Linja Tiranë-Toronto hap debat në Greqi, mediat fqinje: Aeroporti i Tiranës na e ka kaluar, Selaniku ka mbetur mbrapa
Prej orës 10 të kësaj të mërkure, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka dalë përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për seancën publike të rivlerësimit në këtë stad të dytë të vettingut.
Edhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në shkallën e parë të konfirmonte në detyrë kushtetuesin Dedja, ka qenë institucioni i Komisionerit Publik që ankimoi vendimin në KPA me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Trupi gjykues i caktuar me short përbëhet nga kryesuesi Ardian Hajdari; relatori Luan Daci; si dhe anëtarët Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar ndërkohë edhe datën për seancën e rivlerësimit të gjyqtarit të shkarkuar nga KPK-ja, Artan Zenelaj, më 9 janar të 2019-s.
Top Channel