Punonjësit e ujësjellësit në Selenicë kanë dalë në protestë para prefekturës Vlorës, pasi kanë 8 muaj pa marrë pagat.

Gjatë këtyre muajve kërkesat e tyre kanë qenë të vazhdueshme, por kanë rënë në vesh të shurdhët.

Fondi prej 40 milionë lekesh i akorduar për ujësjellësin është bllokuar në thesar, për shkak të pagesave të prapambetura të energjisë. Punonjësit kanë kërkuar edhe një takim me prefektin, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

50 punonjësit kërcënojnë se ujësjellësi do të vijojë të funksionojë deri ditën e premte, nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet atëherë ata do të mbyllin pompat, duke mos i furnizuar me banorët e Selenicës me ujë.

Top Channel