E enjte, 20 Dhjetor 2018
03:11
Mali i Zi inauguron statujën e Titos në Podgoricë

Mali i Zi të mërkurën zbuloi një statujë të liderit komunist Josip Broz Tito, duke vënë në pah një trend që ka nisur kohët e fundit në disa vende të ish Jugosllavisë, për ta rikthyer ish liderin e tyre në forma simbolike nga më të ndryshmet.

02:30
Kina vijon hakmarrjen ndaj Kanadasë, arreston një tjetër kanadez

Një zyrtar në Toronto njoftoi se një kanadez i tretë është arrestuar në Kinë, si një kundërpërgjigje pas arrestimit të ekzekutives së kompanisë kineze të teknologjisë, Huawei në Vankuver, që u pasua me një mosmarrëveshje diplomatike që përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

01:51
SHBA-të shtojnë “listën e zezë” dhe sanksionet ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja lidhur me Rusinë të mërkurën, të shtuara në një listë të zezë të krijuar në prill, për të ndëshkuar individë të dyshuar si të përfshirë në një fushatë të mbështetur nga Kremlini, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

01:14
Ukraina sfidon Rusinë: Dërgojmë anije të tjera në detin Azov

Ukraina do të dërgojë përsëri anije luftarake në portet e saj në Detin Azov, njoftoi një zyrtar i sigurisë të mërkurën, pavarësisht konfiskimit të tre anijeve të marinës dhe ekuipazhit të tyre në zonë, muajin e kaluar nga forcat ruse.

00:42
Giuliani pranon gënjeshtrën: Trump nënshkroi letrën për projektin në Moskë

Avokati i presidentit amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Trump kishte nënshkruar një letër në tetor të vitit 2015, për të zhvilluar një projekt të pasurive të patundshme në Rusi, gjatë fushatës së tij presidenciale, pasi më parë e mohoi atë në një intervistë televizive në fundjavë.

00:09
Asambleja e OKB-së miraton zyrtarisht paktin për emigracionin

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi zyrtarisht një marrëveshje për të nxitur bashkëpunimin global për të luftuar migrimin në rritje, por Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Hungaria, Republika Çeke dhe Polonia votuan kundër këtij pakti vullnetar.

E mërkurë, 19 Dhjetor 2018
23:56
Putin: Moska mbështet zgjidhjen e dakordësuar nga Prishtina e Beogradi

Nga Moska mbërrin një sinjal domethënës për Kosovën, pasi Vladimir Putin deklaroi se do të mbështesë çdo zgjidhje të ngërçit shumëvjeçar me të cilën do të pajtohen Beogradi dhe Prishtina.

23:37
Pompeo për dëbimin e diplomatëve iranianë: Lavdëroj vendimin e Shqipërisë!

Shqipëria vendosi të dëbojë dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

23:06
Vendos Ribery, Bayern Munchen afrohet më shumë me kreun

Ka mjaftuar një gol i sulmuesit anësor francez Franck Ribery, që Bayerni i Mynihut të dalë me pikë të plota nga përballja me Leipzigun, në sfidën e vlefshme për javën e 16 të Bundesligës gjermane.

22:25
Pas 11-shtatorit, puna si rojë aeroporti tashmë nga më të sikletshmet

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, kur terroristët e Al-Kaedës, të drejtuar nga Osama Bin Laden, vranë me mijëra amerikanë, kanë ndryshuar jo vetëm historinë e atij vendi, por edhe mënyrën se si kontrollohen nëpër aeroporte.

22:05
Top Story/ Skandali i doktoraturave në qeverinë Berisha dhe bllokimi i tyre pa asnjë shkak nga Ministrja Nikolla

Skandali nuk mbaron me kaq. Vetë ministria e arsimit pas miratimit të ligjit, bëri edhe një lojë tjetër të pistë në favor të universiteteve private. Ajo vonoi të nxirrte aktet nënligjore, të një ligji plot gabime.

22:02
Dëbimi i iranianëve nga Shqipëria, SHBA: Jemi me Ramën!

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton ka shprehur mbështetje për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit, pas lajmit ekskluziv të Top Channel mbi dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë.

21:56
Top Story/ Ligji i Arsimit të Lartë ndihmoi universitetet private

Top Story u ndal dhe tek një pikë tjetër korruptive, ndoshta më korruptiv-ja e tij? Çfarë janë universitet publike të pavarura?

21:47
Top Story/ Universitetet, miliarda lekë për roje dhe asnjë investim mbi kërkimin shkencor

Top Story ka bërë një analizë të detajuar të prokurimeve të kryera nga Universitetet në vitin 2018, ku duket se ai i Elbasanit thyen rekorde për shumat e parave që shpenzon. Një pjesë e mirë e parave, shkojnë për siguri fizike, dhe aty shpërdorimi është galopant.

21:43
Analiza e Top Story/ Shpërdorimi i fondeve të universiteteve për luks nga dekanët dhe zyrtarët e qeverisë

Pa përgjegjësi nuk mund të mbeten edhe rektorët me dekanët e universiteteve. Bordi i Administrimit është një organizëm i atashuar pranë çdo universiteti. Në disa raste, abuzimet janë kryer si krime në bashkëpunim, pra mes 4 anëtarëve të qeverisë dhe 3 anëtarëve të universiteteve.

21:40
Flet Eliza Dushku pas lajmit se mori 9.5 mln $ për ngacmim seksual

Pak ditë më parë u përhap një lajm se aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, kishte marrë 9.5 milion dollarë për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i ishte bërë në studiot e CBS.

21:38
Top Story/ Bordet e Administrimit që kontrollohen nga qeveria

Bordet e Administrimit janë instanca që kontrollojnë anën financiare të Universiteteve. Senati rregullon anën akademike, ndërsa Bordi i Administrimit ka në dorë paratë.

21:31
Top Story/ Ligji i Arsimit të Lartë, ja si ka marrë ndër vite konsesus nga PD-LSI-PS

I gjithë uragani studentor që shpërtheu, e ka zanafillën 4 vjet më parë, kur u miratua Ligji i ri për Arsimin e Lartë.

21:20
Top Story/ Sa i kushtojnë buxhetit të shtetit 8 kërkesat e studentëve

Top Story, përmes disa intervistave, analizon sesa të realizueshme janë 8 kërkesat e studentëve, të cilat në fakt kanë një kosto të vogël financiare për buxhetin e shtetit. Nëse marrim pikën e parë, atë të rritjes së GPD-së në 5 % për Arsimin, atëherë kjo është pothuajse e parealizueshme.

21:13
Top Story/ Ja si u infiltruan në protestë militantët e FRESSH, FRPD dhe LRI

Top Story, duke iu referuar ditës së parë të kësaj proteste e në vazhdim, sjell dokumentarin me titull “Pranvera e Studentëve”.

21:02
Botërori “ringjall” Bejlin (Video)

Reali i Madridit ka kaluar në finalen e Botërorit për Klube pasi mposhti në gjysmëfinale japonezët e Kashima Antlers.

19:55
Çuditen mjekët. 11-vjeçares i zhduket  tumori i pashërueshëm

Një 11-vjeçare që ishte diagnostikuar me tumor në kokë, në një pozicion aq të vështirë të trurit sa nuk hiqej dot me operim, tani i ka lënë mjekët me gojë hapur.

19:30
Ekskluzive, Tirana dëbon dy diplomatë iranianë: Cënuan sigurinë në vend

Top Channel ka mësuar se Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

19:21
PD: 4 pyetje që duhet t’u japë përgjigje Rama dhe Veliaj

Partia Demokratike ka reaguar sërish për çështjen e dytë të Unazës së Re ku maxhoranca akuzohet se ka ndryshuar planin urbanistik për të favorizuar një plan ndërtimi të Edmond Begos. PD i quan qesharakë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj të cilët sipas saj synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

18:59
“Brexit” pa marrëveshje, BE ka gati planin për të “zbutur” impaktin

Komisioni Europian ka njoftuar nisjen e implementimit të përgatitjeve të saj për një “Brexit” pa marrëveshje, gjithnjë nëse Britania e Madhe do të shkëputet nga BE-ja pa një marrëveshje të rakorduar më herët midis të dyja palëve, por që nuk po ratifikohet dot në “Westminster”.

18:41
SHBA i hap rrugë Turqisë, tërheq trupat nga Siria

Shtëpia e Bardhë konfirmoi këtë të mërkurë nisjen e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, vetëm pak pasi presidenti Donald Trump deklaroi se grupi i Shtetit Islamik ishte “mposhtur” atje.

18:28
Lehtësohen procedurat për shqiptarët në Itali

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati së bashku me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, zhvilluan një konferencë për shtyp ku lajmëruan mbi dakordësinë e arritur së fundmi mes dy ministrive të jashtme mbi procedurën e heqjen e certifikimit të përkthimit nga ana e Ambasadës Italiane.

18:21
Rama: Artist, ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?

Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat, akuzoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, se ka zaptuar ashensorin e pallatit ku jeton.

18:12
Heroi kosovar kualifikoi Cityn në kupë, Guardiola e lavdëron

Portieri i Manchester City, Arijanet Muriqi ka qenë protagonist mbrëmjen e së martës në Kupën e Anglisë, ku “Citizens” eliminuan Leicesterin pas “ruletës” së 11-metërshave.

17:45
Aktorja Delinda Disha: S’kanë pse mërziten kur i imitoj, u bëj publicitet!

Aktorja e talentuar Delinda Disha ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel.

17:45
Gent Ibrahimi në KLP, PD:Investim i Ramës për…

Partia Demokratike thotë se emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) tregon kapjen politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë.

17:44
BE-Ballkan, Mogherini dhe liderët: Mbështetje “Prespës” dhe dialogut Prishtinë-Beograd

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, e njëherazi zv.presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini priti këtë të mërkurë në Bruksel, në një takim informal, krerët e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

17:41
Antikorrupsioni, Gjonaj: Procedohen penalisht 80 persona

Gjatë dy javëve të fundit, janë evidentuar 55 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksoi se janë proceduar penalisht 80 autorë, nga të cilët 11 autorë të arrestuar apo ndaluar dhe 69 të tjerët ndiqen në gjendje të lire.

17:35
Basha: Nesër nisim rezistencën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër në protestë e t’iu bashkohen studentëve.

17:05
Bashkia e Tiranës përgënjeshtron deklaratat e PD-së: S’ka leje për Begon

Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike, që sot publikoi dokumentet të cilat, sipas saj, vërtetojnë se si kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë ndryshuar projektin urbanistik të Tiranës si dhe rrjedhën e lumit Lana për llogari të Edmond Begos.

16:58
Zv.kryeministrja Mesi: Karta (europiane) e Studentit miratohet brenda vitit

Duke qenë se Karta e Studentit ishte ajo që solli më shumë paqartësi këtë të mërkurë, gazetari Denis Dyrnjaja u ndal pikërisht te fakti nëse është miratuar, apo ende jo, Karta e Studentit, teksa merrte në intervistë të ftuarën e radhës në emisionin e tij “Top Talk”, zv.kryeministren Senida Mesi.

16:53
Courtney, të duhen bikini më të mëdha! (Foto)

Courtney Stodden pati disa probleme me bikinit e saj të bardha ditën e hënë.

16:38
Rekord fitimesh për Ed Sheeran

Ed Sheeran ka thyer rekord për fitimet e arritura në tur gjatë një viti.

16:33
Tjetër shpërblim për Vitin e Ri, ja kush përfiton

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë për festat e fundvitit disa kategori të caktuara.

16:33
Studentët janë të padurueshëm, Mesi: Ja afatet për realizimin e kushteve

I vënë në rolin e studentit në studio, në takimin e kësaj të mërkure të emisionit “Top Talk”, gazetari Denis Dyrnjaja iu drejtua zv.kryeministres Senida Mesi, e ftuar për të folur mbi kushtet e studentëve protestues, shkurt dhe qartë: Kemi vënë disa kushte, duam një afat se kur do të realizohen ato!

16:16
Fotot më të bukura (dhe më qesharake) të kafshëve

“Cater’s News Agency” ka publikuar fotot më të bukura të kafshëve për vitin 2018.

16:12
“Pakti për universitetin” dhe kostoja financiare, Mesi flet në “Top Talk”

E ftuara e radhës në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, këtë të mërkurë ishte zv.kryeministrja Senida Mesi për t’iu dhënë përgjigje disa prej pyetjeve që lidhen me çështjen e universitetit, por edhe 8 pikat që kanë parashtruar studentët protestues ndaj qeverisë për plotësim.

16:04
Pogradec, rrëshqitje masivi në galeri, humb jetën minatori

Një minator ka humbur jetën, në një minierë kromi në fshatin Pojskë të Pogradecit, pasi është zënë nga një masiv shkëmbor në një prej galerive.

15:51
Smogu “vret” Tiranën. Dëmton imunitetin, infeksione në mushkëri, sëmundje të rënda

Rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare, tumorale apo atyre respiratore, shumë herë vjen si pasojë e ndotjes së mdjesit.

15:35
Rrugorët “hi tech”, gjobat vijnë me postë

Policia Rrugore nuk do t’iu ndalojë më pa arsye. Shkelësit e rregullave të Qarkullimit Rrugor do të konstatohen nga efektivë në lëvizje dhe gjobat do të dërgohen me postë.

15:15
Studentët: Nuk dialogojmë! Protesta para Kryeministrisë, pa bllokim rrugësh

Bllokimi i rrugëve nuk ka qenë mënyra që studentët zgjodhën për të protestuar këtë të mërkurë.

15:10
Energji nga liqeni i Banjës. Kërkesë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi ujë

Kompania norvegjeze “Statkraft” kërkon ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues për prodhimin e energjisë nga dielli, në liqenin e hidrocentralit të Banjës.

15:02
Kryeministri, grupe pune për paktin për universitetin

Kryeministri ka angazhuar disa grupe pune, të cilat po punojnë për dokumentin e një Pakti për Universitetin.

14:53
“Pallat për Edmond Begon”, PD: U ndryshua plani urbanistik dhe rrjedha e Lanës

Partia Demokratike publikoi dokumentet të cilat sipas saj vërtetojnë sesi kryeministrit dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës kanë ndryshuar projektin urbanistik të Tiranës si dhe rrjedhën e lumit Lana për llogari të Edmond Begos.

14:50
Rama në Vlorë, pritet me protesta edhe në përfundim të takimit

Kryeministri Rama zhvilloi mesditën e së mërkurës një takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

14:35
“Karta e studentit”, projektvendim i hapur për ndryshime. Ja çfarë përfitojnë studentët

Në kulmin e protestave të studentëve, Qeveria ka përgatitur një projektvendim, i cili ofron për të gjithë ata që ndjekin shkollën e lartë, shërbime publike me çmime të reduktuara ose falas.

14:28
Rama: S’jam mashtrues, Bashës i dhashë mundësinë të bëhej lider

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen së së mërkurës një takim me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

14:19
Stoltenberg i telefonon Haradinajt: NATO do të rishohë angazhimin me FSK-në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me angazhimin e NATO-s në Kosovë, pas miratimit të ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

14:06
Ekonomiku, pakt 12-pikësh mes Dekanatit dhe studentëve

Studentët kanë dy javë që protestojnë duke zbrazur auditorët. Në lidhje me këtë situatë, në Fakultetin e Ekonomisë është zhvilluar një mbledhje ndërmjet studentëve të këtij fakulteti dhe Dekanatit.

13:51
Veseli, BE-së: Na trajtoni njëlloj! Rruga e Kosovës në BE nuk kalon nga Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të trajtojë seriozisht çështjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

13:44
Votohej buxheti grek, Tsipras-Mitsotakis debatojnë për minoritetin grek në Shqipëri

Në një debat parlamentar që i kushtohej miratimit të buxhetit të vitit 2019, kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis, duke kritikuar politikën e qeverisë “Tsipras” i ka çuar përsëri një mesazh të rreptë Tiranës zyrtare dhe është duartrokitur pas kësaj nga i gjithë grupi i tij parlamentar.

13:22
Parlamenti Grek miraton buxhetin e parë pas krizës

Parlamenti grek ka miratuar buxhetin e parë të vendit që nga dalja prej programeve të shpëtimit në gusht. Kryeministri Aleksis Tsipras tha se pas tetë vitesh kursim, ky është buxheti i një Greqie të lirë.

13:19
Buxheti, Italia zgjidh mosmarrëveshjet me Brukselin

Roma dhe Brukseli duket se i kanë sheshuar mospajtimet dhe kanë arritur një kompromis pasi kryeministri Giuseppe Conte i premtoi BE se vendi i tij do të reduktonte deficitin e vitit 2019.

13:15
Argjentinë, lojtari i Sporting bën për spital gjyqtarin

Rikthehen episodet e dhunës në futbollin argjentinas. Gjyqtari i finales së turneut të përvitshëm vjetor, mes Miter dhe Sportingut është goditur ashpër nga një lojtarë dhe ka përfunduar në spital.

13:12
Higuain në krizë, 7 javë pa shënuar

Për Gonzalo Higuain mund të flitet për një krizë pasi ka mbushur plot 7 javë pa shënuar.

13:08
Veliaj në Japoni: Shqipëria port hyrëse për investimet japoneze

Eksperienca japoneze në menaxhimin e emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore, si dhe një transport publik miqësor me mjedisin ishin temat e vizitës së kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Japoni.

13:03
Studenti: Si e bëre shtëpinë në Surrel? Rama: Me sakrificë në emigracion!

Duke zgjedhur Vlorën, kryeministri Edi Rama mendoi se do ta kishte më të lehtë për t’i hapur rrugën dialogut me të gjithë studentët protestues, por në zonën e tij elektorale ai ka hasur vështirësitë më të mëdha përballë të rinjve, në debate të ashpra që as me opozitën në Kuvend nuk i ka pasur.

13:02
Pas Jose Mourinhos, United i beson stolin Solskjaer

Pas shkarkimit të Jose Mourinho që u festua nga disa lojtarë me Pogba në krye, Manchester United zgjodhi trajnerin që do ta drejtojë deri në fund të sezonit dhe bëhet fjalë për Ole Gunnar Solskjaer, gjë që bëri që të bien menjëherë hipotezat që flisnin për caktimin e Michael Carrick në këtë detyrë.

12:53
Rishfaqet Sampaoli, merr drejtimin e Santosit

Jorge Sampaoli rishfaqet në skenën e futbollit. Ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës braziliane të Santosit duke bërë edhe prezantimin e tij përkrah presidentit Jose Carlos Peres.

12:47
Rrugët që nuk rregullohen kurrë; Lagjja me gropa në qendër të Lezhës

S’bëhet fjalë për ndonjë lagje fshati të largët, por para Drejtorisë Rajonalë të Tatimeve në Lezhë, fare pranë institucioneve të tjera të rëndësishme të këtij qyteti.

12:43
Dorëhiqet kryeministri, në Belgjikë

Kryeministri belg Charles Michel ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pasi një nga partnerët kryesorë të tij të koalicionit dha dorëheqjen në lidhje me një përplasje mbi emigracionin.

12:39
Bizneset në Britani kërkojnë ‘aksion’ para Brexit-it

Bizneset britanike kanë kritikuar politikanët se janë fokusuar në garë të brendshme në vend se të përgatiten për Brexit, duke paralajmëruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa pakt.

12:29
Ngrijnë rrugët në Bulqizë; Temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme

Ulja e temperaturave dhe bora e rënë në dy ditët e fundit ka bërë që pedonalja e Bulqizës, po ashtu edhe rrugët dytësore të qytetit të përfshihen nga akulli.

12:19
Top Story/ “Pranvera e Studentëve”, sonte në Top Channel

Top Story vjen sonte me dokumentarin për protestën e studentëve me titull “Pranvera e Studentëve”.

12:19
Çahen tubat e ujësjellësit të ri, banorët fajësojnë punimet pa cilësi

Në këtë rrugë nuk ka rënë shi por kanë shpërthyer ujërat e tubave të ujësjellësit të ri të njësisë administrative Cerme të Bashkisë Divjakë.

12:12
Punonjësit e ujësjellësit të Selenicës, në protestë për pagat

Punonjësit e ujësjellësit në Selenicë kanë dalë në protestë para prefekturës Vlorës, pasi kanë 8 muaj pa marrë pagat.

11:57
Wake Up/ Njihuni me vajzat rock të harqeve

Si tingëllon muzika rock, pop rock, dubstep etj, me violinë dhe violë.

11:56
Studentë të Vlorës braktisin takimin me Ramën: E duam Shqipërinë si Europa!

Kryeministri Edi Rama po zhvilloi një takim me studentët e Universitetit të Vlorës. Në fjalën e mbajtur, studentët i kanë kërkuar Ramës plotësimin e 8 kërkesave.

11:53
Wake Up/ Dokumentet arkivore, hapet Laboratori që i jep fund degradimit

Pavarësisht se shumë gjëra kanë ndryshuar në ruajtjen e dokumenteve të rëndësishme.

11:44
Këto janë kompanitë ajrore më problematike për pasagjerët në Shqipëri!

Me ardhjen e festave të fundvitit, pritet që shumë pasagjerë të udhëtojnë drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

11:42
KLP, kryetar zgjidhet Gent Ibrahimi

Të 11 anëtarët e “qeverisë” së Prokurorisë zhvilluan mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mbledhja nisi me miratimin e rregullores, e më tej me çeljen e garës për drejtuesit e këtij institucioni të ri të Reformës në Drejtësi.

11:40
Vitrina e librit/ Gurët e vetmisë nga Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

11:38
Jo vetëm Robben dhe Ribery, nga Bayern largohet edhe një tjetër yll

Bayern Munchen do të ketë shumë ndryshime sezonin e ardhshëm. Krahas largimeve të konfirmuara tashmë të Robben dhe Ribery, klubi do t’i japë lamtumirën edhe braziliani Rafinha.

11:36
Vitrina e librit/ Falltarët, një autobiografi mbi shpirtëroren

Shkruani atë që dini, u thonë shpesh shkrimtarëve te rinj. Dhe madje edhe ata me veteranët, apo autorët e suksesshëm e ndjekin me kujdes këtë udhëzim.

11:21
Rama në Vlorë, debaton me studentët para hyrjes në Universitet

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Universitetit të Vlorës, ka ndalur tek studentët, të cilët i kanë kërkuar që të bëjnë dialog për kërkesat e tyre.

11:20
Vitrina e librit/ Estetika e burrave

Në Nju Jorkun e vitit 1930 poetja Dorothy Parker, e njohur për rubrikën e saj të librit në Vanity Fair, do t’i shprehej mikut të saj të ngushtë, gazetarit Robert Benchley, se “një grua do të shkruajë gjithnjë ndryshe nga një burrë”.

11:08
Rama në Vlorë, studentët bllokojnë hyrjen e Universitetit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë për të diskutuar me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”.

11:00
Vladimir Metani, skulptori i mitologjisë na tregon mbi rrugëtimin e tij në art

Vladimir Metani është skulptor nga Elbasani. Në punimet artistike zgjedh të realizojë skulptura me motive mitike dhe legjendare shqiptare në bronz, gur, mozaik dhe rërë.

10:33
Bashkia Tiranë, surpriza sot për fëmijët

Të vegjlit e kryeqytetit do të kenë mundësi sot që të njihen me personazhet më të dashura të përrallave ndërkohë që nuk do të mungojë edhe muzika për ta.

10:24
Korçë/ Aksidentohet makina me mësues, një i vdekur

Një makinë tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, e cila transportonte mësues për në fshatin Arrëz, në Korçë, ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

10:13
SHBA, torturë në shkollë ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta

Një shkollë në Shtetet e Bashkuara, besohet se është e vetmja në botë që në mënyrë rutinë godet me shok elektrik nxënësit si formë ndëshkimi.

09:56
Duka “fal” Braçen, nuk shkon në gjyq pas paditjes. Çështja pushohet

Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti i saj Armand Duka e kanë lënë në mes procesin gjyqësor, që vet kishin hapur ndaj deputetit socialist Erion Braçe, të cilin e akuzonin për shpifje të kryer botërisht.

09:38
Zbulohet një butak i ri, merr emrin Donald Trump

Presidentët amerikanë zakonisht marrin jo pak nderime, por Donald Trump do të donte ndoshta ta injoronte atë më të fundit. Një amfib i sapo zbuluar që e zhyt kokën në rërë ka marrë emrin e tij, ndoshta edhe si reagim ndaj komenteve të bëra nga Donald Trump në lidhje me ndryshimet e klimës.

09:25
Digjet gjatë natës një makinë në Gjirokastër

Një automjet është djegur gjatë natës në Gjirokastër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Meçitë”.

09:16
2000 vite pas shpërthimit, plan emergjence nëse Vezuvi zgjohet

Pothuajse 2000 vjet pas shpërthimit më të famshëm vullkanik në historinë njerëzore autoritetet në Pompei kanë diskutuar një plan të ri evakuimi në rast se mali Vezuv do të shpërthejë sërish.

08:53
Studentët në ditën e 15-të të protestës

Protesta e studentëve do të vijojë edhe të mërkurën, duke hyrë në ditën 15-të bojkotit total të auditorëve duke këmbëngulur në plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

08:47
Komunikimet e BE, në shënjestrën e hakerave

Disa hakerë kanë shënjestruar me sukses komunikimet diplomatike të Bashkimit Evropian disa vjet me radhë, ka raportuar The New York Times.

08:07
Elbasan, kishin dalë për gjah, shokët vrasin aksidentalisht 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Mësohet se një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjahu aksidentalisht nga shokët e tij gjatë mesnatës, teksa kishin dalë për gjah.

05:41
Rusia, Irani dhe Turqia nuk arrijnë të pajtohen me përbërjen e trupës kushtetuese në Siri

Rusia, Irani dhe Turqia, mbështetës të palëve kryesore në luftën komplekse civile të Sirisë, të martën nuk arritën të bien dakord mbi përbërjen e një komiteti kushtetues sirian, të sponsorizuar nga OKB, por i bënë thirrje që të mblidhet në fillim të vitit të ardhshëm për të nisur një proces të qëndrueshëm paqësor.

04:56
“Lupin III”, 40 vjet nga seriali i njohur vizatimor

Mbushi plot 40 vjet debutimi kinematografik i filmit vizatimor serial Lupin III. “Lupin III dhe Guri i Mençurisë” doli në Japoni me 16 Dhjetor të vitit 1978. Megjithatë, sezoni i parë i serialit televiziv ka dalë në vitin 1979, dhe nën vazhdën e suksesit të tij, edhe filmi i parë mbi subjektin Lupin.

04:06
“Old Man and the gun”, Robert Redford luan filmin e fundit?

Një Robert Redford me pistoletë, mes melankolisë dhe argëtimit, do të jetë protagonisti i “Old Man and the Gun”, i cili do të jetë gjithashtu edhe filmi i tij i fundit.

03:03
Zbulohet planeti i ri, “Farout VG 18” është në distancën më të largët nga dielli

Është rozë dhe quhet “FAROUT VG18”, dhe është planeti më i vogël dhe deri tani me distancën më të largët nga dielli, i cili sërish i përket sistemit tonë diellor.

02:21
Vatikani: Peshkopët të veprojnë për abuzimin seksual, ose do humbin të gjithë kredibilitetin

Ekspertët kryesorë të Kishës Katolike Katolike, që janë marrë me rastet mbi abuzimin seksual, u thanë peshkopëve të martën, të marrin përgjegjësinë për një skandal global të abuzimit të klerit dhe të shkojnë e të flasin personalisht për viktimat, ose rrezikojnë të shohin që Kisha të humbasë kredibilitetin e saj në mbarë botën.

01:47
“Jelekët e verdhë” djegin sportelet, kaos me qarkullimin në autostrada

Protestuesit francezë të njohur si “jelekët e verdhë” pushtuan kabinat e pagesës së tarifave të autostradave, duke u vendosur zjarrin një numri të madh të tyre dhe shkaktuar kaos në transportin në disa pjesë të vendit, vetëm pak ditë para pushimeve të Krishtlindjeve.

01:15
Fondacioni bamirës i Donald Trump, shpërbëhet me vendim gjykate

Fondacioni bamirës i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka pranuar dakord të shpërbëhet nën mbikëqyrjen e gjykatës, duke zgjidhur pjesërisht një padi të shtetit të Nju Jorkut, që pretendon se Trump e ka keqpërdorur atë për të ndihmuar fushatën e tij presidenciale në 2016-ën, dhe bizneset e tij, tha të martën avokati i shtetit.