“Ne nuk duhet të ndryshojmë manovrën, por qeverinë, e përbërë nga të paaftë”. Këtë ka deklaruar presidenti i “Forza Italia”, kavalieri Silvio Berlusconi në një rikthim të tijin në media, duke vënë në dukje se nuk ka asnjë aspekt të ligjit të buxhetit, kaq shumë të kritikuar nga Brukseli për t’u shpëtuar.

Sipas Berluskonit, “të ardhurat janë një mashtrim, një blof”. Ish-kryeministri italian vendos dorën e tij mbi ligjin e buxhetit të Italisë dhe shton se “recesioni për Italinë nuk është një parashikim por një siguri”, duke paralajmëruar një skenar krize për qeverinë e koalicionit të “Lega Nord” dhe “5 Yjet”.

“Ne i thamë Salvinit, përpiqu të bësh qeverinë, por mbaj qendrën në program, por kjo nuk ndodhi dhe ne jemi në një situatë ku Salvini nuk i respekton angazhimet me Lega Nord”, shtoi ai.

Sipas Silvio Berlusconi, zv/kryeministri italian “ka hyrë në një kontratë private me 5 Yjet”. Por kavalieri ka shkuar edhe më tej duke thënë se sheh mundësinë reale të rënies së qeverisë së Salvinit dhe Di Maios, pasi sipas tij do të ketë “braktisje të eksponentëve të ndryshëm të Lëvizjes 5 Yje”.

“Ka një nevojë absolute – tha Berluskoni – që Salvini kthehet në shtëpi, në qendër. Ne po punojmë me përfaqësues të qeverisë, Salvinit dhe 5 Yjet. Nuk përmendim emrat, por ka bisedime midis përfaqësuesve të Lëvizjes 5 Yje dhe senatorëve tanë për të krijuar një grup të pavarur të udhëheqësve për të formuar një qeveri të re”, tha ish-kryeministri italian.

Top Channel