore, pasi mori 200 vota në favor, nga 317 votues në total.

22:05
Konstituimi i KLGJ e KLP, OSBE: Institucione themelore për drejtësinë

Për ngritjen e dy institucioneve të reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ ka reaguar edhe OSBE.

22:03
Top Story/ Lazarati mes mjerimit dhe braktisjes totale nga qeveria

Lazarati e ka lënë pas të kaluarën e tij të hidhur. Por, për këta banorë, më e hidhur se e kaluara, sot po bëhet gjendja e tyre ekonomike. Dhe këtu nuk po flasim për një fshat të thellë, që ka më pak familje se gishtat e dorës. Por për një komunitet, që ka gati 3500 banorë, më shumë se disa qytete të vogla të Shqipërisë.

21:50
Top Story/ Provat e munguara dhe një gjyq i montuar ndaj 11 të rinjve për vrasjen e efektivit Basha

Nëse lexon me kujdes në vendimin prej 260 faqesh të gjykatës, që ka dënuar 11 persona për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, aty në radhë të parë vihet re që mungon prova kryesore. Arma e krimit, plumbi, dhe faktorë plotësues të personave të akuzuar.

21:41
Top Story/ E ëma e vëllezërve Boci: Nuk e vranë djemtë e mi, efektivin Basha

Shqiponja Boci jeton mes vuajtjeve për dënimet e djemve të saj, Bajram Bocit dhe Elvis Bocit. Ajo rrëfen për Top Story, se oficerët e policisë kanë arrestuar gabimisht djemtë e saj, pasi nuk kanë asnjë provë.

21:34
Top Story/ Vrasja e efektivit Basha, Hoxha: Gabimi ishte i Policisë!

Pas aksionit kryesor në vitin 2014, Lazarati do të mbahej nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të forcave të rendit. Por incidentet nuk do të mungonin. Një vit më pas, në 24 qershor 2015, vritet efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.

21:26
Top Story/ Aksioni në Lazarat, u arrestuan 200 banorë të fshatit, por asnjë bos droge

Asnjë trafikant i dënuar. Asnjë lidhje kriminale e zbuluar. Asnjë rrjet, vendas ose ndërkombëtar, nuk u zbulua. E ndërkohë që këta trafikantë shihnin në televizor, tymin që dilte nga Lazarati, policia futi në burg mbi 200 banorë të fshatit.