Kryeministrja britanike Theresa May i shpëtoi një mocioni besimi brenda partisë së saj konservatore, pasi mori 200 vota në favor, nga 317 votues në total.

Ky votëbesim ishte një surprizë për kritikët e May, pasi kryeministrja mori një votë më tepër sesa atëherë kur zuri vendin e David Cameroon, me 199 vota të konservatorëve.

Gjithsesi kjo nuk i lehtëson aspak pozitat e kryeministres në Britaninë e Madhe, pas ngërçit të krijuar në lidhje me mënyrën sesi vendi do të dalë nga bashkimi Europian më 29 Mars të vitit të ardhshëm.

Pak ditë më parë May njofoi se kishte arritur një marrëveshje me Brukselin, për mënyrën e daljes së Britanisë nga BE-ja, por ky draft u kritikua ashpër edhe nga vetë partia e kryeministres, pasi u interpretua si nënshtrim ndaj unionit europian.

Kjo bëri që kryeministrja të anulonte votimin për draft-marrëveshjen më 10 Dhjetor dhe të niste nëj tur në Europë, për të kërkuar rinegocim të mënyrës së daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Top Channel