Maroku, Shaqueel Van Persie është rasti tjetër Brahim Diaz
Konferenca për shtyp e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez u bë në mënyrë surprizë, më e mira e këtij Botërori. Trajneir spanjoll është brilant, u përgjigj lehtësisht në 3 gjuhë por ai që befasoi më shumë është momenti kur në mesin e konferencës u vendos kënga ‘Future Nostalgia’ e Dua Lipa.
Gazetari i të përditshmes portugeze ‘Record’, David Novo e ndërpreu pyetjen duke menduar se do ta bënte pas 10 sekondash, por asgje, askush nuk arriti të ndalë muzikën për 4 minuta, mes buzëëqeshjes së Martinez, gazetarëve që improvizonin vallëzime dhe të qeshura nervoze. Roberto Martinez, që di si të veprojë, bëri shaka. Dhjetë minuta më vonë, kur një gazetar kolumbian i vuri në dukje se ekuilibri taktik i Portugalisë ishte tema kryesore në prag të ndeshjes me Kolumbinë, Roberto Martinez buzëqeshi dhe tha: ‘Ekuilibri është Dua Lipa’.
Por trajneri spanjoll dha edhe përgjigje të tjera interesante, siç ishte ajo për vendin e parë në grup.
‘Të mbyllësh grupin në vendin e parë nuk të ofron asnjë avantazh. Kur nuk je ekspert Botërorësh dëshiron të planifikosh gjithçka është e mundur, por më pas e kupton që është e pamundur-tha Roberto Martinez-formacioni? Mund të bëj disa ndryshime, por plani i lojës dhe qasja e trajnerit do të mbeten të pandryshuar’.
Kur e pyetën për çmimet e larta të biletave, Roberto Martinez foli për eksperiencën personale.
‘Po, u desh të bleja biletat për familjen timë në nëntor sepse e dija që në këtë periudhë është shumë e vështirë-tha Roberto Martinez
Dhe kur i erdhi një pyetje nga një gazetar venezuelian, trajneri i Portugalisë e nisi përgjigjen me frazën: ‘Një mendim shkon për popullin tënd që me tërmetin po përjeton një moment të vështirë’.
Top Channel