Për ngritjen e dy institucioneve të reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ ka reaguar edhe OSBE.

OSBE ka përgëzuar prokurorët dhe gjykatësit, pasi sipas saj zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë.

“Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”, thuhet në reagim.

Top Channel