Dy ndeshje, dy barazime në Conference League, sa janë përfitimet financiare të Egnatias?
Toronto di të ndalet më në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra kanadeze fitoi edhe sfidën më të shumëpritur të sezonit, atë me Golden State, të cilën e mundi me rezultatin 113-93.
Në këtë përballje, ata që morën përsipër të drejtojnë skuadrën kanadeze drejt fitores ishin Kyle Loëry, me 23 pikë e 12 asiste, dhe Serge Ibaka, me 20 pikë e 12 topa në tabelë. Te Warriors, i vetmi që bëri diferencën ishte Kevin Durant, me 30 pikë, ndërsa Curry e mbylli sfidën me vetëm 10 pikë të shënuara.
Cleveland mundi Neë Yorkun 113-116 në “Quicken Loans Arena”, një rezultat ky që rezulton disi surprizë, duke parë formën jo të mirë që po gëzon skuadra nënkampione e NBA-së. Ajo ndaj Knicks ishte fitorja e 7 sezonale për Cavaliers, që tashmë e shohin veten në vendin e tretë nga fundi në Konferencën e Lindjes.
Protagonist të ndeshjes për Cleveland u bënë Jordan Clarkson, me 28 pikë të shënuara, i ndjekur nga Hood me 23 pikë, Sexton me 19 dhe Dellavedova me 15 pikë.
Fitore të rëndësishme arriti edhe New Orleans në ndeshjen e radhës në NBA. Pelicans mundën një prej ekipeve më në formë në Konferencën e Perëndimit, Oklahomën, me rezultatin 118-114.
Njeriu i sfidës për New Orleans u bë Anthony Davis, me 44 pikë të shënuara e 18 topa në tabelë, duke vënë kështu kandidaturën për çmimin “MVP” i sezonit. Por, te Pelicans u dalluan edhe Randle me 22 pikë e 12 topa në tabelë, si dhe Holiday me 20 pikë e 10 asiste.
Dallas Mavericks mundi Atlantën 114-107, në një ndeshje që përmbante në vetvete edhe sfidën mes dy debutuesve në NBA, Donçiç dhe Young. Të dy basketbollistët janë vënë përballë njëri-tjetrit disa herë, me sllovenin që ka shkëlqyer më shumë sesa rivali i tij.
Sa i përket kësaj sfide, Donçiç e mbylli me 24 pikë e 10 topa në tabelë, statistika këto të ngjashme me ato të Young, me 24 pikë e 10 asist. Por, për të fituar këtë ndeshje, përveç Donçiçit Dallasi i besoi edhe Jordan, me 11 pikë e 11 topa në tabelë, e Barnes me 25 pikë.
Top Channel