S’bëhet fjalë për ndonjë lagje fshati të largët, por para Drejtorisë Rajonalë të Tatimeve në Lezhë, fare pranë institucioneve të tjera të rëndësishme të këtij qyteti.

Nuk është e para herë që Top Channel bën një vëzhgim në këtë lagje.

Situata mbetet e njëjtë, vetëm gropat janë thelluar. Lagjja Gurra ka dhe dendësinë më të madhe të banorëve në qytet, por kjo nuk mjafton që zëri i tyre i ankesës të dëgjohet.

Disa prej banorëve që ndalojnë të flasin në rrugë, të indinjuar tregojnë se prej 30 vitesh nuk kanë parë të hidhet asnjë lopatë me zhavorr.

Banorët që janë ankuar shpesh herë në bashki, tani urojnë që askush të mos ketë guximin që në fushatën elektorale, e cila po afron, këtë rrugë ta shfrytëzojë serish për premtime që s’mbahen kurrë.

Top Channel