Reali i Madridit ka kaluar në finalen e Botërorit për Klube pasi mposhti në gjysmëfinale japonezët e Kashima Antlers.

Madrilenët triumfuan me rezultatin 1-3, të udhëhequr nga një Garet Bejl në superformë, që shënoi të tre golat për skuadrën e drejtuar nga Santiago Solari.

Uellsiani zhbllokoi sfidën në minutën e 44-t, për të shënuar më pas edhe dy herë të tjera në të 53-n dhe 55-n, ndërsa goli i Doi për japonezët vlejti vetëm për statistikë.

Finalja do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje dhe përballë kampionëve të Europës do të jenë vendasit e Al Ain, të cilët eliminuan dje argjentinasit e River Plate.

Top Channel