Në Fier kanë protestuar një pjesë e banorëve që kanë marrë vetëm këstin e parë për shpronësimin e tokës së tyre, në gjurmën e “By-pass”-it të Fierit.

Janë rreth 100 familje, të cilat thonë se nuk kanë marrë asgjë.

Ndërkohë që punonjësit e firmave nënkontraktore të “By-pass”-it të Fierit kërkojnë pagat e munguara që prej dy vitesh.

Që prej asaj kohe, ata protestojnë duke bllokuar punimet. Pasi bllokuan për rreth 30 minuta rrugën nacionale Fier-Seman, protestuesit ndërprenë punën e mjeteve të “By-pass”-it të Fierit.

Top Channel