“Nëse do të priteshin kabllot nënujore në Hormuz, do të shkaktohej katastrofë e madhe”, Irani bën kërcënimin e radhës 24/04 13:08
Konventa e Partisë Demokratike votoi listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Në listën e publikuar që dje mungojnë emra të njohur e kritikë të Lulzim Bashës si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode apo Genc Ruli.
Sot pati disa dorëheqje, ndërsa janë rikthyer Gazmend Oketa e Aleksandër Biberaj që ikën nga FRD-ja e Bamir Topit.
Në një prononcim për Top Channel, Biberaj tha: “Propozimin ma bëri zoti Basha. Duke respektuar të gjithë anëtarësinë e PD-së, mendoj se opozita ka nevojë gjithmonë për kontribute të tjera dhe mendoj se kam eksperiencë që do ta vë në shërbim të PD-së dhe vendit. Nuk pata asnjë ngurrim për ta pranuar ftesën e zotit Basha. Kjo është shtëpia ime politike”.
Top Channel