Mbushi plot 40 vjet debutimi kinematografik i filmit vizatimor serial Lupin III. “Lupin III dhe Guri i Mençurisë” doli në Japoni me 16 Dhjetor të vitit 1978. Megjithatë, sezoni i parë i serialit televiziv ka dalë në vitin 1979, dhe nën vazhdën e suksesit të tij, edhe filmi i parë mbi subjektin Lupin.

Në të gjitha vendet ku u shfaq ky serial u kultivua një afeksion që erdhi në rritje për personazhin e hajdutit xhentëllmen me emrin Lupin. Lupin i konsideruar si një Robin Hood bashkëkohor. Lupin III dhe guri i mencurisë është një film historik I cili rrëfen një jetë të trazuar.

Në Japoni për kohën kur doli, fitimprurja nga filmi arriti një shifër rekord prej një miliardë yen. Vite më vonë pas daljes, filmi “përjetoi një rini të dytë”, por jo më pak të komplikuar.

Shumë skena janë prerë nga version i parë, për shkak të cilësimit të tyre si jo të përshtatshme për publikun nën moshën 16-vjeçare. Në veçanti u prenë sidomos zhveshjet e shpeshta të personazhit Fujiko, të dashurës aventuriere të Lupin-it.

Subjekt i krijuar nga Soji Yoshikawa, në debutimin e tij si regjisor dhe skenarist serialesh me sukses të madh si “Daitarn III”, “Cyborg 009” dhe “Gaiking, filmi prezanton skena me ndikim të forte, ku i bëhet gjithashtu homazh artistëve të mëdhenj si: Salvador Dali, Giorgio De Chirico, Renoir dhe Escher. Përvjetori i Lupin III si personazh konceptual është gjithmonë aktual.

Top Channel