E martë, 18 Dhjetor 2018
22:31
Letra e Trump, Haradinaj: Dëshmi se Amerika është aleat i fuqishëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që Presidentit Trump ai ka dërguar presidentit Hashim Thaçi.

22:13
FE shtyn provimet: S’ka tarifa deri në një përgjigje për 8 kërkesat

Dekanati bashkë me studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë vendosur që të mos paguajnë asnjë tarifë shkollimi deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

22:05
Gaz e pluhur! Rruga si do të shuhet Dielli ynë

Në një letër dërguar Jean-Baptiste Leroy, në vitin 1789, Benjamin Franklin shkruante ndër të tjera se asgjë nuk është e sigurtë në këtë jetë, përveç vdekjes dhe taksave. Hiq taksat, rregulli i parë vlen edhe për Diellin tonë.

21:56
Konsolat e reja të XBox, “Anaconda” dhe “Lockhart”

Fjalët se XBox do të hidhte së shpejti në treg konsolën më të re, u përhapën që në korrik.

21:49
Telefoni i parë me Snapdragon 855

Lenovo është njohur më shumë për telefonë të nivelit mesatar, si dhe për nën-kompaninë e vet, Motorola.

21:43
Meta: Emigracioni, kambanë alarmi për vendin

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i pranishëm në takimin e organizuar në Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, deklaroi se emigracioni në vendin tonë është një kambanë alarmi që meriton vëmendje maksimale.

21:42
Televizori që bëhet rul si letër, gati për shitje  

LG thoit se në vitin 2019 mund të fillojë shitjen e televizorit të cilit i bëhet ekrani rul, si të ishte letër.

21:27
Duhej ta ndërpriste shtatzëninë, por priti javën e 16-të që të kalonin pak orë bashkë

Një nënë 28-vjeçare mësoi se shtatzënia e saj nuk po shkonte siç duhej. Fëmijës nuk po i zhvillohej truri. Mjekët i dhanë dy opsione: ose ta ndërpriste shtatzëninë menjëherë, ose të priste deri në javën e 16-të dhe ta lindte fëmijën sa për ta përshëndetur për ato pak orë që do të mbijetonte.

21:19
Beteja e “dronëve” sapo ka nisur!

Departamenti i Transportit në Shtetet e Bashkuara u dha dritën jeshile 10 projekteve pilot, në një vendim që pritet të revolucionarizojë transportin në qiej.

21:10
Shatërvane gjigante me ujë në Hënën e Jupiterit

Shkencëtarët kanë nisur të besojnë akoma më fort se forma jashtëtokësore mund të gjenden brenda vetë sistemit tonë diellor.

20:59
TopAwards/ Rino bashkon fuqitë me MC Kreshën për projektin e ri muzikor

Një tjetër projekt muzikor me titullin “Habibi” është publikuar së fundmi në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse një fjalë në arabisht, shumë artistë shqiptarë, zgjedhin ta përdorin këtë fjalë në tekstet e tyre muzikore ose në titujt e këngëve.

20:41
Zyrtari i Bashkisë së Pogradecit, emërime fiktive punonjësish. Lekët i fut në xhep!

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e koordinatorit të Njësive Administrative në Pogradec, Nexhmi Torra, i cili bën emërime fiktive të punonjësve dhe lekët i fut në xhepin e tij. Në emisionin investigativ u ankua Gaqo Mile, nga Maliqi i Korçës. Ai tha se, në vitin 2014, një punonjës i Bashkisë së Pogradecit, nëpërmjet miqve i tha se do ta rregullonte në punë.

19:42
Drafti i ri zgjedhor i PS, risi elektronika dhe emigrantët. PD: Nisma minon reformën

Drafti i Reformës Zgjedhore, paraqitur në mënyrë të njëanshme në Kuvend nga socialistët, ka dy risi thelbësore: përdorimin e elektronikës, kërkesë e hershme e PD-së, dhe votimin e shqiptarëve jashtë Atdheut, që është kërkuar gjithmonë nga socialistët.

19:41
Gjyqtari kërcënonte me SMS. ONM djeg kryegjyqtarin e Pukës

Karriera e kryetarit të gjykatës së Pukes Izet Kadana u vendos në pikëpyetje nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM, Theo Jacobs pas gjetjeve të KPK për figurën e gjyqtarit.

19:34
Deputetët e PS “rrëzojnë” Lleshajn, votojnë kundër projektit për Policinë e Shtetit

Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare rrëzuan shumicën e ndryshimeve që propozoheshin në ligjin “për Policinë e Shtetit”, përfshirë edhe atë ku bëhej fjalë për pranimin për nevoja të veçanta të ushtarakëve në radhët e uniformave blu.

19:20
Ndërhyrje rikonstruksioni në dy konvikte nga 27. Studentët: S’kemi ku të ikim

Pas këmbënguljes së studentëve në lidhje me përmirësimin e kushteve në konvikte, një vendim i Këshillit të Ministrave, i miratuar më 12 dhjetor, ka vënë në lëvizje zbatimin e projektit për rinovimin e konvikteve në Kampusin universitar të Tiranës, bashkëpunim financiar ky i vitit 2017 mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

18:45
Ekstradimi i Gulenit? Zyrtari amerikan mohon pretendimet për paktin Trump-Erdogan

Shtëpia e Bardhë i mohoi pretendimet e Turqisë se presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e ekstradimit të klerikut mysliman, Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara.

18:36
LSI: Të enjten mazhoranca ka shansin e fundit

LSI i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve.

18:11
Unaza e re, Basha: Rama, leje për pallat shumëkatësh për Edmond Begon. Nesër provat

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së re, në protestën e tyre.

18:10
Protesta në Hungari, Shqipëri, Serbi e Gjermani… Ku po shkon Europa?

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji; në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore; në Serbi kundër dhunës së shtetit. Në Gjermani ka pasur protesta të para të “jelekëve të verdhë”.

17:55
Zaev e Tsipras zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras u nominuan zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019 për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

17:37
KPA rihap hetimet për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi të riçelë hetimin administrativ për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati, pasi më 12 dhjetor rinisi seancën ndaj saj.

17:35
Kirurgu plastik shqiptar u nxjerr të palarat e ndërhyrjeve VIP-ave të njohur

Doktor Panajot Papa ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, për të folur rreth trendit të ndërhyrjeve plastike.

17:12
Debati në OKB, Vuçiç: Dialog, pas heqjes së taksës; Thaçi: Ushtria, aspak kërcënim!

“Dialogu Prishtinë-Beograd do të vazhdojë vetëm kur të hiqet taksa mbi produktet serbe”, deklaroi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

17:04
Parashikimi i zymtë: BE nuk do të ketë kohë për Ballkanin në 2019-n

Bashkimi Europian nuk do të ketë kohë për Ballkanin vitin e ardhshëm, e për këtë arsye nevojitet një energji e re për luftën kundër stanjacionit. Ky ishte përfundimi kryesor i samitit “Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor në 2019-n”, i organizuar në Beograd.

16:37
Ekskluzivisht për Top Channel: Futbolli shqiptar në një vit, Duka bën bilancin

Në prag të mbylljes së dy fazave të para të këtij sezoni 2018/2019 të Superligës dhe në mbyllje të vitit kalendarik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa bën bilancet vjetore duke filluar nga Superliga.

16:35
West Side Family si Back Street Boys. Po grupet e tjera?!

Të gjithë kanë kujtime të bukura të grupit me famë botërore, Backstreet Boys. Pavarësisht se e ndërprenë karrierën e tyre muzikore, 5 anëtarët e grupit, Nick Carter, Howie Dorough, Brian Littrell, AJ McLean, and Kevin Richardson, u rikthyen sërish bashkë në majin e këtij viti, duke festuar 25-vjetorin e formimit të grupit.

16:31
Trump, pro marrëveshjes Thaçi-Vuçiç

Presidenti amerikan Donald Trump flet për mundësinë e një marrëveshjeje historike mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit, në letrën që i ka dërguar presidentit kosovar.

16:20
Hungari, vijojnë protestat kundër “ligjit të skllavërisë”

Mijëra njerëz u mblodhën të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror të Hungarisë, për të pestën natë me radhë, për të protestuar kundër qeverisë së djathtë të kryeminstrit Viktor Orban.

16:06
“Dhurata” për pensionistët, si tërhiqet shpërblimi për 650 mijë të moshuar?

Plot 10 kategori pensionistësh dhe policë e ushtarakë në pension të parakohshëm, do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit në masën 5.000 lekë. Tërheqja do të bëhet pranë pikave postare, si në qytet, ashtu dhe në fshat.

16:00
Shëndetësia, shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi për t’u kuruar

Shëndetësia është një barrë e rëndë për familjet shqiptare, të cilat për shkak të buxhetit të ulët publik, detyrohen që t’i financojnë nga xhepi i tyre pjesën më të madhe të shpenzimeve për kurim.

15:55
“Top Talk”, Luçiano Boçi: Ligji për Arsimin e Lartë e ka dështuar universitetin!

Edhe këtë të martë, në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja është folur për protestën e studentëve dhe problemet e arsimit të lartë, i ftuar i të cilit ishte deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

15:40
“Unaza”, hetim për tenderat. Dyshohet se “Vëllezërit Hysa” u përdorën për koperturë

“DH Albania”, kompania e cila falsifikoi dokumentet në tenderin e “Unazës së re”, nuk është e vetmja që do të hetohet. Pas shpërthimit të skandalit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin edhe për dy lotet e tjera të tenderit, që janë fituar nga “Salillari” dhe “Viktoria Invest”.

14:48
Bode: Do të qëndroj larg politikës!

Parlamenti po shkon drejt zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

14:40
Takimi me studentët, Rama: Askush nuk tradhëtoi askënd!

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Twitter se dialogu me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor ishte i “dobishëm”, pasi, sipas tij, “të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut”.

14:33
Rrëzohet dekreti për buxhetin. Mazhoranca votoi kundër në Komisionin e Ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin e Presidentit për rishqyrtimin e buxhetit të vitit 2019. Sipas ministrit të Financave, Arben Ahmetaj zgjidhjet për studentët janë dhe nuk është nevoja për të ndërhyrë.

14:23
Taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj: Nuk hiqet deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës nuk do të hiqet, deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

14:16
Dizajni i Da Vincit përdoret ende nga endësit e mëndafshit

Plot 500 vite pas vdekjes së Leonardo Da Vincit, një fabrikë mëndafshi që funksionon mbi bazën e një prej dizenjove të tij, vazhdon të prodhojë disa prej pëlhurave më fine në botë.

14:13
Veliaj në Tokio me ftesë të qeverisë japoneze, për projektet e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me ftesë të qeverisë japoneze ka nisur një vizitë zyrtare në Tokio. Gjatë kësaj vizite ai do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme që kanë për qëllim çuarjen përpara të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve, por edhe për të nxitur investimet japoneze dhe për konkretizimin e projekteve të zhvillimit të Tiranë.

14:10
Kabineti i kryeministres May diskuton “Brexit”-in pa marrëveshje

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 101 ditë nga “Brexit”-i, ministrat e kabinetit të Theresa Mayt janë mbledhur për të diskutuar mbi daljen e pritshme nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

14:08
Protestë dhe bllokim rrugësh

Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 14 këtë të martë. Ndonëse më pak në numër, ata kanë bllokuar rrugët pranë fakulteteve të tyre, duke penguar qarkullimin e automjeteve për afro 2 orë e më pas janë bërë bashkë pranë Kryeministrisë.

14:01
Kupat amerikano-latine ndryshojnë format, zbulohen kalendarët

Ende me euforinë e titujve të fituar nga River Plate e Atletico Paranaensem në Kupën Libertadores dhe atë “Sudamericana”, Konfederata amerikano-latine e Futbollit “CONMEBOL” publikoi kalendarin e fazës së parë të këtyre dy kompeticioneve, për të cilat nis një epokë e re, pasi që nga viti 2019, finalet e tyre do të luhen me një ndeshje të vetme.

13:55
Duka flet për Superioren, Kombëtaren e ekzekutivin e UEFA-s

Në prag të mbylljes së dy fazave të para të këtij sezoni 2018-2019 të Kategorisë Superiore dhe në mbyllje të vitit kalendarik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel bën bilancet vjetore duke filluar nga Superiorja.

13:49
50-vjetori i legjendës, Ferrari nderon me një ekspozitë Schumin

Më 3 janar të vitit 2019, legjenda e Formulës 1 do të festojë 50-vjetorin e tij, edhe pse në kushte jo të zakonshme.

13:39
Jorge Mendes zbulon: Ronaldo e kërkoi Juven që në janar

Cristiano Ronaldo e kërkoi kalimin e tij te Juventusi që në muajin janar. Ai që e zbulon këtë fakt për median italiane është agjenti i futbollistit, Jorge Mendes, teksa mori çmimin “Golden Boy” si agjenti më i mirë europian, i dhënë nga e përditshmja “Tuttosport”.

13:22
Rama u bën premtimin e parë studentëve: Nga janari…

Kryeministri Edi Rama, në takimin me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, premtoi se në janar studentët do të paguajnë 50% të tarifës.

12:59
Spaho: Dekreti i Presidentit të zhvillohet me debat

Partia Demokratike ka kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që dekreti i Presidentit për buxhetin e vitit 2019 të zhvillohet me debat.

12:52
Grabitja e 7.5 mln lekëve në Shkozet, lihen në burg dy policët privatë

Grabitja e 7.5 milionë lekëve në Durrës, që i përkisnin Drejtorisë së Transportit Rrugor, i ka kushtuar shtrenjtë dy policëve të kompanisë private që kryente shoqërimin e autoblindës, me të cilën transportoheshin paratë.

12:29
Kina: Nuk pranojmë të tërhiqemi për hunde

Presidenti kinez Xi Jinping ka premtuar se vendi i tij nuk do të zhvillohet në kurriz të vendeve të tjera, në një fjalim me rastin e 40-vjetorit të reformave të mëdha ekonomike në Kinë.

12:24
Mjerimi i fshatit Lubonjë

Refie Izeti jeton mes mundimesh në fshatin Lubonjë të Vlorës. Në këtë fshat ku të gjithë ankohen, një nënë e 4 fëmijëve mban peshën më të rëndë, pasi një prej djemve është i paralizuar.

12:15
Këshilli i Sigurimit për ushtrinë. Thaçi: Asgjë e jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Serbisë, diskutoi mbi vendimin e Parlamentit të Kosovës për shndërrimin e FSK në ushtrinë e ardhshme të vendit.

12:14
Wake Up/ Mjeshtri i violinave, Erli Gurra tregon kur dhe si e krijoi “Stradivarin” e parë

Ai është një nga mjeshtërit që i jep drurit jetë. Është një liutaio, që për të gjithë ata që nuk e dinë është mjeshtëria e krijimit të instrumenteve me harqe.

12:11
Wake Up/ Ergys Mërtiri: Pse jemi të pakënaqur nga arsimi!

Shqiptarët janë më të pakënaqurit në Evropë me arsimin dhe janë njerëzit me të ardhura të ulëta që e vuajnë më shumë këtë.

11:56
Wake Up/ Alket Islami, pilotët e aeronautikës fluturuan në mot të keq!

Korça Open Air, ishte aktiviteti i fundit i cili bëri bashkë rreth 120 aeronautistë nga e gjithë bota, të cilët ishin pjesë e Finales së Kupës së Botës.

11:35
Opozita kthehet në Kuvend. Do të marrë pjesë në dy seancat e kësaj jave

Të enjten opozita rikthehet në Parlament duke shpëtuar në këtë mënyrë edhe mandatet.

11:33
Fishekzjarret, urdhër bllokimi nga 3 ministra

Tre ministrat kanë firmosur një urdhër për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorim civil. Vendosja e një regjimi të ri që synon bllokimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve është firmosur nga ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë.

11:25
Baroni i Zi – Episodi 7

Rikuerti zhvillon një betejë të paskrupullt për të ruajtur pozitën në Dankirk. Tani duket se është kthyer në anën e Logierit, i cili kundërshton gjermanët për sanksionet e BE-së për deficitin e lartë.

11:23
Studentët para Kryeministrisë: JO DIALOG! (FOTO)

Studentët e grumbulluar para Kryeministrisë paraditen e së martës kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër dialogut me kryeministrin Edi Rama.

11:12
Rama me studentët, studentët në rrugë (Foto)

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në takim me studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor (ku një studente pretendoi se ata nuk ishin lajmëruar për praninë e kryeministrit), studentët kanë nisur bllokimin e rrugëve të Tiranës.

11:05
Zyrtare: Manchester United shkarkon trajnerin Jose Mourinho

Manchester United ka njoftuar shkarkimin nga detyra të trajnerit Jose Mourinho, pas humbjes 3-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Liverpool, ditën e dielë.

10:57
Rama u “ankohet” studentëve: Më keni bërë Instagramist

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Universiteti Bujqësor se protesta e studentëve e ka detyruar atë që të merret edhe me Instagramin.

10:48
Rreziqet që sjell ringrohja e ushqimeve

Të gjithëve na ndodh që produkte dhe receta të ndryshme t’i gatuajmë, ngrohim dhe ringrohim sidomos gjatë festave, por sa e dëmshme është ringrohja e tyre?

10:41
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019.

10:32
Kreu i Prokurorisë Berat në Vetting

Eloida Goxhaj, drejtuesja e Prokurorisë Berat po kalon në “sitën” e vetting-ut.

10:14
LIVE/ Studentja ia “mbledh” Ramës; Kryeministri: Pse duartrokisni? Ikni nëse doni

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor. Një studente, pasi ka bërë pyetje për tarifat, më pas i ka thënë Ramës se rektori i kishte gënjyer për këtë mbledhje dhe se ata nuk e dinin që Rama do të ishte ai prezent. Më pas ka thënë se do të ishte ajo e para që do të largohej sot nga kjo mbledhje sepse ai po mundohet t’i përçajë.

10:09
Ambasadori i OSBE-së reagon për protestën e studentëve

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt deklaroi se e mbështet protestën e studentëve përsa kohë është paqësore.

10:04
Vendi mbulohet nga bora, ja situata e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije situatën e qarkullimit rrugor në akset kombëtare pas reshjeve të dëborës së orëve të fundit.

09:50
Studentët, mesazh të qartë Bashës dhe Kryemadhit

Ka hyrë në ditën e 14 protesta e studentëve.

09:40
Meta: Largimin e të rinjve e frenon përkushtimi në…

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Presidenti Ilir Meta shprehet se vëmendja maksimale në arsim është mënyra më e mirë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

09:34
“Alo, policia! Një person qarkullon me armë”, në pranga i riu pas denoncimit

Policia ka marrë një informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi”të Elbasanit, një person mund të kishte me vete armë zjarri.

09:26
Protesta e studentëve, Avokati i Popullit: Të përgjysmohen tarifat për…

Studentët do të dalin sot për të 14-n ditë në shesh, duke vijuar protestën e tyre kundër tarifave të larta të studimit dhe kushteve skandaloze në konvikte e fakultete.

09:23
Greqi, arratiset një shqiptar nga qelitë e paraburgimit

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale, ka mundur të arratiset pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës nga rajoni i Policisë së Atikës Perëndimore, në Menidhi të Athinës.

08:21
Shtohen reshjet e dëborës, zbardhet Shqipëria (Foto)

Në të gjithë territorin e vendit moti ka qenë i paqendrueshëm gjatë natës, me reshje dëbore në vendet malore e shi në vendet e ulëta.

08:01
Studentët nuk ndalen, edhe sot në protestë

Studentët do të protestojnë sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

05:08
BE kërkon transparencë në transformimin e FSK-së

Shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë, që procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

03:20
Akuza Geoffrey Rush; Aktorja Stone e denoncon për ngacmime seksuale

Aktori i kalibrit të lartë Geoffrey Rush përfundon në qendër të akuzave për ngacmime seksuale. Fituesi i çmimit Oscar është akuzuar nga aktorja Yael Stone për sjellje të papërshtatshme kundrejt saj, që datojnë që në vitin 2010, përgjatë bashkëpunimit të tyre në spektaklin teatror “The Diary of a Madman”.

02:05
Shërbimet sekrete serbe, plane për sulme në Kosovë

Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën. Aty morën pjesë shërbimi sekret civil, dy shërbimet ushtarake, ai i sigurisë dhe informativ si dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

01:30
Festivali i Berlinit; Aktorja Charlotte Rampling përzgjidhet për çmimin e karrierës

Aktorja angleze Charlotte Rampling është përzgjedhur për të marrë çmimin “Ariu i Artë” për karrierën, në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit me 7 shkurt të vitit që vjen.

01:00
Erdogan: Trump mbështet një operacion turk në lindje të Sirisë

Turqia mund të fillojë një operacion të ri ushtarak në Siri në çdo kohë, tha të hënën Presidenti Tayyip Erdogan, duke kërkuar mbështetje nga presidenti Donald Trump, edhe pse Pentagoni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ankarasë.

00:37
Mediat angleze: Schumacher ka lënë shtratin, rehabilitohet në Zvicër

Në mediat europiane po qarkullon një lajm i madh mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Sipas “Daily Mail”, ish-kampioni i Botës në Formula 1 ka bërë përparime të jashtëzakonshme sa i përket shëndetit, pas një periudhe të gjatë rehabilituese si pasojë e aksidentit të pësuar në Merbel të Francës.

00:01
Milani dështon edhe për Quagliarelën, sulmuesi rinovon me Sampin

Pas tentativave për të rikthyer në Milano Zlatan Ibrahimoviçin, drejtuesit e Milanit, Leonardo e Maldini dështojnë edhe në planin B të tyre, atë të transferimit të veteranit të Sampdorias, Fabio Quagliarela.

E hënë, 17 Dhjetor 2018
23:30
Koncerti i Paul McCartney; bëhen bashkë ish-pjesëtarët “Beatles”

Paul McCartney ka mbajtur një koncert live në Londër, ku 1 orë pas nisjes së tij i është bashkuar edhe Ringo Starr, për të kënduar së bashku këngën e famshme “Get Back”, një pjesë klasike e katërshes magjike “The Beatles”.

23:00
8 vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të drejtës së Kosovës për themelimin e ushtrisë së saj.

22:48
Vendos Zapata, Strakosha humb derbin me Berishën e Gjimshitin

Atalanta mposhti Lazion me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e fundit të javës së 16 të kampionatit italian të futbollit që u zhvillua mbrëmjen e sotme.

22:28
Protesta e studentëve, Kikia: Bllokimi i rrugëve i gabuar, reagoni para kryeministrisë

I ftuar në studion e “Open” gazetari Mentor Kikia e ka quajtur bllokimin e rrugës të “Zogut të Zi” në kryeqytet nga ana e protestuesve, si të gabuar, pasi kjo gjë që ka sjellë rrëmujë dhe bllokim në qarkullimin e mjeteve.

22:23
Pedagogu Mërtiri: Ja kush është armiku i protestës

Pedagogu Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili u shpreh se mbajtja e fshehtë e takimit të kryeministrit Edi Rama me pedagogë dhe studentë të fakultetit të Gjeologjisë është një show që prodhon lajm.

21:41
Takimi i Ramës me pedagogë të Gjeologjisë?! Studenti në Open: Jemi të painformuar

Një postim i Ramës në “twitter” se ka zhvilluar një takim me pedagogë e studentë të Gjeologjisë, ka ndezur edhe debatet se me kë ka biseduar kryeministri.

21:30
Open/ Takimi i Ramës tek Gjeologjia, Mentor Kikia: Ja ku fillon problemi

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel u shpreh se Rama u tregua shumë i kujdesshëm në mënyrën sesi e “shiti” takimin tek fakulteti i Gjeologjisë, ndërsa tha se ende pritet të shohim nëse takimet e tij Rama mund t’i shesë ndryshe, pra si dialog.

21:24
Open/ Vokshi: Pse Rama e mban të fshehtë takimin me studentët e Gjeologjikut?!

Rreth orës 19:30, kryeministri Rama njoftonte përmes një postimi në “Twitter” se është takuar me disa studentë e pedagogë të Gjeologjikut, ku siç shprehet ai pati një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun.

20:49
Laboratori i ri i Restaurimit; Do të rehabilitohen dokumentet e dëmtuara në Shqipëri e Kosovë

Tashmë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ekziston një Laborator i Ri Qendror i Restaurimit, në të cilin do të përqendrohet ky proces edhe për dokumente përtej kufirit.

20:39
Skandali në drejtësi, Gjykata e Shkodrës rigjykon çështjen e Gjykatës së Lartë

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një vendim të vitit 2013 të Gjykatës së Shkodrës, e cila ka rigjykuar një çështje të Gjykatës së Lartë të vitit 2007.

20:32
Demi bëhet nostalgjike (FOTO)

Ndërkohë që festat e fundvitit po afrojnë, Demi Rose po i shijon ditët e fundit të dhjetorit në shtëpinë e saj në Londër.

20:17
SHBA, avioni luftarak i radhës 3 herë më i shtrenjtë se F-35

Forcat ajrore në SHBA po zhvillojnë brezin e ardhshëm të avionëve që do të ruajë superioritetin amerikan në qiejt e botës.

19:48
Arrestohet personi që hodhi paratë nga pallati

Kalimtarët u shtynë të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë.

19:48
Rama takon studentët e Gjeologjikut: Mësova gjëra të reja

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të hënë me studentë dhe pedagogë të fakultetit të Gjeologjikut.

19:47
Lufta ndaj pastrimit të parave, KiE: Shqipëria të konfiskojë pasuritë që burojnë nga krimi

Këshilli i Europës i ka bërë thirrje Shqipërisë të forcojë përpjekjet në luftën kundër pastrimit të parave dhe të konfiskojë pasuritë që burojnë nga krimi i organizuar.

19:29
OKB, miratohet pakti për refugjatët. SHBA-Hungari votojnë kundër

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar këtë të hënë me një shumicë të gjerë një marrëveshje globale mbi refugjatët, që synon të përmirësojë përpjekjet për menaxhimin e lëvizjet e mëdha të refugjatëve, por gjithsesi pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë.

19:20
Meta: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet nga të gjithë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti sot ceremoninë e organizuar me rastin e 11-vjetorit të përfundimit të programit të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike dhe të dorëzimit të diplomave brezit të ri, që përfundoi studimet këtë vit.

19:08
Fillojnë reshjet e shiut, Ministria e Mbrojtjes: Të merren masat për përballimin e emergjencave

Nisur nga fakti, që ka pasur shtim të reshjeve dhe ulje temperaturash sidomos në zonat malore, gjë e cila pritet të jetë dhe në ditët në vijim, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, u është kërkuar prefektëve të qarqeve, drejtuesve të bashkive, drejtuesve dhe institucioneve qëndrore në nivel rajonal dhe vendor, të marrin masa urgjente sipas fushës së përgjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

18:53
Të jesh i “burgosur” në Los Angeles

Los Angeles është një qytet i mrekullueshëm, por mund të rezultojë edhe një lloj “burgu”. Të paktën kështu duket se është për Zlatan Ibrahimoviç, i cili është bllokuar në merkaton e futbollistëve nga skuadra LA Galaxy, që militon në Major League Soccer.