Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Të martën në tregun e krishtlindjeve në Strasburg një 29-vjeçar qëlloi duke vrarë tre vetë dhe plagosur mjaft të tjerë. Policia është në kërkim të tij, bëhet e ditur, se ai ka qenë i dënuar edhe më parë në Gjermani.
Një person i armatosur vrau të paktën tre vetë në tregun e krishtlindjeve në Strasburg. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Pas një shkëmbimi zjarri me policinë ai ndodhet në arrati.
29 vjeçari ishte në fokusin e policisë dhe konsiderohej si islamist i rrezikshëm edhe më parë, madje të martën në mëngjes ka pasur një urdhërarresti për të, por ai nuk u gjend në shtëpi, sipas televizionit, France Info. Ky person ka qenë i dënuar më parë edhe në Gjermani për vjedhje dhe është dëbuar në vitin 2017 në Francë. Sipas mediave franceze, personi, emri i të cilit nuk u bë publik, ka qenë radikalizar si islamist në burgjet franceze.
Presidenti francez, Macron thirri në Paris një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë, ku morën pjesë si kryeministri Edouard Philipe edhe ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly. Qeveria franceze ka shpallur shkallën më të lartë të rrezikut të terrorit në Francë.
Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas aktit të terrorit në Francë. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert shkroi në twitter se “jemi të tronditur nga lajmi i tmerrshëm. Ne mbajmë zi për të vrarët dhe jemi me mendimet e dëshirat për shërim tek të lënduarit.” Në kufirin gjermano-francez janë vendosur ndërkohë kontrolle.
Top Channel