Të pyetur nga Top Story për emrat e trafikantëve, banorët në kamera të gjithë kanë frikë të flasin. I vetmi që guxon, deri diku është mjeku i nderuar me orgjinë nga ky fshat.
Top Story duke shpjeguar se si hyri hashashi në Lazarat dhe si u përhap në shumicën e familjeve, përmes intervistave ekskluzive sjell dëshmi se kush ishin Administratorët e vërtetë të drogës dhe si e nxirrnin në tregun europian.
Top Story përmes dëshmive, bisedimeve dhe intervistave brenda në fshatin e Lazaratit, solli në vëmendje se çfarë ndodhte brenda këtij fshati, gjatë viteve ku ky fshat u pushtua nga mbjellja dhe kultivimi i Hashashit. Top Story bisedoi me një ish-punëtor në arat e hashashit, i cili në atë kohë vinte që nga larg për të punuar në Lazarat.
Kërkimi shkencor është fjalë e huaj për studentët, ndërsa laborantët pranojnë që për shkak të mungesës së fondeve bazën materiale e blejnë vet për të mos penguar studimin.
Kroati dëshmor i albanologjisë, Milan Shuflaj u përkujtua në një event të quajtur ditët kroate, por që më shumë kishte për bazë ndërtimin e urave ndërmjet dy vendeve.
Pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u zgjodhën anëtarët e këtyre dy institucioneve, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Me një shishe ujë në xhep dhe në krah shokun e tij, Mikel Beqiri, 19-vjeçar nga Lushnja, po proteston para Kryeministrisë. Studion për Financë-Bankë në Fakultetin e Ekonomisë në kryeqytet.
Studentët protestues po bëhen gati për të kaluar mbrëmjen përpara Ministrisë së Arsimit.
Profesor Artan Fuga ishte sot në lidhje Skype në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, për të diskutuar mbi ngjarjen më të përfolur të këtyre ditëve, protestën e studentëve.
Aktorja simpatike Esela Pysqyli ishte e ftuara e Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel, për të folur për premierën e filmit “Streha mes reve”.
Të dhënat e përditësuara të qeverisë së futbollit kontinental e vendosin Kategorinë Superiore në një pozicion jo të mirë në hierarkinë europiane.
Kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Europë, me një vlerë prej plot 2.3 milionë eurosh.
Gjyqtarët votuan qeverinë e tyre që quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor, në të cilin ata do të përfaqësohen nga gjashtë anëtarë të të gjitha shkallëve.
Komandanti i forcave të bashkuara aleate në Napoli, admirali amerikan James Foggo deklaroi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës përfaqëson vendimin sovran të Kosovës.
Të martën në tregun e krishtlindjeve në Strasburg një 29-vjeçar qëlloi duke vrarë tre vetë dhe plagosur mjaft të tjerë. Policia është në kërkim të tij, bëhet e ditur, se ai ka qenë i dënuar edhe më parë në Gjermani.
Valixhe prej kartoni, kapela kupolë dhe jelekët, këto janë rrobat tipike të emigrantëve siciliane të shekullit të shkuar.
Mercedes Benz ka vendosur të shpenzojë 20 miliardë euro për makina elektronike me bateri. 1 miliardë euro të tjera do të investohen në tetë fabrika baterish në Gjermani, Kinë, Tajlandë dhe SHBA.
Ndërkohë që në projektin e tij të fundit, Majk vendosi të vinte me një bashkëpunim, në këngën e tij të re, reperi i njohur ka zgjedhur të vijë vetëm dhe me një këngë dedikuar vajzave ose siç Majk i ka quajtur “Qikita”.
Organizatorët e Çmimit të Madh të Barcelonës në Botërorin e Formula 1 kërkojnë që kjo garë të qëndrojë në kalendarin e këtij kampionati edhe pas vitit 2019.
E ardhmja e skuadrës së çiklizmit Team Sky, ku bëjnë pjesë dy fituesit e fundit të Turit të Francës, Chris Froome e Geraint Thomas, është në dyshim.
Ivan Raktic është i destinuar të lërë Barcelonën në muajt e verës. Të paktën kjo është ajo që thekson “Catalunya Radio”, sipas së cilës, mesfushori kroat ka arritur tashmë marrëveshjen me klubin “blaugrana” për transferimin e tij te kampionët e Francës, PSG.
San Antonio Spurs duket se i ka lënë pas momentet e vështira që përjetoi ditët e fundit në NBA.
“DH Albania” është kthyer në një çështje pas skandalit 18 milion euro me lotin e parë të “Unazës së Madhe” të kryeqytetit, me kompaninë që ka falsifikuar disa të dhënat për aktivitetin e saj dhe për datën e themelimit, ndërsa ka fituar edhe një tender 11 milionë euro nga OST.
Protestuesit kanë bllokuar pasditen e së mërkurës rrugën Lushnje-Rrogozhinë.
Në mbledhjen e të mërkurës, qeveria miratoi në parim marrëveshjen me qeverinë gjermane për fazën e tretë të bashkëpunimit financiar për projektin e rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama e konsideroi të sotmen si një tjetër ditë të humbur “me arsyen e mosarsyes”, duke iu referuar protestës së studentëve.
Studentët sot po protestojnë në dy fronte. Një grup me pankarta të bardha në duar te Ministria e Arsimit dhe grupi tjetër te Kryeministria.
Një shoqëri amerikane e mbështetur nga USAID do të asistojë OSHEE-në për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet në Qarkun e Shkodrës.
Senati Akademik i Universiteti i Tiranës, në një deklaratë për mediat ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me debatin për arsimin e lartë, dhe për protestën e studentëve.
Kompania e mirënjohur e sondazheve Gallup deklaroi se 60% e shqiptarëve do të braktisnin përfundimisht Shqipërinë nëse do të kishin mundësi.
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka rihapur tenderin për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi.
Dy vite më parë dhashë një intervistë për Radio Free Europe, që tërhoqi shumë vëmendje. Reagimet më të shumta erdhën për shkak të fjalisë ku thosha se zgjerimi i BE-së me Ballkanin nuk do të ndodhte. Shumë e vlerësuan qëndrimin tim të hapur, të tjerë e panë si diçka skandaloze dhe të papërgjegjshme, në një kohë kur vendet e Ballkanit përpiqen të përfundojnë tranzicionin.
Një ditë më parë mori jetë institucioni i parë i drejtësisë së reformuar në Shqipëri, KLP-ja ndërsa sot, siç iu drejtua ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjyqtarëve shqiptarë, iu takon atyre të japin të njëjtin shembull demokracie dhe vetëorganizimi si prokurorët dhe të zgjedhin të njëjtën linjë edhe gjyqtarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 8 kërkesat e tyre.
Deputetët e mazhorancës mbështesin kërkesat e studentëve, por edhe ata janë të mendimit se 8 pikat duhet të jenë pjesë e një procesi dialogu.
Protestuesit e njohur si “jelekët e verdhë” dolën në rrugët e Francës këto javët e fundit, duke ngritur zërin kundër kostos së lartë të jetesës.
Vetëm pak pasi kryeministri njoftoi përmes rrjeteve sociale paketën e shpërblimeve të fundvitit që do të ofrojë për pensionistët dhe për çdo foshnje të re që do të vijë në jetë nga familjet shqiptare, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila e ka quajtur atë si një “paketë turpi dhe fyerjeje për pensionistët dhe shoqërinë”.
Punimet në tezgjah janë një traditë e lashtë e vajzave dhe grave që endin prodhime për nevojat e familjes dhe të të afërmve të tyre.
Aksesorët janë mjaft domethënës pasi ato mund të nxjerrin në pah stilin dhe personalitetin tonë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje Kosovës të martën që të anulojë, ose të paktën të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se mund të ndërhyjë në rastin e arrestimit të shefes ekzekutive Meng Wanzhou të gjigantit kinez “Huawei”, nëse një gjë e tillë ndihmon në mënjanimin e përkeqësimit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kinën.
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka dënuar ndërtimin e tubacionit për mbartje të gazit natyror, duke thënë se projekti “Rrjedha Veriore 2” do t’i mundësojë Rusisë të kontrollojë furnizimet me energji në Europë.
Pasi shprehu dakortësinë e tij për 8 kërkesat e studentëve, duke theksuar se ato mund të plotësoheshin vetëm përmes dialogut, kryeministri Rama mësohet se ka ngritur një grup pune me bashkëpunëtorë të ngushtë, të cilët janë duke përgatitur propozime për secilën prej pikave të paraqitura nga studentët.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama bëri të ditur për herë të parë edhe shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.
Këtë të mërkurë, studentët janë sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit. Këtë herë ata kanë hequr pankartat dhe në duar mbajnë letra të bardha. Ata refuzojnë kërkesat për dialog, por duan t’iu plotësohen 8 kërkesat që kanë paraqitur.
“Historia e Lazaratit”, sjell sonte në Top Channel rrëfime ekskluzive sesi kultivohej kanabisi dhe kush ishin bosët e vërtetë të drogës.
Fshati Kadiaj është vetëm 5 km larg Lushnjes, por për të shkuar në qytet, banorëve u duhen të paktën 50 minuta.
Ndiqni sot në orën 18:30 intervistën ekskluzive me Daddy Yankee në kanalin e Top Channel në YouTube.
Vala e protestave në Francë dhe dhuna që i ka shoqëruar ato përgjatë këtyre 4 javëve të fundit, e ka pasur tashmë koston e saj tek ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës.
Për revistën “Time”, personi i vitit këtë radhë nuk është vetëm një. Ata janë shumë, janë një grup gazetarësh, me në krye disidentin saudit Jamal Khashoggi.
Rëshqitja e tokës në fshatin Vajkal të Bashkisë së Bulqizës ka bërë që disa shtëpi të plasariten.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka reaguar pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Pulat dhe mishi i tyre janë kthyer në një shqetësim për konsumatorët për shkak të videove alarmante në internet.
Modelja Kristina Baki e ftuar në ” Wake Up” rrëfeu se në fillim të karrierës së saj prindërit nuk kanë qenë dakord që ajo të bëhej një modele.
Regjisori Piro Milkani ka zgjedhur tu bëjë ai dhuratë të ftuarve në 80- vjetorin e lindjes; një përmbledhje me kujtime nga jeta e një artisti.
Me qindra gjimnazistë kanë dalë në rrugët e Parisit dhe disa qyteteve të tjera të Francës, për të protestuar ndaj reformave në arsim. Të dhënat e siguruara nga “Reuters” tregojnë se 450 shkolla u prekën nga ky aksion, ndërsa 60 gjimnaze u mbyllën krejtësisht.
Regjisori Piro Milkani, i ftuar në ” Wake Up”, tha se edhe ai sot e ndjen veten student.
Eksperti i komunikimit, Julian Zyla flet për protestën në ” Wake Up”.
Ish-zyrtarë të qeverisë së Kosovës dhe ekspertë ekonomie mendojnë se ekzekutivi aktual i saj duhet ta rinegociojë Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si CEFTA.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen ndeshjet e fundit të raundit të 6 të fazës së grupeve të Champions League, që do të plotësojnë edhe kuadrin e të kualifikuarave për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë.
Një automjet ka shpërthyer pak çaste më parë në zonën e njohur si “Kopshti Botanik” në kryeqytet, pasi ishte përfshirë më herët nga flakët.
Pas Asamblesë së Prokurorëve të një dite më parë, ka nisur këtë të mërkurë edhe mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve për të zgjedhur përmes votës anëtarët për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Prej orës 10 të kësaj të mërkure, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka dalë përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për seancën publike të rivlerësimit në këtë stad të dytë të vettingut.
Protesta studentore vijon ende, edhe pse ultimatumi për plotësimin e 8 kërkesave të tyre parashtruar qeverisë skadoi pasditen e së martës. Veç studentëve që janë mbledhur në kryeqytet, sërish përpara Ministrisë së Arsimit, edhe nëpër rrethe vijon grumbullimi i tyre.
Studentët protestojnë sërish për plotësimin e kërkesave të tyre.
Një 63-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “monedhë e garantuar”, i akuzuar tashmë për “falsifikim të monedhave”, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ajo që pritej, do të ndodhë! Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet gjatë kësaj të mërkure me një mocion mosbesimi brenda Partisë Konservatore, me deputetët konservatorë që do të votojnë nga ora 19 deri në 21, me orën tonë.
Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë se ka proceduar penalisht për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente, dhe për prishjen e rendit e qetësisë publike, 25 persona, mes të cilëve profesorë, aktivistë, por edhe përfaqësues të forumeve partiake.
Daljen urgjente për mediet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta ironizonte në rrjetet sociale.
Studentët kanë thirrur këtë të mërkurë një protestë ndryshe nga gjithë këto ditët e fundit, të heshtur e vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor, siç njoftohet.
Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 3 persona dhe plagosi 13 të tjerë, pas një serie të shtënash në qytetin lindor të Francës, Strasburg, mbrëmjen e së martës.
Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ndryshime në ligjin e buxhetit për vitin 2019, të cilat sipas kryetares Monika Kryemadhi plotësojnë automatikisht kërkesat e studenteve në protestë.
Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Europian përjashtuan mundësinë për më shumë negociata për Brexit të martën, por pranuan të kërkojnë më shumë mënyra për t’u ofruar më shumë siguri britanikëve, pasi kryeministri Theresa May mund të humbë rëndë në një votim parlamentar.
Shkon në 4 numri i viktimave si pasojë e një sulmi me armë në qytetin në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qytetin kufitar të Strasburgut të martën në mbrëmje, ndërsa të paktën 11 të tjerë janë të plagosur.
Juliette Binoche do të jetë presidentja e jurisë së festivalit Ndërkombëtar të 69 në Berlin, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri në 17 Shkurt të 2019-ës.
Zyrtarja më e lartë financiare e gjigantit kinez të telefonave Huawei, është liruar me kusht nga një gjykatë kanadeze.
Është një moment i artë për Monica Belluccin. Aktorja ka stiluar mbi tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, dhe ka zbuluar përpara gazetarëve që do të interpretojë role shumë të ndryshme në filmat që do të kemi mundësinë t’i shohim në të ardhmen dhe ku aktorja do impenjohet nga zhanri horror në atë historik.
Luciano Spalletti nuk e fshehu zhgënjimin, pasi Interi i tij nuk përfitoi nga “dhurata’ që i bëri Barcelona, për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studion e “Top Show”, në Top Channel, të cilën drejtuesi Alban Dudushi e shndërroi në një vend-takimi dhe dialogimi mes tij dhe disa studentëve.
Mbrëmje e “zezë” për futbollin italian në Ligën e Kampionëve, pasi Interi dhe Napoli nuk ia dolën të kualifikohen për në fazën e 1/8-ave, duke u renditur vetëm të 3-tat në grupet respektive, pozitë që gjithsesi i çon në Ligën e Europës.
Një ndër problematikat më të mëdha që kryeministri Rama ka renditur për universitetet, ka qenë çështja e komunikimit me bordet e administrimit të tyre, gjë të cilën e ka sqaruar edhe me shembuj konkretë.
Në diskutimin e tij live me studentët, në studion e emisionit “Top Show”, kryeministri Edi Rama dëgjoi dhe u mundua të sqarojë disa prej problematikave të këtyre të fundit, që prej 8 ditësh janë përfshirë në një protestë masive.
I pyetur nga një prej studenteve të pranishme në studio, ndoshta për të bërë më të qarta kërkesat e studentëve për kryeministrin, Rama tha se problemi kryesor për studentët në Shqipëri nuk është një nga 8 pikat, apo të gjitha pikat bashkë, por diçka tjetër…
Kryeministri Rama, i cili ishte i ftuar në studion e “Top Show”-t të Alban Dudushit mbrëmjen e së martës, në prani edhe të disa prej studentëve që protestojnë prej më shumë se një jave në rrugë, përpara Ministrisë së Arsimit, nisi të përgjigjej thuajse një për një të gjitha kërkesave.
Kryeministri Edi Rama në studion e Top Show në Top Channel.
I ftuar në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi, kryeministri Rama deklaroi se e mbështeste protestën studentore, kur kjo ka të bëjë me kërkesa të qarta të tyre, siç ishte ajo e heqjes së pikës 4 në VKM-në për tarifat arsimore.
Ashtu siç ishte njoftuar, mbrëmja e kësaj të marte e pa kryeministrin Edi Rama të ftuar të gazetarit Alban Dudushi në emisionin “Top Show”, ku padyshim temë diskutimi ishte protesta e studentëve.
Fituesi i biletave falas për katër ditë te ishulli i seksit është një 16-vjeçar i virgjër.
Dy persona raportohen të ketë vdekur, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur, tashmë i identifikuar, është ende në arrati.
Dy të vdekur dhe të paktën 9 të plagosur raportohen nga policia, pas një serie të shtënash në qytetin e Strasburgut, në lindje të Francës.
Nga 305 prokurorë që kanë mbetur në sistem, nga sitja e deritanishme e vettingut, 295 prej tyre votuan për “qeverinë” e ardhshme që do t’i përfaqësojë.
Një ish diplomat kanadez është arrestuar në Kinë, ndërkohë që punëdhënësi i tij, “Grupi i Krizës Ndërkombëtare”, thotë se po punojnë për ta liruar.
Pas votimit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të prokurorëve të kësaj të marte, prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku zgjodhi gjithashtu të mbante një fjalë përmbyllëse, pas mesazhit të shpërndarë një ditë më parë.
Pas transmetimit mbrëmjen e së hënës të një skandali që ka ndodhur në Policinë e Shtetit, ku sekseri Klodian Gagu tregoi lidhjet me punonjës të Komisariatit të Policisë së Kavajës, të cilët marrin përsipër të shesin provat e vendngjarjes, “Fiks Fare zbuloi këtë të martë emrat e punonjësve të Policisë së Kavajës të përfshirë në këtë çështje.
Ne lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, mjeti me targa AA979BR, me drejtues shtetasi A.I., 26 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K.Q., 59 vjeç, banues në lagje “Beqir Dardha”, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, në gjendje të rendë.
Policia në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur që të shpëtojnë një grua të cilën po e merte rrjedha e lumit Seman në vendin e quajtur “Çeligrad”.
Skadimi i afatit që i kishin vënë qeverisë për realizimin e kërkesave të tyre, solli në mbrëmje edhe ndarjen e studentëve në tre grupe.
Për Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike, protesta e studentëve është një thirrje për një dhjetor të dytë. Në ditën e përvjetorit të thmelimit të PD-së, ai u shpreh se gjithçka iu dedikohet studentëve.
Shkallët e para të Prokurorive në rrethe kanë votuar dhe kanë zgjedhur 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatë nga Prokuroria e Apeleve, fitojnë automatikisht. Ndërkohë që nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka triumfuar Kostaq Beluri, përballë Anila Lekës.
Rapidi i Vjenës ka angazhuar një prift në seancat e fundit stërvitore, për të bekuar skuadrën austriake në javën që i paraprin një sfide të rëndësishme në Europa League, kundër Glasgoë Rangers.