“Nuk është më Neuer që njohim”, legjenda Matthaus kritika të ashpra ndaj kapitenit të Gjermanisë. Nagelsmann ngul këmbë në qëndrimin e tij
Nëse mendonit se futbolli elitë të garanton gjithmonë një jetë mes luksit, rasti i Raphinha-s do t’ju bëjë të mendoheni dy herë.
Sulmuesi i njohur pësoi tronditjen e jetës kur vendosi të blinte një vilë përrallore së bashku me bashkëshorten e tij. Në momentin e pagesës, lojtari zbuloi me tmerr se llogaria bankare ishte thuajse bosh dhe milionat që mendonte se kishte fituar duke djersitur në fushë, thjesht nuk ekzistonin.
Misteri u zgjidh shpejt dhe “hajduti” ndodhej brenda familjes: babai i tij. Si menaxher i karrierës së të birit, ai i kishte mbajtur plot 80% të të drejtave dhe të ardhurave për vete, duke ia fshehur me kujdes këtë skemë për vite me radhë.
Ndërsa lojtari shënonte gola dhe mendonte se po siguronte të ardhmen e brezave, në fakt po financonte vetëm pensionin mbretëror të prindit të tij. Një histori sa absurde aq edhe komike, ku e vetmja gjë që ka falimentuar më keq se portofoli i futbollistit, është vetë besimi familjar.
Top Channel