E hënë, 17 Dhjetor 2018
18:13
Sërfi nuk është sport i lehtë, 35-vjeçari shpëton “in extremis” nga dallgët (Video)

Thiago Jacare, sërfisti 35-vjeçar brazilian dhe një ekspert i dallgëve gjigante, e pësoi nga këto të fundit teksa ishte duke praktikuar sportin e tij në Nazare të Portugalisë.

18:01
Votimi për marrëveshjen e “Brexit”-it në Parlament, May: Nga 14 janari

Votimi i shtyrë në Dhomën e Komunëve në Britani do të mbahet duke nisur nga 14 janari, njoftoi kryeministrja Theresa May.

17:56
TopAwards/ Rikthehet Dhurata Dora…

Mund të quhet pa frikë një rikthim pasi Dhurata Dora nuk ka prodhuar asnjë projekt të ri muzikor që prej muajit qershor. “Jake Jake” ka qënë publikimi i saj më i fundit muzikor dhe më pas vera ka qenë e qetë për të.

17:53
Përplasja Haradinaj-Mogherini, anulohet konferenca për shtyp në fund të takimit në Bruksel

Takimi në Bruksel mes delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe atij të BE-së, të udhëhequr nga Federica Mogherini, u shenjua nga tensione, gjë që u dëshmua qartë edhe me vendimin e të dyja palëve për të anuluar konferencën e përbashkët për shtyp, që shefi i ekzekutivit kosovar dhe kryediplomatja europiane duhej të mbanin në fund të tij.

17:52
“Ftesë në 5” / Irini Qirjako me lajme të reja: Në dasmën e vajzës do këndoj vetë!

Gjatë bisedës në studion e “Ftesë në 5”, Irini Qirjako dhe vajza e saj zbuluan më shumë nga planet e jetës së tyre personale.

17:51
“Ftesë në 5” / Irini Qirjako zbulon sekretin që e mban të lidhur me të bijën

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako dhe vajza e saj Riviola, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, për të folur rreth lidhjes së tyre të fortë nënë e bijë.

17:43
“Ftesë në 5” / Frederik Ndoci: Ja si i ngacmoja vajzat në rininë time…

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, Frederik Ndoci ndau momente nga jeta e tij dhe zbuloi detaje që shumë pak i dinin.

17:42
Raporti në SHBA: Rusia dezinformoi me rrjetet sociale për të votuar Trumpin

Një raport paraprak, që po përgatitet për Senatin amerikan, tregon se Rusia ka përdorur çdo platformë kryesore të medies sociale për të dezinformuar votuesit, në mënyrë që të zgjidhej president Donald Trumpi.

17:33
Nisin reshjet e dëborës në Dibër, probleme në disa akse

Nisin reshjet e dëborës edhe në qarkun e Dibrës. Gjatë orëve të pasdites intensitetit i reshjeve ka qenë më i dendur gjë që ka sjell edhe vështirësi ne qarkullimin e automjeteve.

17:18
Komisioni i Helsinkit: Vettingu, me defekte. Raste sporadike të standardeve të dyfishta

Një vit nga çelja e seancave publike të vettingut, asnjë qytetar nuk ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pas ankesave që ata kanë depozituar kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

16:53
“Top Talk”, Ekonomi: Zgjidhja për studentët, brenda dhjetorit

Përse mazhoranca ka ngelur vetëm në kuadrin e ftesës për dialog me studentët dhe nuk kalon në veprime konkrete? A është gatshme ajo të prekë ligjin “për Arsimin e Lartë”, e nëse po, a do të bëhet një ligj i ri apo do të ndryshohet ligji aktual?

16:24
Një person i vdekur nga i ftohti në Serbi

I ftohti ka përfshirë disa vende të Ballkanit, ndërsa në Serbi ka shkaktuar vdekjen e parë. Televizioni shtetëror serb raportoi se trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur në borë të hënën në një fshat verior.

15:28
Këshilli i BSH-së, mësohen propozimet e Kuvendit

Juristi Artan Hoxha, ish-ministri i Financave Arben Malaj, si dhe pedagogia e Ekonomisë Luljeta Minxhozi, do të jenë 3 kandidaturat e Kuvendit për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

15:20
Policëve iu mbahet paga: Janë ende studentë; Vendimi është ankimuar në gjykatë

Plot 160 punonjës policie, të cilët njëherazi ndjekin edhe studimet në Akademinë e Sigurisë, prej disa muajsh po iu mbahen një pjesë e konsiderueshme e pagave, duke u trajtuar vetëm me kompensim.

15:12
“Salillari”, në tender pa rivalë për “Unazën e re”

Shpërthimi i skandalit me kompaninë guackë “Dunwell Haberman” çoi në anulimin e tenderit për lotin e parë të “Unazës së re”. Por, në dy lotet e tjera, tenderat nuk u anuluan, edhe pse skema e prokurimit ishte po aq e dyshimtë sa në lotin e parë, me vetëm një ofertues të vlefshëm dhe një fiktiv.

15:10
Pensionistët marrin shpërblimin 5.000 lekë për festat e fundvitit

Duke nisur nga dita e hënë, datë 17 dhjetor, mbi 650 mijë pensionistë të Republikës së Shqipërisë do të marrin një shpërblim për festat e fundvitit, në vlerën e 5.000 lekëve.

14:58
Messi nuk njeh “plakje”, 50 gola të shënuara në 2018-n

Lionel Messi do të mbyllë vitin 2018 në nivelin maksimal. Kapiteni i Barcelonës i është kthyer normalitetit, pas dëmtimit në bërryl të pësuar në ndeshjen me Sevillën, e që e mbajti atë jashtë fushave për 3 javë.

14:51
Studentët bllokojnë rrugët, Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?

Grupe studentësh kanë bllokuar disa akse kryesore të Tiranës dhe menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter.

14:48
U dënua me 10 vite burg, sërish në gjyq për mashtrim

Telashet me drejtësinë duket se nuk kanë të mbaruar për ish-biznesmenin e hidrokarbureve, Adrian Xhillarin. Pasi është dënuar me 10 vite burg për abuzime me tregtimin e naftës vergine si benzinë, Xhillari është sërish në një gjykim penal, kësaj radhe për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

14:41
Studentët, në protestë kombëtare

Ka vijuar edhe këtë të hënë protesta e studentëve përpara Kryeministrisë.

14:37
Hungari, dita e 5-të e protestave kundër “ligjit të skllevërve”

Dy deputetë opozitarë hungarezë u nxorën jashtë nga zyrat e televizionit kombëtar, pasi u përpoqën të lexonin në transmetim një peticion kundër ligjeve të reja të punës.

14:33
Dekreti për buxhetin do të rrëzohet. Braçe: Vendimi i Metës, tërësisht politik

Komisioni i Ekonomisë është përgjegjës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës që riktheu në Parlament buxhetin e vitit 2019.

14:25
Kosovë, taksa 100 për qind jep efekte pozitive te produktet vendase

“Taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ka bërë që të rritet konsumi i produkteve vendase”, thonë përfaqësues të bizneseve.

14:15
Çimentoja, “armiku i panjohur” i atmosferës dhe klimës

Çimentoja është materiali më i përdorur, i bërë nga njeriu, në ekzistencën tonë. Ajo vjen e dyta më e përdorur pas ujit, burimi më i konsumuar në planet.

14:05
Miss Universe 2018, kurorën e rrëmben një filipinase (Foto)

Catriona Gray nga Filipinet ka rrëmbyer kurorën e Miss Universit 2018, duke lënë pas kështu garuese nga 93 vende të tjera.

13:56
Kalendarët e Putinit bëjnë “namin” në Japoni (Foto)

Pak rëndësi ka nëse është duke u zhytur në ujërat e akullt të liqenit “Seliger”, apo nëse po bën stërvitje në ndonjë palestër. Vladimir Putin gjithsesi po bën “namin” në Japoni, ku kalendari më i fundit i tij po shitet tej mase dhe po lë pas edhe më të famshmit vendas.

13:48
“Vrapo babadimër”, minimaratona me karakter bamirës

Plot 750 persona, të veshur si babagjyshë vrapuan në minimaratonën “Vrapo Babadimër” në Prishtinë, me qëllim mbledhjen e ndihmave për 500 familje në nevojë.

13:44
Europa League/ Me fat Chelsea, Arsenali e Napoli. Interi “peshkon” Rapidin

U hodh në Nion të Zvicrës shorti i Europa League, që përcaktoi çiftet e fazës së 1/16-aver të kompeticionit.

13:32
Klubet e Superiores zgjedhin Presidentin e Ligës Profesioniste

Presidenti i Ligës Profesioniste të futbollit shqiptar do të jetë Edvin Libohova.

13:25
Protesta para Kryeministrisë, studentët konfrontohen me qytetarët

Studentët janë grumbulluar para Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre në ditën e 13.

13:24
Basha: PD e mbështet protestën me shpirt dhe mendje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar se PD-ja e mbështet protestën e studentëve me “shpirt dhe me mendje”.

13:04
PD: Deputetët, jo në protestë

Partia Demokratike, pas daljes së rezultateve për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ka thirrur sot grupin e saj.

12:59
Salianji: Të djegim mandatet, si një akt i qartë politik

Teksa grupi parlamentar vendoste për pjesëmarrjen në Kuvend, ditën kur do votohet vetting-u në politikë, ligjvënësi demokrat Ervin Salianji kërkoi gjatë mbledhjes që deputetët të djegin mandatet e tyre. Me pjesëmarrjen në seancën e vetting-ut, deputetët demokratë automatikisht shpëtojnë mandatet e tyre. Por Salianji mendon të kundërtën.

12:58
Balla: Vetëm 8 pikat nuk janë zgjidhja. Reforma duhet thelluar

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh të hënën se 8 kërkesat e paraqitura nga studentët nuk e zgjidhin situatën në arsimin e lartë.

12:56
Vetting/ KPA, nis seanca për Edmond Islamajn

Ka nisur seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) për Edmond Islamajn.

12:56
Wake Up/ Alfred Marku, njerëzit nuk kanë nevojë vetëm për para!

Sot në ” Wake Up” ishte i ftuar shefi i njohur në kuzhinë , Alfred Marku.

12:45
Rama: Mona dhe Luli morën peng protestën

Kryeministri Edi Rama shkroi në Twitter se “forumet e Doktorresh Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të pdLSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës”.

12:33
Rruga me gropa, Berat-Fier pa investime

Rruga nacionale Berat-Fier nuk i shpëton fenomenit të amortizimit si dhjetëra akse të tjera në vend.

12:31
Wake Up/ Eliza Hoxha, ngacmimet për këngët i marr nga dashuritë e mia

E ftuar në ” Wake Up”, këngëtarja Eliza Hoxha foli për krijimet e saj muzikore ndër vite dhe jo vetëm.

12:28
Hidhet shorti i Champions, spikasin përballjet…

U hodh në Nion të Zvicrës shorti i 1/8-ve të Champions League.

12:25
Wake Up/ Gentian Minga, “Martirët” e komunizmit në pemën e Krishtlindjes

Nëse gjithmonë mendojmë për një vit të ri, natyrisht që të gjithë pse jo duhet të hedhim sot edhe e shkuara.

12:24
Të sëmurë në varfëri

Çdo ditë, Mersimi kujdeset për bashkëshorten e paralizuar. Kjo është jeta e 62-vjeçarit prej 20 vitesh, që kur e shoqja Drita u sëmur.

12:20
Mësim pa kushte në Gur i Zi. Nxënësit bojkotojnë orën e parë

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “At Gjon Karma”, në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër, kanë bojkotuar orën e parë të mësimit në shenjë proteste ndaj kushteve ku zhvillojnë mësim.

12:12
Elbasan, studentë e gjimnazistë nisen drejt Tiranës

Studentët e Elbasanit e kanë vazhduar edhe të hënën protestën e tyre. Ata janë grumbulluar fillimisht para godinës së universitetit dhe më pas mblodhën studentë të të gjitha fakulteteve.

11:49
Rama, kritika ministrave: Shkoni në komisione si Mona në dasmë!

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu pati ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisione.

11:44
Protesta para Kryeministrisë, pamje ekskluzive me dron

Këto janë pamjet e protestës së studentëve ditën e hënë, të filmuara me dron.

11:39
Vaji i portokallit, të mirat dhe vetitë e tij

Portokalli njihet për përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe A, ndërsa vaji i tij për përdorimet në kozmetikë dhe në mjekësinë alternative.

11:36
Këtë javë dy seanca. Të enjten rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin, ndërsa të premten…

Top Channel zbardh detajet nga diskutimet në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

11:34
ARRSH paralajmëron shoferët: Do të bjerë borë, bëni kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar.

11:29
Shporta e dhuratave, një surprizë e bukur për fundvit

Tradita e dhuratave për festat e fundvitit vazhdon edhe ditët e sotme.

11:19
Rama: Doktorresha dhe Artisti gjymtuan protestën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto nga lart të protestës së sotme të studentëve, duke thënë se ajo është gjymtuar nga Doktorresha dhe Artisti.

11:00
Ditëlindja e parë e Veliajt si baba, ja fotoja me Ajolën dhe Kajanin e vogël

I pari i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj ka festuar 39-vjetorin e lindjes. Por, kjo ditëlindje ka qenë ndryshe për kreun e Bashkisë së Tiranës, i cili dy muaj më parë u bë baba për herë të parë.

10:56
Ushtria e Kosovës, sot diskutohet në Këshillin e Sigurimit

Sot në Nju Jork do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet krijimi i Ushtrisë së Kosovës.

10:52
Arabia Saudite denoncon rezolutat e Senatit amerikan

Arabia saudite ka denoncuar rezolutat e Senatit amerikan për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake amerikane për luftën e udhëhequr nga Riadi në Jemen dhe për të fajësuar Princin e Kurorës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

10:34
Bashkia vijon punën, prishet një godinë 2-katëshe pa leje te Astiri

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme punën për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

10:10
Vetting, shkarkohet kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja është shkarkuar nga detyra.

09:54
Protesta, Universiteti i Mjekësisë heq tarifat e shërbimeve për studentët

Në ditën e 13 të protestës, pikërisht kur studentët kanë përshkallëzuar “revoltën” e tyre, madje duke i vendosur drynin e shirita disa prej fakulteteve në Tiranë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të mbështesë kërkesat e tyre.

09:41
Shqipëria, temë në Kongresin e “Demokracisë së Re”. Mitsotakis “kërcënon” Tiranën

Udhëheqësi i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, në një prej fjalimeve të tij gjatë Kongresit të 12 të “Demokracisë së Re”, që përfundoi mbrëmjen e së dielës, iu është referuar mes të tjerash edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.

09:22
Rama publikon gafën në Kuvendin Kombëtar të PD-së; Selia Blu sqaron procesverbalet

Kryeministri Edi Rama vijon me postimet ironizuese ndaj Partisë Demokratike.

09:11
Vetting/ Jepet vendimi për gjyqtarin Fatos Qato

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatos Qato.

09:07
Nga sot nis shpërndarja e shpërblimeve të pensionistëve

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare do të fillojë nga sot pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.

09:04
Lezhë, zjarr në kopshtin e fëmijëve

Zjarri ka përfshirë ish-konviktin e Shkollës Profesionale në Lezhë, aty ku ndodhet edhe kopshti i fëmijëve.

08:37
Bombë televizionit grek “Skai” në Athinë, dyshohen marksistët

Një shpërthim i fuqishëm i një bombe është regjistruar në orën 2:35 të mëngjesit të kësaj të hëne, jashtë ndërtesës së kanalit televiziv grek “Skai”, në lagjen “Faliro” të Athinës. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme në katin e parë dhe të dytë, kryesisht janë thyer xhamat, por pa pasur viktima apo të lënduar.

08:00
Plani i studentëve për sot: protestë masive para Kryeministrisë

Studentët do ta nisin javën me një protestë masive para Kryeministrisë.

E diel, 16 Dhjetor 2018
22:51
Roma vuan, por merr tri pikët

Roma kaloi me shumë vështirësi pengesën Genoa pasi e mundi në Olimpico 3-2.

22:49
Barcelona spektakël ndaj Levantes

Në Spanjë, Barcelona arriti një tjetër fitore të thellë në transfertë. Katalanasit fituan në Valencia ndaj Levantes me rezultatin 5-0.

22:24
Bruksel, përleshje mes protestuesve pro dhe kundër emigracionit

Përleshje në Bruksel mes pjesëmarrësve në dy manifestime të ndryshme, një në favor dhe tjetra kundër emigrantëve. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës para selisë së Komisionit Europian.

21:56
BE kërkon sërish pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe

Përfaqësues të Bashkimit Evropian, përmes një letre i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pezullimin e përkohshëm të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

21:52
Klopp: Shaqiri, lojtar që ndryshon rrjedhën e lojës

Jurgen Klopp u duk qartazi dhe me të drejtë mjaft i lumtur pas fitores së Liverpoolit 3 -1 kundër Manchester United.

21:35
Rusët nën akuzë për nxitjen e protestave në Francë

të automatizuar në Rusi, akuzohen për shkallëzimin e protestës së „jelekëve të verdhë“ në Francë. Në një kohë që qeveria ka nisur verifikimet, DW bëri kërkime, objekti i dezinformimit është një person tjetër.

20:49
Rama ironi me Bashën në rrjetet sociale

Teksa PD ka zhvilluar garën për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 2 ish-deputetët Jozefina Topalli dhe Arben Imami e kanë kritikuar ashpër Bashën nën drejtimin e partisë opozitare më të madhe në vend.

20:15
Milik, heroi i Napolit, shënon në shtesë

Një ekzekutim perfekt i goditjes së lirë nga një distancë e largët në kohën shtesë nga Arkadiusz Milik i dha fitoren Napolit në transfertë me Cagliarin. Deri në ato momente rezultati ishte ai i fillimit të lojës, 0-0, pasi përtej rasteve të krijuara asnjë prej skuadrave në fushë nuk kishte mundur ta dërgonte topin në rrjetë. Ky 3-pikësh e mban Napolin në vendin e dytë, me 8 pikë pak se Juventusi kryesues.

20:03
Interpretuesit e vegjël; Në Elbasan u organizua edicioni i pestë

Në Elbasan u mbajt edicioni i pestë i Festivalit Interpretuesit e Vegjël.

19:52
Qendër estetike për kafshët në Tiranë

Janë të shumtë ata që mbajnë në shtëpi një kafshë. Kjo ka bërë që në Tiranë të ngrihen edhe qendra estetike te posaçme për miqtë me katër putra.

19:42
Zoto kërkon dëmshpërblim; U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.

19:21
Skënderbeut i shembet “kështjella”, fitore dramatike e Luftëtarit

Gola, spektakël dhe Luftëtari triumfues në Korçë. Skënderbeu-Luftëtari ishte pa dyshim një nga sfidat më të bukura të këtij sezoni, që nxori ndoshta edhe me shumë fat fituese skuadrën gjirokastrite me rezultatin përfundimtar, 2-3.

19:01
Shaqiri bën mrekullinë ndaj United

Futet në minutën e 70-të në lojë, realizon dygolësh për 10 minuta në fushë dhe bën të çmendet “Anfield Road”. Xherdan Shaqiri fenomenal në sfidën ndaj Manchester United, golat e tij u dhanë fitoren 3-1 të kuqve në shtëpi, duke rikthyer skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e parë në Premier League me 45 pikë, 1 më shumë se Manchester City.

18:56
“Flamurtari i Artë” i viteve ‘80; Exclusive sjell sonte rrëfimin e lojtarëve më të njohur vlonjat

Exclusive sjell sonte në mbrëmje historinë e Flamurtarit të artë të viteve ‘80.

18:47
Francë, bie vrulli i protestave të jelekëverdhëve

Protestuesit me jelekë të verdhë po bllokojnë dhjetëra pika të trafikut në Francë, edhe pse lëvizja e reformës ekonomike duket se e ka humbur vrullin në fundjavën e pestë të demonstratave.

18:31
Turqia: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Uashingtoni po konsideron ekstradimin e një kleriku musliman që Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një grushti ushtarak të dështuar në vitin 2016.

18:14
Unaza e Re, Basha: Rama e Veliaj kanë ndryshuar projektin

Kreu i Partisë, Demokratike, ishte sërish mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Unazës së re, nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj se kanë ndryshuar projektin. Ai tha para gazetarëve se Rama dhe Veliaj ndryshuar qëllimisht projektin për të favorizuar eksponentët e krimit që të pastrojnë paratë.

18:11
TopAwards/Ndryshon 1/3 e kreut, e kujt do të jetë fundjava e ndërrimit të vitit?

Alban Skënderaj dhe Besa janë të vendosur të mos e lëshojnë kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. SIkurse edhe javën e kaluara, “Nentor, 26” dhe “Amor” vazhdojnë të ruajnë vendin e parë dhe të dytë, duke treguar se edhe këtë javë, këto dy këngë mbeten të preferuarat e publikut shqiptar.

17:44
Nga nesër, nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare do të fillojë nga nesër pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.

17:25
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, agjent i CIA-s?

Nikolla Dimitrov, ministri i Jashtëm i Maqedonisë rezulton të jetë agjent i CIA-s amerikane. Ky është konkluzioni që nxjerrin mediat e shtetit fqinj duke iu referuar dokumenteve të publikuara pak orë më parë nga Wikileaks.

16:52
Brexit, May: Tony Blair po minon bisedimet

Theresa May sulmoi një prej paraardhësve të saj, Tony Blair duke e akuzuar se po minonte bisedimet e Brexit-it me thirrjet për një referendum të dytë.

16:21
Teuta “shpërbën” Kastriotin

Teuta është shumë e fortë për Kastriotin. Vazhdon momenti i artë për “djemtë e detit”. Skuadra e Bledi Shkëmbit triumfoi lehtësisht me shifrat e thella 0-4 në stadiumin Redi Maloku të Fushë-Krujës ndaj Kastriotit vendas, duke regjistruar fitoren e 7-të në 10 takimet e fundit në të cilat Teuta nuk njeh humbje.

15:56
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, turizmi me 1.5 mln euro xhiro

Ekonomia shqiptare përfitoi gati 1 miliardë e gjysmë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se edhe këtë vit i turizmit ka vijuar të zgjerohet me ritëm dyshifrorë duke qenë nga sektorët me dinamikë të ekonomisë.

15:40
Buxheti nuk ndryshon, PS do rrëzojë dekretin e Metës

Mazhoranca pritet ta rrëzojë dekretin me të cilin Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend buxhetin e vitit 2019. Burime pranë socialistëve i thanë Top Channel se buxheti nuk ka gjasa të ndryshojë dhe dekreti presidencial pritet të rrëzohet në seancën e fundit para mbylljes së këtij sesioni parlamentar, parashikuar në kalendar për të premten më 21 dhjetor.

15:23
Kalohet fondi, nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Mbështetur në VKM nr. 732, datë 12.12.2018 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2018”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare sh.a., ditën e hënë më datën 17 Dhjetor do të fillojë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.

15:06
Publikohet lista e të shumëkërkuarve në Qarkun e Lezhës, të gjithë të dënuar për vrasje

Policia e Shtetit vijon të publikojë emrat e personave më të rrezikshëm dhe të shumëkërkuar në çdo qark, teksa këtë herë kë listuar 33 emra të këtij kontigjenti, në qarkun e Lezhës.

14:56
Gazeta londineze: Bandat shqiptare kultivojnë kanabisin anembanë Britanisë

“The Sunday Telegraph” e Londrës, në shkrimin e vet investigativ, raporton se shqiptarët e trafikuar detyrohen të punojnë në shtëpitë ose fermat intensive të kultivitmit artificial të kanabisit, anembanë Britanisë.

14:34
Marshime gjigante kundër racizmit, në Romë dhe Vjenë

Një marshim gjigant kundër racizmit nxori me mijëra vetë në rrugët e Romës, sinjali i fundit i fortë i indinjatës që kanë shkaktuar politikat anti-emigracion të qeverisë së re populiste të Italisë.

14:16
Miratimi i rezolutës në Kosovë, Vuçiç: Prishtina i mbylli derën dialogut

Pas vendimit për ushtrinë, kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Por reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte i menjëhershëm.

13:51
Në Shijak protestojnë për rrugën: Po na shkatërrohen makinat

Një protestë për infrastrukturën e rënduar të rrugës që lidh qytetin e Durrësit me Shijakun është zhvilluar sot në këtë aks nga banorët e zonave të Shijakut, Katër Rrugëve dhe Xhafzotajt.

13:44
Opozita serbe paralajmëron rikthimin e protestave në muajin Janar

Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd qe kundërshtojnë qeverisjen e presidentit Aleksandar Vuçiç.

13:25
Portat tradicionale të shtëpive gjirokastrite, përfshihen në një kalendar promovues

Portat e shtëpive tradicionale në Gjirokastër nuk janë vetëm elementë unikë të arkitekturës së banesave, por edhe përcaktuese shekullore të rendit shoqëror dhe identitetit të familjeve.

13:06
Vijon protesta e studentëve para kryeministrisë, marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë

Protesta e studentëve vijon dhe është futur sot në ditën e 12 të saj, por sot para kryeministrisë numri i pjesëmarrësve ishte më i ulët se zakonisht.

12:52
Ndotja e ajrit kthehet në shqetësim për Kosovën, norma disa herë më e lartë se normalja

Ndotja e ajrit në Kosovë, gjatë viteve të fundit, ka qenë njëra ndër problemet kryesore. Kosova hyn në dhjetë vendet me shkallë të lartë te ndotjes së ajrit. Si pasojë e cilësisë jo të mirë të ajrit, qytetarët rrezikohen të preken nga sëmundje të ndryshme.

12:36
Kryemadhi: Shqipëria e mbytur nga varfëria, nesër t’u bashkohemi studentëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon turin e takimeve me strukturat e partisë në rrethe.

12:27
Familja pa çati, shkollat e Beratit nismë për t’i ndihmuar

Mjerimi në familjen Musta në fshatin Velçan të Beratit është ulur këmbëkryq. Përveç varfërisë ekstreme, familja me 4 anëtarë në këto ditë dimri përballet edhe me të ftohtin, pasi shtëpia ku jetojnë është tërësisht e rrënuar.