Dy persona janë arrestuar në Tepelenë pasi kanë dhunuar një 22-vjeçar.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.A, 45 vjeç, banues në Tepelenë, dhe A.A, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.N, 22 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel