“Praktika mashtruese”/ Hetim i thelluar ndaj FIFA-s, Botërori i SHBA-së rrezikon të njolloset para startit!
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama bëri të ditur për herë të parë edhe shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.
Sipas asaj që shkruan Rama, qeveria ka vendosur që “pakoja” e Vitit të Ri për qytetarët pensionistë do të jetë 50 dollarë.
Por, Rama ka vënë theksin edhe te nisma më e re që do të nisë aplikimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm, e ashtuquajtura çek i bebeve, që tashmë nuk do të jetë më 5.000 lekë për fëmijë, por 400 dollarë për fëmijën e parë të një çifti, 800 dollarë për të dytin dhe 1.200 dollarë për të tretin.
“Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet bërë për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë tani, 5 vite më parë as mendoheshin”, shkruan Rama.
Top Channel